15/09/2026
U konstituua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të MTHM-së
Më 15 shtator 2026, në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis të Universitetit “Haxhi Zeka”, u mbajt takimi konstituiv i Trupit Këshillëdhënës.
Takimin e hapi Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Afrim Selimaj. Gjatë takimit u prezantuan roli dhe objektivat e Trupit Këshillëdhënës, u miratua përbërja e tij dhe u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për bashkëpunim.
Në strukturat drejtuese u zgjodhën:
• Kryetare: Krenare Lluka Gashi, menaxhere në Hotel Dukagjini;
• Zëvendëskryetare: Teuta Kryeziu, profesoreshë në Shkollën e Mesme Teknike “Ali Hadri” dhe nënkryetare e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit për Rajonin e Pejës;
• Sekretar: Virtyt Morina, Shef për Turizëm në Komunën e Pejës.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit dhe industrisë, zhvillimin e programeve të studimit, praktikat profesionale dhe rritjen e punësueshmërisë së studentëve.
Së bashku për arsim cilësor, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm!