17/07/2019
NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E FESTIVALIT FOLKLORIK “ODA E LLAPUSHËS”
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës dhe më gjerë, artdashësit, rapsodët, Shoqëritë kulturo-artistike, Ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare, se më 1 dhe 2 gusht, Komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- edicioni i gjashtë.
Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës. Festivali ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar.
Defilimi i grupeve, shoqërive kulturore-artistike, rapsodëve do të bëhet më 1 gusht, në orën 18:00, duke filluar nga Rruga “Hamdi Berisha“ pran KEDS-it deri të Sheshi i Dëshmorëve në qendër të qytetit.
Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve.
Ftohen Rapsodët, grupe rapsodësh, Shoqëritë kulturo-artistike, Ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora, që të merr pjesë në Festivalin Folklorik “Oda e Llapushës”- edicioni i gjashtë, i cili mbahet më 1 dhe 2 gusht 2019,në Sheshin e Dëshmorëve në Malishevë.
Në këtë festival me karakter mbarëkombëtar do të prezantohen vlera të larta të folklorit shqiptar.
Më 1 gusht aktiviteti fillon në orën 19:00
Më 2 gusht aktiviteti fillon në orën 19:00
KRITERET PËR PJESËMARRJE
1. Festivali Folklorik mbarëkombëtar ,,Oda e Llapushës” ka karakter garues. Në konkurrencë marrin pjesë: rapsodët, grupe rapsodësh, shoqëritë artistike,grupe tëvalleve koreografike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora;
2. Grupi konkurrues mund të konkurrojë me këngë burimore folklorike;
3. Secili grup pjesëmarrës mund të prezantohet me këngë në konkurrencë deri në 8 minuta. Grupet e valleve do të prezantohen deri në 7 minuta me valle koreografike. Në festival nuk lejohen të marrin pjesë grupe të fëmijëve;
4. Interpretuesit duhet të jenë të veshur me rroba kombëtare të trevave nga vijnë, ata duhet të jenë me veshmbathje kombëtare komplete. Interpretimi bëhet live dhe jo play back;
5. Organizatori i mbulon shpenzimet e ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit në natën e tyre të konkurrimit. Ndërsa, mbulon vetëm shpenzimet e akomodimit në natën konkurruese për pjesëmarrësit jashtë Republikës së Kosovës;
6. Konfirmimi i pjesëmarrjes së garuesve në Festivalin’’Oda e Llapushës’’ duhet të bëhet deri më 26korrik 2018 , në orën 15:00;
7. Konfirmimi duhet të bëhet përmes telefonit në numrat: +38345985257 dhe +38345985271. Konfirmimi përmes telefonit bëhet në orarin: 9:00 – 15:00. Konfirmimi me E-mail bëhet në: [email protected]