Fakulteti i Biznesit - Universiteti "Haxhi Zeka"

Fakulteti i Biznesit - Universiteti "Haxhi Zeka"

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Biznesit - Universiteti "Haxhi Zeka", College & University, 30000, Rr. “Eliot Engel”, Pejë.

22/05/2026

🌸 Kampusi i Fakultetit të Biznesit në ngjyrat e pranverës. ☀️

Mes ideve, angazhimit dhe energjisë pozitive, çdo ditë sjell mundësi të reja për studentët tanë. 🌿📖

Ju urojmë një fundjavë të bukur dhe plot motivim!

Instituti për Shkencë dhe Arte (ISHA) i Universitetit “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin hulumtues:“Hulumtim për Punësueshmërinë dhe Zhvillimin Profesional të të Diplomuarve (ALUMNI)”. 22/05/2026

Instituti për Shkencë dhe Arte (ISHA) i Universitetit “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin hulumtues:
“Hulumtim për Punësueshmërinë dhe Zhvillimin Profesional të të Diplomuarve (ALUMNI)”.

Instituti për Shkencë dhe Arte (ISHA) i Universitetit “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin hulumtues:“Hulumtim për Punësueshmërinë dhe Zhvillimin Profesional të të Diplomuarve (ALUMNI)”. Ky raport paraqet një analizë të detajuar për situatën e të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka” në tregun e punës, duke trajtuar çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin institucio…

Photos from Fakulteti i Biznesit - Universiteti "Haxhi Zeka"'s post 20/05/2026

🌍 Me rastin e 21 Majit – Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Universiteti “Haxhi Zeka”, përmes Qendrës për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut, organizoi tryezën e rrumbullakët me temën:

“Universiteti si platformë për dialog ndërkulturor dhe bashkëjetesë në Kosovë”.

📚 Ky aktivitet u organizua nga profesorët e Fakultetit të Biznesit, respektivisht nga Prof. Asoc. Dr. Anita Cucović dhe Prof. Ass. Dr. Mimoza Luta, njëkohësisht edhe përfaqësuese të Qendrës, duke sjellë në një platformë të përbashkët përfaqësues të institucioneve akademike dhe qeveritare, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, profesorë, studiues dhe pjesëmarrës të tjerë.

🤝 Përmes këtij organizimi u theksua rëndësia e dialogut ndërkulturor dhe roli i universiteteve në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të hapur dhe më të ndjeshme ndaj diversitetit kulturor në Kosovë.

19/05/2026

📢 Njoftim për Studentët – Niveli PhD

Të nderuar studentë të nivelit PhD,

Ju njoftojmë se është publikuar orari i ligjeratave për semestrin e II për programin e PhD në Fakultetin e Biznesit.

👉 Orarin e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë:

sie.unhz.eu

Photos from OSCE Mission in Kosovo's post 19/05/2026
15/05/2026

Stafi akademik i Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” po merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare dhe Javën e 18-të Ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesitn në Universitetin e Mariborit, Slloveni, që po zhvillohen gjatë datave 11–15 maj 2026.

Sipas faqes zyrtare të aktivitetit IWAC 2026, ky organizim përfshin 18th International Week dhe 10th International Scientific Conference, me temën “Sustainable Governance and Management: Navigating the ESG and AI Transformation”. Aktiviteti fokusohet në qeverisjen e qëndrueshme, menaxhimin bashkëkohor, transformimin digjital, ESG-në dhe rolin e inteligjencës artificiale në proceset akademike, institucionale dhe ekonomike.

Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore dhe akademike ndërkombëtare, Fakulteti i Biznesit përfaqësohet nga: Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina, Prof. Ass. Dr. Elvis Elezaj, Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri, Prof. Dr. Theranda Beqiri dhe Prof. Asoc. Dr. Vlora Berisha

Pjesëmarrja e stafit akademik në këtë aktivitet paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave akademike dhe kërkimore, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, zgjerimin e rrjeteve profesionale dhe promovimin e Fakultetit të Biznesit në nivel ndërkombëtar.

Kjo pjesëmarrje kontribuon në rritjen e promovimit institucional të Universitetit “Haxhi Zeka”, në avancimin e ndërkombëtarizimit dhe në zhvillimin e partneriteteve të reja në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Fakulteti i Biznesit mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, mobilitetit akademik dhe pjesëmarrjes aktive në aktivitete shkencore me rëndësi evropiane dhe ndërkombëtare.

14/05/2026

METATECH4.0: Përgatitja e Ciklit të Trajnimeve për Ballkanin Perëndimor

Muajin e kaluar, ekipi i projektit METATECH4.0 zhvilloi një takim online për finalizimin e metodologjisë dhe organizimit të cikleve të ardhshme të trajnimeve. Aktiviteti, i planifikuar të zhvillohet nga maji deri në gusht 2026, synon të trajnojë nga 30 pjesëmarrës në secilin shtet, të ndarë në grupe të specializuara prej 15 pjesëmarrësish për grup. Trajnimet do të përfshijnë 3 ditë trajnim teorik online dhe 5 ditë sesione praktike laboratorike dhe kompjuterike në laboratorët universitarë dhe të arsimit profesional në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, duke përfshirë gjithsej 16 ditë trajnim për secilin shtet.

Programi i përditësuar i trajnimeve do të fokusohet në fusha të ndryshme të teknologjive ICT, metodat e analizës dhe parashikimit të të dhënave në proceset e automatizuara të prodhimit, mbikëqyrjen automatike të linjave të prodhimit dhe proceseve të përpunimit të metaleve, automatizimin industrial, programimin CNC, përdorimin e printerëve 3D në proceset prodhuese dhe tema të tjera të avancuara teknologjike.

Një rol të rëndësishëm në këtë projekt po luan Universiteti “Haxhi Zeka”, i cili është një nga partnerët kryesorë në realizimin e trajnimeve dhe ofrimin e ekspertizës akademike e profesionale. Përmes angazhimit të stafit të tij dhe laboratorëve universitarë, universiteti kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e transformimit digjital në rajon. Trajnimet do të realizohen nga ekspertë të partnerëve të projektit, përfshirë DIH ONEX, MEF dhe Universitetin “Haxhi Zeka”.


METATECH4.0: Preparing the Training Cycle for the Western Balkans 🌐🔧

On April 17, 2026, the METATECH4.0 project team held an online meeting to finalize the methodology and logistics for the upcoming training cycles. Scheduled to run from May to August 2026, this ambitious activity will train 30 participants per country, divided into specialized cohorts (15 participants per cohort / per country) and go through the 3-day online theoretical training and 5-day lab/computer Work Sessions in Montenegro, BiH and Kosovo, university and VET based laboratories, total 16-day training per country.

This shall be updated Trainings program on various areas of ICT technologies; methods of data analysis and forecasting in automated production processes; automatic supervision over production lines and metalworking processes; automation of production processes; CNC programming, 3D printers in production processes, etc.

- Trainings shall be delivered by the experts provided by partners – DIH ONEX, MEF, UHZ.
- 3-day online theoretical training & 5-day lab/computer Work Sessions 15 participants (2 groups: 15 +15 participants) shall be delivered.

Zaproszenie na Wykłady Otwarte - czwartek 14.05.2026r. 14/05/2026

Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon prezantimin ndërkombëtar në universitetet evropiane.

Në kuadër të vizitës në Lodz University of Technology, Prof. dr. Edmond Beqiri dhe Prof. asoc. dr. Ylber Januzaj do të mbajnë ligjërata të hapura mbi inteligjencën artificiale, transformimin e arsimit të lartë dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe promovimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në arenën akademike evropiane.

