15/09/2026
Në kujtim të Zonjës Flora Brovina
Shkolla jonë pati nderin ta kishte mysafire, në festën e 17 Shkurtit, veprimtaren, humanisten, nënshkruesen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe deputeten për disa mandate, Dr. Flora Brovina, e cila sot u nda nga jeta.
Ne, mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Ali Hadri” në Pejë, do ta kujtojmë përjetësisht si një nga figurat më të çmuara që patëm mundësinë ta njohim nga afër. Ishte nder dhe privilegj i veçantë për ne ta takonim dhe ta kishim mes nesh.
Sot, me dhimbje të thellë, kujtojmë figurën, veprën dhe kontributin e saj, të cilat do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë institucionale dhe kombëtare.
Në emër të të gjithë stafit dhe nxënësve të Shkollës “Ali Hadri” në Pejë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të përzemërta për familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën nderin ta njohin, ta takojnë dhe të ndajnë momente me Dr. Flora Brovina.
Kujtimi për të dhe kontributi i saj do të mbeten të paharruar.
U prehtë në paqe.