SHFMU "Skënderbeu" - Treboviq

SHFMU "Skënderbeu" - Treboviq Faqja zyrtare informuese e shkollës fillore & të mesme të ulët "Skënderbeu" - Treboviq, Pejë.

📚✨Dita Ndërkombëtare eShkrim-Leximit 📚✨Në kuadër të kësaj dite të veçante, me nxënësit e klasës IV/2, mësuese Aferdita K...
08/09/2026

📚✨Dita Ndërkombëtare e
Shkrim-Leximit 📚✨

Në kuadër të kësaj dite të veçante, me nxënësit e klasës IV/2, mësuese Aferdita Kryeziu Kastrati zhvilluam një aktivitet të bukur dhe edukativ. Secili nxënës dhuroi nga një libër për bibliotekën e klasës, duke pasuruar kështu këndin tonë të leximit. 📖🤍
Nxënësit gjithashtu punuan
projekte në grupe dhe i prezantuan para shokëve të klasës, duke ndarë njohuritë, idetë dhe kreativitetin e tyre. 📚✨

01/09/2026

📚 Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2026/2027!

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Me fillimin e një viti të ri shkollor, hapim së bashku një faqe të re të dijes, zhvillimit dhe sukseseve.

Urojmë që çdo ditë në shkollën “Skënderbeu” të sjellë më shumë dije, frymëzim, miqësi dhe besim në vete. Një urim i veçantë shkon për nxënësit tanë më të vegjël, të cilët sot nisin udhëtimin e tyre të parë në botën e shkollës. 🌱

Le të jetë ky një vit i mbushur me respekt, bashkëpunim dhe arritje të përbashkëta.

Mirë se vini në vitin e ri shkollor!
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese! ✨

- Drejtoria dhe stafi i Shkollës “Skënderbeu”

📚 Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNjoftohen prindërit se është hapur aplikimi për ...
28/07/2026

📚 Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Njoftohen prindërit se është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

🗓 Afati i aplikimit: 27 korrik – 9 gusht 2026 (2 javë)

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1–9.

📌 Shërbimet i gjeni në kuadër të kategorisë “Arsimi”:

🔹 Për klasat 1–5:
1. https://rks-gov.net/469 - APLIKIM - Tekste dhe materiale shkollore

🔹 Për klasat 6-9:
2. https://rks-gov.net/471 - APLIKIM - Tekste dhe materiale shkollore

🚨 Vëmendje: Shkolla nuk mban përgjegjësi në rast se nuk aplikoni brenda afatit të përcaktuar.

15/06/2026

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë dhe punëtorit të shkollës, Kujtim Aliu, punëtor në SHFMU “Skënderbeu” Treboviq – Katundi i Ri, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në orët e mëngjesit.

Kujtimi do të mbetet gjatë në kujtesën tonë si një koleg i respektuar, njeri i përkushtuar dhe bashkëpunëtor i çmuar i shkollës sonë. Ndarja e tij e parakohshme ka lënë dhimbje të thellë te kolektivi i shkollës, nxënësit dhe komuniteti shkollor.

Në këto çaste të vështira, kolektivi i SHFMU “Skënderbeu” Treboviq – Katundi i Ri shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Lusim Zotin që ta mëshirojë shpirtin e tij dhe ta shpërblejë me Xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë, durim dhe qetësi për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

U prehsh në paqe, Kujtim Aliu.
Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona.

Me shumë emocione dhe krenari, mësuesja Leonora Asllani përshëndeti nxënësit e klasës 5/1 me rastin e përfundimit të cik...
11/06/2026

Me shumë emocione dhe krenari, mësuesja Leonora Asllani përshëndeti nxënësit e klasës 5/1 me rastin e përfundimit të ciklit fillor. Pas pesë viteve të mbushura me mësime, sfida, suksese dhe kujtime të bukura, nxënësit janë gati të nisin një kapitull të ri në klasën e 6-të.

Kjo ditë e veçantë u festua me lojë bowling, muzikë, festë dhe shumë momente të gëzueshme mes shokësh e shoqesh, duke krijuar kujtime që do t’i shoqërojnë për një kohë të gjatë.

Urojmë që rrugëtimi i tyre në ciklin e mesëm të jetë i mbushur me suksese, miqësi të bukura dhe arritje të reja. Suksese klasës 5/1 në hapin e radhës të rrugëtimit të tyre arsimor! 🎓✨📚🎳💙

🚭🌿 Aktivitet sensibilizues kundër duhanit dhe drogaveNë kuadër të aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, nxënësit e...
11/06/2026

🚭🌿 Aktivitet sensibilizues kundër duhanit dhe drogave

Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, nxënësit e klasave VIII/1 dhe VIII/2, nën udhëheqjen e arsimtares së Biologjisë Nerimane Ajdini Lajçi realizuan një program të veçantë me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit dhe Drogave.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit shfaqën kreativitetin dhe angazhimin e tyre përmes dramës, eseve, projekteve të ndryshme dhe posterëve sensibilizues, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe zgjedhjen e një stili jetese të shëndetshëm.