Zaproszenie na Wykłady Otwarte - czwartek 14.05.2026r. Zaproszenie na wykłady otwarte prowadzone przez uznanych wykładowców z Haxhi Zeka University w Kosowie

Photos from Fakulteti i Biznesit - Universiteti "Haxhi Zeka"'s post 13/05/2026

Studentët e Fakultetit të Biznesit realizojnë vizitë studimore në Korporatën Devolli – Prince Coffee

Të martën më datë 12.05.2026, në kuadër të lëndës Komunikim në Biznes, të ligjëruar nga prof. Mirjeta Domniku dhe prof. Besfort Ahmeti, si dhe në kuadër të lëndës Ndërmarrësi, të ligjëruar nga prof. Ariana Xhemajli-Selimaj, studentët e Fakultetit të Biznesit – drejtimi Menaxhim Biznesi, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, realizuan një vizitë studimore në Korporatën Devolli në Pejë, konkretisht në fabrikën moderne të kafesë Prince Coffee.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit të kafesë, teknologjinë moderne të përdorur në fabrikë, standardet e larta të cilësisë, si dhe mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të një prej korporatave më të suksesshme në rajon. Korporata Devolli la përshtypje të jashtëzakonshme me profesionalizmin, inovacionin dhe standardet evropiane që aplikon në çdo segment të punës së saj.

Në kuadër të lëndës Komunikim në Biznes, studentët u njohën me rëndësinë e komunikimit profesional, bashkëpunimit ndërmjet departamenteve, marrëdhënieve me klientët, distribucionit dhe eksportit të produkteve në shumë vende të botës dhe mënyrës së prezantimit të një brendi të fuqishëm në tregun vendor dhe ndërkombëtar

Ndërsa në kuadër të lëndës Ndërmarrësi, studentët patën rastin të kuptojnë më afër zhvillimin e një ideje biznesore në një korporatë të suksesshme, rëndësinë e inovacionit, lidershipit, investimeve strategjike dhe zgjerimit të biznesit në tregjet globale.

Vizita studimore ishte një përvojë shumë e vlefshme akademike dhe profesionale për studentët, pasi u mundësoi ndërlidhjen e njohurive teorike me praktikat reale të biznesit, duke parë nga afër funksionimin e një korporate lidere në industrinë ushqimore dhe të kafesë.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin e Korporatës në fjalë për mikpritjen e ngrohtë, profesionalizmin
dhe gatishmërinë e treguar ndaj nesh gjatë gjithë vizitës studimore.

Photos from Universiteti Haxhi Zeka's post 12/05/2026

Ndërkombëtarizimi po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Në vazhdën e angazhimeve për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. dr. Edmond Beqiri, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Biznesit, Prof. asoc. dr. Ylber Januzaj, dhe Drejtoreshën për Ndërkombëtarizim, Arbërora Haxhija, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Lodz University of Technology.

Delegacioni u prit nga Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit, Karol Marek Klimczak, dhe Robert Stanislawski, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, shkëmbim të stafit dhe studentëve, si dhe iniciativa të reja akademike.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike ndërkombëtare dhe avancimit të Fakultetit të Biznesit në rrjetin evropian të arsimit të lartë.

links
https://unhz.eu/blog/nderkombetarizimi-po-shnderrohet-ne-nje-nga-shtyllat-kryesore-te-zhvillimit-te-universitetit-haxhi-zeka/

09/05/2026

Universiteti “Haxhi Zeka” po shndërrohet në një nga institucionet më dinamike të arsimit të lartë në Kosovë, duke sjellë një frymë të re zhvillimi, inovacioni dhe mundësi konkrete për studentët.

Në këtë pjesë të emisionit, Prorektorja për Çështje Mësimore, Prof. asoc. dr. Alma Shehu Lokaj, flet për transformimin e UHZ-së, mundësitë e studimit dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të universitetit në arsimin e lartë në Kosovë.

🎥 Emisioni i plotë: https://youtu.be/4cJGWbVVaBY?si=IKScx9qnUWcLlYtr

Want your school to be the top-listed School/college in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


30000, Rr. “Eliot Engel”
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00