07/07/2026
Njoftim
Njoftohen të gjithë të interesuarit se filloi afati për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026-2027, në ShMLT "Arkitekt Sinani" në Mitrovicë.
Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet më 07, 08 dhe 9 korrik 2026, në lokalet e ShMLT "Arkitekt Sinani" në Mitrovicë, duke filluar nga ora 8:00 deri në 16:00.
Profilet:
-Automekanik (Arsim dual)
-Dirigjimi kompjuterik i makinave
-Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit
-Mekatronikë
-Trafik rrugor
-Teknik i sistemeve të TIK-ut
-Telekomunikacion
-Instalues elektrik
-Teknik i turbinave të erës (Arsim dual)
-Arkitekturë
-Ndërtimtari
-Gjeologji
-Përfitues i metaleve
-Laborant i kimisë
-Përpunues i ushqimit dhe profesione të ngjashme
Dokumentet e nevojshme:
-Dëftesa origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (klasat 6-9).
-Ekstrakti i lindjes.