02/09/2025
📢 Njoftim
Të nderuar prindër,
Ju njoftoj se, për arsye të disa vështirësive teknike dhe organizative që lidhen me ambientin ku zhvillohej kursi i diturisë, aktiviteti nuk do të vazhdojë më.
Ju falënderoj sinqerisht për pjesëmarrjen, angazhimin dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj periudhe. Në rast se do të krijohen kushte për rifillimin e kursit në të ardhmen, do të jeni ndër të parët që do të njoftoheni.
Me respekt,
Albiana Berisha dhe Arlinda Lahi