SHFMU "Pjetër Budi”

SHFMU "Pjetër Budi”

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Pjetër Budi”, School, Pejë.

Photos from SHFMU "Pjetër Budi”'s post 20/05/2026

Sot nxënësit e shkollës sonë kaluan një ditë të bukur dhe rekreative në natyrë dhe në vizita kulturore.

Nxënësit e klasave 1–5 shijuan një shëtitje relaksuese tek “Guri i Zi”, duke kaluar kohë të këndshme në natyrë dhe lojëra të përbashkëta.

Ndërsa nxënësit e klasave 6–9 vizituan Shpellën e Gadimes dhe qytetin historik të Prizrenit, ku u argëtuan, mësuan gjëra të reja dhe përjetuan një eksperiencë të bukur jashtë klasës.

Një ditë e mbushur me gëzim, shoqëri dhe kujtime të bukura për të gjithë nxënësit.

Photos from SHFMU "Pjetër Budi”'s post 15/05/2026

Sot u bë ndarja e certifikatave për nxënësit fitues në garat shkollore në Shkencat e Natyrës, duke vlerësuar angazhimin dhe rezultatet e tyre.

Gjithashtu, u nda mirënjohje për klasën me më së shumti pikë të akumuluara në këto gara.

Falënderoj mësimdhënset e aktivit profesional: Florie Shala, Ardiana Gashi dhe Nora Panduri për organizimin dhe kontributin e tyre të çmuar.

Urime të gjithë nxënësve dhe suksese të mëtejshme!

15/05/2026

Njoftim për prindër!

10/05/2026

E diel, 10.05.2026

Punë e vyer nga stafi teknik i shkollës në mirëmbajtjen e oborrit dhe instalimin e sistemit të ujitjes për bimët dekorative, duke kontribuar çdo ditë në një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur për shkollën tonë.

09/05/2026

Një përshëndetje plot emocione!

Dje, më 8 maj i përshëndetëm me emocione nxënësit tanë të dashur, Hare, Hana, Ernesa dhe Erin Bytyqi, të cilët do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre shkollor në Gjermani.

Largimi i tyre do të jetë mungesë për shkollën tonë, por njëkohësisht u dëshirojmë shumë suksese në kapitullin e ri të jetës.

Me mall e kujtime të bukura i përcollëm nxënësit tanë të vyer, ndërsa si kujtim nga shkolla, secilit prej tyre iu dhurua nga një libër.

Photos from SHFMU "Pjetër Budi”'s post 08/05/2026

𝐃𝐎𝐍𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍 – 𝐏𝐈𝐀𝐍𝐎 🎹

Sot shkolla jonë pati kënaqësinë të pranojë një piano donacion nga Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli”.

Falënderojmë drejtoreshën 𝐑𝐫𝐞𝐳𝐞 𝐊𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢 për kontributin dhe mbështetjen e dhënë për nxënësit tanë.
Po ashtu, sot drejtoresha së bashku me një pjesë të stafit prezantuan para nxënësve të klasave VIII–IX mundësitë dhe perspektivën që ofron kjo shkollë për të rinjtë e talentuar në fushën e muzikës.

Një ditë e bukur bashkëpunimi, arti dhe frymëzimi për talentët e rinj!

Photos from SHFMU "Pjetër Budi”'s post 07/05/2026

Sot në shkollën tonë u organizuan zgjedhjet për Asamblenë Komunale të Fëmijëve, në një atmosferë demokratike dhe bashkëpunuese.

Nga ky proces, fituese doli nxënësja MIRJETA HUSAJ, e cila do ta përfaqësojë shkollën tonë në Asamblenë Komunale të Fëmijëve.

Për të monitoruar procesin, prezent ishte edhe Drita Krasniqi, përfaqësuese për të drejtat e fëmijëve nga Komuna e Pejës.

Drejtoria e shkollës i uron Mirjetës shumë suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz!

Photos from SHFMU "Pjetër Budi”'s post 06/05/2026

Sot në shkollën tonë u zhvilluan me sukses garat shkollore në fushën e shkencave të natyrës për nxënësit e klasave 6–9. 📚🔬

Këto gara ishin një mundësi e shkëlqyer për nxënësit që të tregojnë njohuritë, aftësitë dhe pasionin e tyre për lëndët shkencore, duke nxitur mendimin kritik, kreativitetin dhe frymën garuese.

Falënderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës për angazhimin dhe seriozitetin e treguar, si dhe mësimdhënësit për përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer të këtij aktiviteti.

Photos from SHFMU "Pjetër Budi”'s post 27/04/2026

Nxënësit e klasës parafillor dhe klasave 1–5 realizuan një vizitë në qumështoren “Vita”, me iniciativë të Aktivit Profesional 1–5.

Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me procesin e përpunimit të qumështit, si dhe me vlerat dhe përfitimet e tij për shëndetin.

Një përvojë e vlefshme edukative për nxënësit tanë.

Photos from Shkolla "Pjetër Budi" Dardani 3's post 25/04/2026
Want your school to be the top-listed School/college in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pejë