17/06/2026
Panairi i Karrierës në HORECA që u mbajt ne ITP Prizren
Sot, më 17 qershor 2026, nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë patën kënaqësinë të marrin pjesë në Panairin e Karrierës, i mbajtur në ambientet e ITP Prizren.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit tanë të profilit Hoteleri dhe Turizëm, së bashku me drejtorin e Qendrës së Kompetencës, z. Nazmi Zogaj, i cili ishte gjithashtu panelist në kuadër të panairit, zëvendësdrejtorin z. Mentor Kryeziu dhe profesorin Florim Kafexholli.
Panairi ofroi mundësi të shkëlqyera për informim, orientim profesional dhe krijim të kontakteve me institucione, organizata dhe biznese të ndryshme, duke i ndihmuar të rinjtë të planifikojnë më mirë rrugëtimin e tyre drejt karrierës dhe tregut të punës.
15/06/2026
Ceremonia e Diplomimit të maturantëve të Qendrës së Komptencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë. Gjenerata 2025/2026.
11/06/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë
Më datë: 11.06.2026
N J O F T I M
Të Hënën më datë: 15.06.2026 duke filluar nga ora 11:00, në amfiteatrin e shkollës, do të mbahet ceremonia e diplomimit të maturantëve të Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë gjenerata 2025/2026.
Me këtë rast ftojmë prindërit, nxënësit, komunitetin e bizneseve, institucionet publike dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Pjesëmarrja juaj na nderon!
Maturantëve tanë ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm!
02/06/2026
PËRKUJTIM PËR HE**IN KUJTIM KRASNIQI
Në përvjetorin e rënies heroike të Kujtim Krasniqi, me respekt e mirënjohje të thellë kujtojmë veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Është nder dhe përgjegjësi e veçantë që shkolla jonë mban emrin e heroit Kujtim Krasniqi, emër që përfaqëson guximin, atdhedashurinë dhe përkushtimin ndaj vendit. Vepra e tij mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe brezat që edukohen në institucionin tonë.
Në këtë ditë përkujtimore, përulemi me respekt para sakrificës së tij dhe nderojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme Heroit Kujtim Krasniqi!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
28/05/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” organizoi ceremoninë e pranimit të çmimit të fituar në kuadër të projektit Super Schools – RYCO, ku menaxhmenti i shkollës pranoi nga koordinatorja e projektit, Mirlinda Bibaj.
Shkolla jonë u vlerësua me çmimin për projektin më të mirë të realizuar, në një konkurrencë ku morën pjesë rreth 100 shkolla nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
26/05/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë
Më datë: 26.05.2026
N J O F T I M
Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se nesër më datë: 27.05.2026 për nder të festës së Kurban Bajramit, do të jetë ditë pushimi.
Urime festa.
Ju urojmë pushim të këndshëm!
25/05/2026
Informata me rëndësi për testin e maturës- afati i qershorit 2026
1 – 12 Qershor 2026 Paraqitja e Provimit të Maturës Shtetërore
20 Qershor 2026 Mbajtja e Provimit të Maturës Shtetërore
29 Qershor 2026 Publikimi i rezultateve
Paraqitja e provimit të maturës bëhet në formë elektronike nepërmjet platformës e-Kosova.
Paraprakisht secili kandidat për provimin e maturës shtetërore duhet të hap llogarin personale në eKosova.
Në klasën e testimit secili kandidat duhet ta paraqes dokumentin e
Identifkimit.
08:30 - 09:00 Arritja e kandidatëve në oborrin e Qendrës së Testimit (shkollës)
10:00 Fillon testimi
Testi do të ketë gjithsej 100 (pyetje, detyra),
Testi do të zgjasë 150 minuta.
Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë
zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati nga mesi i lëndëve zgjedhore që do të ofrohen)
Lëndët zgjedhore në dispozicion janë:
1. Fizikë
2. Kimi
3.Biologji
4.Informatikë
5.Gjeogra
6. Histori
7. Sociologji
8.Psikologji
9.Ekonomi me ndërmarrësi
10.Edukatë qytetare
11. Histori e artit
12.Teori e muzikës dhe harmon
19/05/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, fituese e projektit “Super Schools” – RYCO, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të mbajtur nga 14 deri më 19 maj 2026, me pjesëmarrjen e rreth 100 shkollave nga 6 shtete të rajonit.
Shkolla u përfaqësua nga koordinatorja e projektit, Mirlinda Bibaj, dhe nxënësja Leonesa Kastrati. Në ceremoninë përmbyllëse, shkolla jonë u vlerësua me çmimin për projektin më të mirë.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, punës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit tonë, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të shkollës sonë në promovimin e vlerave të bashkëpunimit, shkëmbimit kulturor dhe zhvillimit të të rinjve.