UBT Mitrovica

UBT Mitrovica UBT dega ne Mitrovicë

31/12/2017
18/04/2014
18/02/2014

CISCO Training for students and other interested candidates. Apply now at: [email protected]

13/02/2014

Instituti për Gjuhë të Huaja në UBT, ju prezanton ofertën promocionale për të gjithë të interesuarit për të mësuar gjuhët si: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Turqisht dhe Spanjollisht. Aplikoni tani: [email protected]

12/11/2013

UBT - Shpall konkurs për studime Master 2013 - 2014 në: MENAXHMENT, BIZNES DHE EKONOMI Financa, Banka dhe Kontabilitet, • Marketing dhe Sh*tje, • Manaxhment ...

11/10/2013

Njoftim për media

UBT zgjeron bashkëpunimin me Kolegjin Universitar “Paweł Włodkowic” në Poloni

Prishtinë, 10 tetor 2013 - Në kuadër të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit, që UBT i ka me universitete nëpër botë dhe Evropë, gjatë këtyre ditëve një delegacion nga Kolegji Universitar “Paweł Włodkowic” nga Polonia i prirë nga Prof. dr. Andrzej Straszak, Drejtori i zyrës për marrëdhënie me jashtë Piotr Nasiadko dhe drejtori financiar i Kolegjit, qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë, gjegjësisht në UBT, për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin ndëruniversitar, bazuar në marreveshjen e bashkëpunimit që është nënshkruar kohë më parë, në mes të UBT-së dhe Kolegji universitar “Paweł Włodkowiec” në Poloni.

Me këtë rast, delegacioni nga Kolegji Universitar p***k u prit nga Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, Drejtori për çështje akademike në UBT, prof. dr. Ibrahim Krasniqi dhe Drejtori i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtarë Lulzim Beqiri. Gjate takimeve me delegacionin nga Kolegji universitar “Paweł Włodkowic” nga Polonia, në ambientet e UBT-së, u prezantuan te arrituart dhe zhvillimi i Kolegjeve përkatëse dhe në parim u pajtuan që të ftohen të gjithë profesorët dhe studentët e dy institucioneve në fjalë për të qenë pjesë e programeve të përbashkëta të cilat ata i prezantuan.

Më konkretisht marrëveshja në fjalë do te mundësoje shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, të organizojmë seminare të perbashketa dhe takime tjera akademike për çështje shkencore dhe hulumtuese, zbatimin e përbashkët të programeve studimore, konferenca, aktivitete lidhur me kurset dhe akademike verore përkatëse dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Perveq tjerash mysafirët nga Polonia së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të UBT-së, mjediset mësimore, laboratorët dhe infrastrukturën përcjellëse duke shprehur admirim për të arriturat e UBT-së në rrugën e zhvillimit dhe rritës akademike. Shumë shpejt pritet që studentët e të dyja institucioneve të përfitojnë nga marrevshja dhe bashkëpunimi i arritur.

09/10/2013

The Institute for Foreign Langugeses in UBT is organizing an intensive course in Italian Language. Apply NOW

08/10/2013

Njoftim për media


Universiteti Teknik i Vjenës edhe në Kosovë, Shqipëri e më gjerë

Prishtinë, 8 tetor 2013 - Për herë të parë në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, Universitetin Teknik i Vjenës ofron programe për studime Master në fushën e Menaxhimit Inixhinierik, falë nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me UBT.

Përfaqësuesit e Universitetit Teknik të Vjenës, së bashku më përfaqësuesit nga UBT, në hollin e UBT-së, në Prishtinë, po ashtu më pas në ambientet e hotelit “Rogner” në Tiranë, para të gjithë profesorët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe studentët e të interesuar tjerë, në detaj prezantuan programin e përbashkët dhe dhanë informata direket për mundësitë e studimit në këtë fushë.

Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë studentëve kosovarë dhe të gjithë atyre nga regjioni, që studimet universitare në nivelin master në fushën e Menaxhimit Inixhinierik, nëpërmjet Universitetit Teknik të Vjenës ligjërata t’i ndjekin në UBT në Kosovë, dhe në fund të marrin diplomën e Universitetit Teknik të Vjenës.

Drejtori i programit në Universitetin e Teknik të Vjenës, prof. dr. Peter Kopacek, po ashtu edhe profesor që disa vite me radhë në UBT dhe Drejtoresha e përgjithshme e qendrës për edukim të vazhdueshëm në UT, në znj. Petra Aigner, , para të pranishmëve është shprehur e kënaqur me të arriturat e UBT-së, sidomos me programet e studimit me teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studentëve.

Universitetit i Teknik i Vjenës, është ndër universitete më të vjetra në Evropë dhe më gjerë, dhe sot renditët në mesin e universiteteve të kategorisë botërore dhe është numër një në vend, gjithëpërfshirës dhe publik. Ka një numër të madhe të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar me përmasa botërore, përfituesi rregullt i projekteve të Unionit Evropian.

Pas aktit solemn të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, mysafirët nga Vjena së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të UBT-së.

Kurs intenziv i  trajnimeve ne TOEFL.
08/10/2013

Kurs intenziv i trajnimeve ne TOEFL.

Ofertë promocionale për studentët e UBT-së, vetëm për 250 Euro kurs intensive i trajnimeve në TOEFL.

Address

Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when UBT Mitrovica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to UBT Mitrovica:

Shortcuts

Share

Category