Hoxhë Ernes Goga

12/09/2026

Gruaja e mirë dhe e devotshme është kënaqësia më e bukur e kësaj bote.

Ajo është shoqe në rrugën e jetës, mbështetje në vështirësi, qetësi në zemër dhe ndihmë për t’iu afruar Allahut. Prandaj, Pejgamberi ﷺ e përshkroi gruan e devotshme si pasurinë dhe kënaqësinë më të mirë të dynjasë.

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عَمْرٍو: أَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ قَالَ: "الدُّنْيَا مَتَاعٌ، وَخَيْرُ مَتَاعِ الدُّنْيَا الْمَرْأَةُ الصَّالِحَةُ".

Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, porse pjesa më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”

Allahu i begatoftë familjet tona me gra të devotshme, të mira e të moralshme, dhe i bëftë ato prehje të zemrave dhe shkak për lumturinë e familjeve të tyre.

Nga kjo shtëpi nisi një kapitull i madh i historisë sonë.Nga kjo shtëpi, ku u rritën Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, nën...
12/09/2026

Nga kjo shtëpi nisi një kapitull i madh i historisë sonë.

Nga kjo shtëpi, ku u rritën Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, nën kujdesin dhe edukimin e një burri të madh e të pathyeshëm, Shaban Jasharit, u ushqye dashuria për atdheun, lirinë dhe dinjitetin.

Këtu u rritën burra që nuk e pranuan robërinë, burra që e deshën lirinë më shumë se jetën e tyre dhe që u bënë simbol i qëndresës së popullit shqiptar.

Sot, kur qëndrojmë para kësaj shtëpie, nuk shohim vetëm mure e gurë. Shikojmë një histori të shkruar me sakrificë, gjak dhe heroizëm.

Nga këtu u ndez një nga flakët më të mëdha të lirisë.
Dhe liria ka emër: UÇK.

12/09/2026

Liria ka emër UÇK

📢 NJOFTIMTë nderuar prindër dhe nxënës,Ju njoftojmë se mësimi me nxënësit në Xhaminë e Kurshunlisë në Pejë do të fillojë...
11/09/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se mësimi me nxënësit në Xhaminë e Kurshunlisë në Pejë do të fillojë këtë të shtunë.

📚 Mësimi do të mbahet çdo të shtunë, pas namazit të drekës, në ora 13:30.

I ftojmë të gjithë nxënësit që të jenë të pranishëm dhe të përfitojnë nga këto mësime.

Lusim Allahun ﷻ t’i begatojë fëmijët tanë me dije të dobishme, edukatë të mirë dhe qëndrueshmëri në fe.

Allahu i ruajtë dhe i udhëzoftë fëmijët tanë!

10/09/2026

O prindër, dëgjojeni këtë këshillë!

09/09/2026

Shikoni në çfarë kohe po jetojmë… Fëmija t’i kërkojë nënës qiranë mujore, sepse po qëndron tek Ai

Me na ra gur nga qielli pak është

O Zot, udhëzoji këta njerëz, nëse e meritojnë udhëzimin. E nëse nuk e meritojnë, largoje të keqen e tyre prej nesh dhe pastroje tokën prej padrejtësisë e mizorisë së tyre.

O Zot, mëshiroji këta fëmijë të pafajshëm dhe lehtësoju dhimbjen e prindërve të tyre.Ndërsa ata kriminelë që ua morën je...
08/09/2026

O Zot, mëshiroji këta fëmijë të pafajshëm dhe lehtësoju dhimbjen e prindërve të tyre.

Ndërsa ata kriminelë që ua morën jetën, Allahu i dënoftë me drejtësinë e Tij dhe ua ktheftë hakun viktimave. Amin!

08/09/2026

Më ka mbërritur lajmi se sikur je bërë përtac në adhurimet e tua, E ke lënë pjesën tënde të përditshme të leximit të Kur’anit, i vonon farzet dhe të zë gjumi për namazin e sabahut. Je bërë i pakujdesshëm ndaj dhikreve të tua dhe ke lënë namazet vullnetare me të cilat dikur afroheshe tek Allahu. Namazi i natës të është bërë i vështirë, e ke harruar Zotin tënd në vetmi, ke rënë në haram dhe nuk je penduar për të. E ke parë haramin, por nuk e ke urryer me zemër.

Erdha të të them se të gjithë kalojmë nëpër periudha të tilla, periudha në të cilat na kap përtacia dhe na godet dobësia në adhurim.

Por nuk dua që të ndalesh këtu!

Kthehu tek Allahu dhe rregulloje jetën tënde përsëri. Rinovoje besën me Allahun çdo ditë.

A të kënaq fakti që je larg Allahut, pasi dikur ishe afër Tij?

Dhe kujtoje se kjo botë është vetëm disa ditë të shkurtra, ndërsa takimi ynë është Xheneti, me lejen e Allahut.

06/09/2026

Address

Pejë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hoxhë Ernes Goga posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Hoxhë Ernes Goga:

Shortcuts

Share