Ky aktivitet synoi të rrisë vetëdijen e nxënësve për pasojat e dëmshme të duhanit dhe substancave narkotike, si dhe të promovojë vlera pozitive dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

👏 Falënderojmë arsimtaren e Biologjisë dhe nxënësit për përkushtimin, kreativitetin dhe mesazhet frymëzuese që përcollën përmes këtij programi.

🐝📽️ Një udhëtim interesant në botën e bletëve!Nxënësit e klasës 8/2, nën udhëheqjen e arsimtares së Gjuhës Shqipe - Valb...
04/06/2026

🐝📽️ Një udhëtim interesant në botën e bletëve!

Nxënësit e klasës 8/2, nën udhëheqjen e arsimtares së Gjuhës Shqipe - Valbona Shala, realizuan me sukses një projekt të veçantë – një dokumentar shkencor kushtuar bletës.

Përmes hulumtimeve, kërkimeve dhe punës në ekip, ata zbuluan dhe prezantuan fakte interesante rreth jetës së bletëve, rolit të tyre të pazëvendësueshëm në natyrë dhe rëndësisë që kanë për ekosistemin dhe mirëqenien e njerëzimit.

Përveç njohurive të fituara për bletët, nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga afër procesin e realizimit të një dokumentari shkencor, duke u njohur me ndarjen e roleve, bashkëpunimin në grup dhe rëndësinë e kërkimit shkencor.

Ky projekt ishte një shembull i shkëlqyer i të mësuarit përmes praktikës, kreativitetit dhe punës së përbashkët. Urime nxënësve për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme! 👏✨

🎁🌞🎉 Edhe klasa 4/2 festoi me plot entuziazëm 1 Qershorin! 🎉🌞🎁Në shoqërinë e mësueses Antigona Gashi, nxënësit e klasës 4...
01/06/2026

🎁🌞🎉 Edhe klasa 4/2 festoi me plot entuziazëm 1 Qershorin! 🎉🌞🎁

Në shoqërinë e mësueses Antigona Gashi, nxënësit e klasës 4/2 shënuan Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me shumë gëzim, lojëra dhe momente të bukura së bashku. Një pjesë e veçantë e festës ishte edhe shkëmbimi i dhuratave mes nxënësve, duke përcjellë mesazhe miqësie, dashamirësie dhe respekti për njëri-tjetrin.

💚 Buzëqeshjet, surprizat dhe atmosfera festive e bënë këtë ditë të paharrueshme për të gjithë!

🌟🎈 Një ditë plot dritë, lojë dhe buzëqeshje! 🎈🌟Nxënësit e klasës 2/1, së bashku me mësuesen Teuta Devolli, festuan 1 Qer...
01/06/2026

🌟🎈 Një ditë plot dritë, lojë dhe buzëqeshje! 🎈🌟

Nxënësit e klasës 2/1, së bashku me mësuesen Teuta Devolli, festuan 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një atmosferë të mbushur me gëzim, energji dhe momente të paharrueshme.

Mes lojërave, të qeshurave dhe aktiviteteve të ndryshme, fëmijët shijuan çdo çast të kësaj dite të veçantë, duke krijuar kujtime që do t’i shoqërojnë gjatë.

💛 Sepse kur fëmijët qeshin, bota bëhet më e bukur!

☀️🎈 1 Qershori – festë plot gëzim për fëmijët! 🎈☀️Edhe këtë vit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve e festuan me shumë hare...
01/06/2026

☀️🎈 1 Qershori – festë plot gëzim për fëmijët! 🎈☀️

Edhe këtë vit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve e festuan me shumë hare nxënësit e klasave të ndryshme, të cilët kaluan momente të bukura me aktivitete, lojëra dhe buzëqeshje të pafund.

Klasa boshnjake me mësuesen Nermina Muratagić, klasa 2/1 me mësuesen Teuta Devolli, si dhe klasa 1/1 me mësuesen Zana Shoshi Gjota, e shënuan këtë ditë me aktivitete të këndshme dhe atmosferë festive.

🌈 Një ditë e mbushur me gëzim, miqësi dhe kujtime të bukura për të gjithë fëmijët! ❤️❤️❤️❤️❤️

🎈🌳✨

Address

Pejë
30000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Skënderbeu" - Treboviq posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category