Dega Academy

Dega Academy

Share

Dega Academy është një akademi moderne që ofron kurse në Pejë për të rinjtë që duan të zhvillohen, të krijojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Degëzo të ardhmen.

20/05/2026

Për një kurs që i prezanton fëmijët me botën e IT, programimit dhe AI, zgjedhja e ligjërueses është një nga pjesët më të rëndësishme.

Prof. Msc. Rina Vuthi:

▸ Profesoreshë në IAAP “Rifat Gjota” në Pejë
▸ 7 vite përvojë në mësimdhënie
▸ Master në Informatikë Inxhinierike
▸ Instruktore e certifikuar për Cisco IT Essentials

Në këtë kurs, Prof. Rina do t’ua bëjë fëmijëve teknologjinë më të thjeshtë, më të kuptueshme dhe më të afërt përmes mësimit praktik, kreativ dhe të përshtatur për moshën e tyre.

👉Aplikimet kan filluar, na shënoni për më shumë informata rreth regjistrimit. (8-15 vjeç)

17/05/2026

Kurs për Fëmijë: IT & Programim

Në këtë kurs, fëmijët do të mësojnë:

• Krijimin e lojërave të thjeshta
• Bazat e AI dhe teknologjisë
• Si të krijojnë ide dhe projekte të tyre
• Bazat e programimit në mënyrë argëtuese
• Zhvillim të logjikës dhe kreativitetit
• Përdorimin e kompjuterit për të krijuar, jo vetëm për të shikuar

Prof. Msc. Rina Vuthi

Mosha: 8-15 vjeç
Kohëzgjatja: 3 muaj (Niveli i Parë)
2 herë në javë • nga 60 min

Mësimi zhvillohet në mënyrë praktike, me aktivitete dhe projekte që i mbajnë fëmijët aktivë dhe të interesuar gjatë gjithë kursit.

Na shkruani për regjistrim ose më shumë informata.

12/05/2026

Sot nuk ka rëndësi veç ku je.
Ka rëndësi çka din me bo.

Në Dega Academy mëson aftësi digjitale që të hapin rrugë për punë, freelance dhe projekte reale.

Graphic Design
Python & AI
Marketing Digjital

Apliko sot dhe zgjidh drejtimin tënd.

10/05/2026

Kështu duket progresi në Dega.

3 videot e para të realizuara nga studentët tanë gjatë kursit të Marketingut Digjital. Hap pas hapi, çdo javë jemi duke i çu në nivel tjetër. Praktikë, ide dhe rezultat.

08/05/2026

Diçka e re po rritet në Dega. 🌱

Dega Kids po vjen për fëmijët 8–14 vjeç, me IT, Programim dhe Inteligjencë Artificiale në një mënyrë të thjeshtë, kreative dhe praktike.

Së shpejti. 🚀

04/05/2026

Kjo nuk është “talent”. Është ushtrim, proces dhe praktikë.

Në Dega mëson prej zeros, punon me projekte reale dhe e sheh vetë progresin çdo javë gjatë 3 muajve.

👉 Na shkruaj në DM për vendin tënd.

29/04/2026

Dëshiron të mësosh se si funksionon Inteligjenca Artificiale? Bashkohu me grupin e ri në kursin Python + AI dhe krijo projekte që kërkohen në treg.

✅ 3 muaj trajnim intensiv
✅ Fizik (në Pejë) & Online nga kudo
✅ Projekte çdo session

Nuk ka rëndësi nëse nuk ke njohuri paraprake, rëndësi ka dëshira për të mësuar!

👉 Dërgo DM për t’u regjistruar!

15/04/2026

Kursi për grupin e ri në Graphic Design është hapur.
Fillon prej zeros, mësojmë dhe krijojmë bashkë hap pas hapi.

Gjatë 3 muajve mëson Illustrator, Photoshop dhe bazat e AI në dizajn, duke punu në projekte reale që nga fillimi.

Mësimi është fizik + online, në Pejë.

Nëse po mendon me ja nis, na shkruj në DM 🙂

12/04/2026

Orgesi po krijon një bakehouse brand: Honey Bear.
Ideja ishte e qartë, por sfida ishte me i bashku këto dy elemente dhe me bo logon të ngrohtë, të thjeshtë dhe friendly për audiencën.

Kjo është zgjidhja e tij. Si po ju duket logo e Orgesit?

10/04/2026

Një ditë prej kursit të marketingut❤️

Brainstorm, diskutim, ekzekutim. Dega Academy.

Photos from Dega Academy's post 07/04/2026

Me grupin e Python + Ai jemi duke krijuar aplikacion për menaxhim të produkteve. Ndërsa në kursin individual jemi duke mësuar Databazat dhe Analizat e të dhënave.

Punë reale, hap pas hapi. Dega Academy.

Want your school to be the top-listed School/college in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address

Bukuresht Mahalle
Peje
30000