14/02/2026
Gjatë ketij muaji vijuam me ligjërata me klasët e XII-ta mbi temën “Si të përgatisësh një CV” dhe “Letra e Motivimit”.Gjatë kesaj ligjerate u diskutuan hapat konkretë për të ndërtuar një CV të qartë, profesionale dhe të strukturuar mirë, si dhe rëndësinë e një letre motivimi që reflekton personalitetin, ambiciet dhe qëllimet e secilit nxënës.Nxënësit treguan interes, pyetje dhe angazhim të madh, çka e bëri këtë ligjëratë edhe më domethënëse. Përgatitja për tregun e punës dhe për aplikimet akademike fillon që tani, dhe jemi të lumtur që ne si Këshilltarë Karriere mund të kontribojmë në këtë rrugëtim të tyre drejt suksesit.Suksese të gjithëve në hapat e ardhshëm!