26/05/2026
Fakulteti Juridik/Faculty of Law - UIBM
Faqja zyrtare e Fakultetit Juridik - Universiteti "Isa Boletini", Mitrovicë
26/05/2026
18/05/2026
https://umib.net/ftese-fakulteti-juridik-organizon-ligjerate-akademike-me-prof-asoc-dr-orhan-ceku/
Ftesë: Fakulteti Juridik organizon ligjëratë me prof.asoc.dr. Orhan Çeku Fakulteti Juridik, më datë 20.05.2026, në ora 10:00, do të organizojë një ligjëratë të veçantë në kuadër të lëndës “E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, bartës i së cilës është Prof. Asoc. Dr. Besnik Murati. Në kuadër të…
15/05/2026
Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e Bizneseve në Ditën Alumni UIBM 2026 Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë fton të gjithë studentët, alumnit dhe të interesuarit të marrin pjesë në Panairin e Bizneseve në kuadër të Ditës Alumni UIBM 2026, një aktivitet i veçantë që sjell së bashku studentët aktualë, alumnit e suksesshëm…
14/05/2026
Punëtori për rishikimin e statutit të UIBM Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
13/05/2026
Gjykata Supreme shfuqizon pjesërisht Rregulloren e Universitetit të Prishtinës për procedurat e avancimit të personelit akademik
Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)” kundër të paditurit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë për shqyrtimin e ligjshmërisë së dispozitave të Rregullores Nr. Prot. 1/282, datë 03.06.2025, për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Avancimin dhe Rizgjedhjen e Personelit Akademik në Universitetin e Prishtinës.
Me aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 18 paragrafi 7 të kësaj rregulloreje, i cili i rezervonte Senatit të Universitetit të Prishtinës të drejtën që “në çdo moment ta tërheqë njohjen e publikimit në revistat e dyshimta ose botuesit e dyshimtë, por para vlerësimit përfundimtar të kandidatit”.
Gjykata vlerësoi se kjo dispozitë nuk mbështetet në autorizim të mjaftueshëm ligjor apo statutar, tejkalon kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit të Prishtinës, si dhe cenon parimet e sigurisë juridike, parashikueshmërisë dhe pritshmërisë legjitime të kandidatëve në procedurat akademike.
Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata Supreme thekson se nocionet “revista të dyshimta” dhe “botues të dyshimtë” nuk janë të përkufizuara qartë në legjislacionin në fuqi, ndërsa dispozita e kontestuar nuk përcakton kritere objektive, procedura vendimmarrëse apo mjete juridike mbrojtëse për kandidatët, duke krijuar hapësirë për arbitraritet administrativ.
Vlerësimi i publikimeve shkencore duhet të bazohet në statusin e revistës dhe indeksimit në momentin e publikimit të punimit shkencor, ndërsa zhvillimet e mëvonshme lidhur me statusin e revistës nuk mund të prodhojnë pasoja retroaktive për kandidatët, për aq kohë sa nuk provohet shkelje nga vetë autori.
Sa i përket pjesës tjetër të kërkesëpadisë, Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shpalljen e paligjshme dhe shfuqizimin e fusnotës 16 të së njëjtës rregullore. Gjykata ka vlerësuar se fusnota, në aspektin juridik, ka karakter shpjegues dhe jo normativ, rrjedhimisht nuk përbën dispozitë të pavarur juridike me efekt detyrues.
🔗Linku i aktgjykimit:https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP__2_2026_SQ.pdf
🔗Linku i komunikatës: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/05/13/gjykata-supreme-shfuqizon-pjeserisht-rregulloren-e-universitetit-te-prishtines-per-procedurat-e-avancimit-te-personelit-akademik/
08/05/2026
Studentet e Fakultetit Juridik të UIBM-it pjesë e ELSA Negotiation Competition Albania Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
05/05/2026
Ligjëratë e Prof. Dr. Islam Qerimit në Fakultetin Juridik në Prizren Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
28/04/2026
"Dita Alumni 2026" do të organizohet më 19 maj 2026 Më 28.04.2026 është mbajtur takimi i Asociacionit Alumni të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në kuadër të të cilit u diskutua për organizimin e aktiviteteve të ardhshme dhe forcimin e bashkëpunimit me rrjetin e ish-studentëve të universitetit. Gjatë takimit, u…
28/04/2026
Të dashur maturantë,
Dyert e Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë janë të hapura për ju dhe për të gjithë ata që duan të studiojnë në një mjedis akademik me traditë. Viti akademik 2026/27 e gjen UIBM me 5 vjet akreditim, të konsoliduar dhe të gatshëm për ju.
Kampus modern, programe që sigurojnë të ardhme, staf profesional akademik dhe administrativ, bursa universitare, mundësi shkëmbimi me universitete brenda dhe jashtë vendit.
Ejani, shihni kampusin universitar dhe binduni! Ejani dhe bëhuni pjesë e rrugëtimit të suksesshëm!
Ju mirëpresim!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Address
Mitrovica
40000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 04:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |