01/06/2026
Sot në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares, një nga ngjarjet më të veçanta dhe më emocionuese për nxënësit e klasës së parë. Pas një viti të mbushur me përkushtim, mësim dhe punë të palodhshme, nxënësit tanë festuan përfundimin e suksesshëm të mësimit të shkronjave dhe hapjen e dyerve drejt botës së dijes.
Përmes recitimeve, këngëve, valleve dhe pikave të ndryshme artistike, ata shfaqën talentin, kreativitetin dhe njohuritë e fituara gjatë këtij viti shkollor. Buzëqeshjet dhe emocionet e tyre e bënë këtë festë edhe më të bukur dhe më të veçantë.
Falënderojmë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën e tyre në edukimin dhe formimin e nxënësve.
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të rëndësishme! Ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe gëzim në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm drejt dijes. 🌟📖🎓
Klasa: I-1
Mësuese: Kefsere Lekaj
29/05/2026
Nxënësit e SHFMU “7 Shtatori” realizuan me sukses ekskursionin dhe shëtitjet e planifikuara.
Klasat e nënta zhvilluan ekskursion rreth Kosovës, klasat VI–VIII vizituan Gurin e Zi, ndërsa klasat II–V kaluan një ditë të këndshme në parkun Karagaç në Pejë.
Aktivitetet u zhvilluan në tri grupe dhe në tri destinacione të ndryshme, me organizim dhe menaxhim të shkëlqyer. Të gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës mbetën të kënaqur me realizimin e këtyre aktiviteteve, të cilat u karakterizuan nga bashkëpunimi, argëtimi dhe krijimi i kujtimeve të bukura. 🌿☀️🚌📚
24/05/2026
TRAJNIM PËR ZHVILLIM PROFESIONAL 📚
Një grup i mësimdhënësve të shkollës sonë morën pjesë në trajnimin dyditor me temën:
“Diskriminimi në bazë të gjinisë – PLAYDAGOGY”, organizuar nga PLAY International.
Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e aftësive profesionale të mësimdhënësve në krijimin e një mjedisi shkollor gjithëpërfshirës, të barabartë dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.
Përmes aktiviteteve dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe praktika të reja që kontribuojnë në parandalimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë gjinore në shkollë
22/05/2026
Danas smo zajedno sa učenicima VI-3 i VI-4 odjeljenja obilježili 22. maj – Međunarodni dan biodiverziteta. Kroz razgovor, zanimljive aktivnosti i druženje učili smo o značaju očuvanja biljnih i životinjskih vrsta, kao i o važnosti zaštite prirode i životne sredine.
Učenici su pokazali veliko interesovanje, kreativnost i svijest o tome koliko je biodiverzitet važan za život svih nas. Zajedno smo poslali poruku da i mali koraci mogu doprinijeti očuvanju prirode za buduće generacije. 🌿🌍
Nastavnica : Irma Bešković
19/05/2026
Në kuadër të projektit Frutopia, nxënësit e shkollës Shkolla 7 Shtatori prezantuan dramën me temën “Rritemi së bashku”, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin, tolerancën dhe pluralizmin. Përmes roleve dhe interpretimit të tyre, nxënësit treguan rëndësinë e respektit ndaj njëri-tjetrit dhe fuqinë që ka uniteti në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.
Kjo dramë u mirëprit nga të pranishmit dhe dëshmoi kreativitetin, talentin dhe përkushtimin e nxënësve, të cilët përmes artit arritën të përcjellin vlera pozitive dhe frymë bashkëpunimi.
Përgatitja me kreativitet dhe përkushtim e nxënësve dhe e shfaqjes u realizua nga mësimdhënëset tona: Venera Saraqini, Kefsere Lekaj, Venera Pajaziti dhe Almina Kofrc.
Gjithashtu falënderojmë projektuesen e këtij projekti znj. Tina Ramirez, drejtoreshën e Hardwired global për Kosovë znj. Brikena Krasniqi dhe znj. Fitnete Ramaj Mujaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij aktiviteti.
U okviru projekta Frutopia, učenici škole “7 Shtatori” predstavili su dramu pod nazivom “Rastimo zajedno”, prenoseći važne poruke o saradnji, toleranciji i pluralizmu. Kroz svoje uloge i interpretaciju, učenici su pokazali značaj međusobnog poštovanja i snagu koju jedinstvo ima u izgradnji boljeg društva.
Ova drama je toplo prihvaćena od strane prisutnih i pokazala je kreativnost, talenat i posvećenost učenika, koji su kroz umjetnost uspjeli prenijeti pozitivne vrijednosti i duh saradnje.
Priprema, uz kreativnost i posvećenost učenika, kao i same predstave, realizovana je od strane naših učiteljica: Venera Saraqini, Kefsere Lekaj, Venera Pajaziti i Almina Kofrc.
Također se zahvaljujemo autorici projekta gospođi Tini Ramirez, direktorici organizacije Hardwired Global za Kosovo gospođi Brikeni Krasniqi, kao i gospođi Fitnete Ramaj Mujaj na saradnji i kontinuiranoj podršci u realizaciji ove aktivnosti.
17/05/2026
Krenari e madhe për shkollën tonë!
Nga gjiri i kësaj shkolle ndër vite kanë dalë mjekë, profesionistë e të rinj të suksesshëm në fusha të ndryshme. Sot, kësaj liste i shtohet edhe një arritje e jashtëzakonshme.
Ish-nxënësi ynë Eron Lushaj është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore në SHBA, një sukses që kërkon përkushtim, disiplinë dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.
Të urojmë rrugëtim të mbarë dhe suksese të pafundme në këtë kapitull të ri të jetës! 🇺🇸🇽🇰✈️
13/05/2026
Njoftim për regjistrimin e nxënësve!
Obavještenje o upisu učenika!