Fshati Shalë

Fshati Shalë

Share

Shala e Drenices gjendet në mes të dy akseve të rrugëve Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Prizren, në kilometrin e 9-të në mes të Komoranit dhe Carraleves.

Photos from Fshati Shalë's post 21/01/2024

Foto të dërguara nga Labinot Pajaziti.

Photos from Fshati Shalë's post 20/01/2024

❄️
🗓️20.01.2024
⏰(19:50)

31/12/2023

🎉 FESTOJMË VITIN E RI 2024 NË SHESHIN RAMBOUILLET, SHALË! 🎆

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për një festë të pazakontë dhe të mbushur me gëzim në Sheshin Rambouillet në Shalë për të festuar ardhjen e Vitit të Ri 2024!

🎶 Përjetoni një atmosferë të jashtëzakonshme me muzikë dhe valle, dhe shijoni dekorimin festiv të Shesh*t Rambouillet. 🎊

🗓️ Data: 1 janar 2024
🕘 Ora: 21:00 - 00:00
📍 Lokacioni: Sheshi Rambouillet, Shalë

Vit i Ri, dëshira e re, gëzim i madh! Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri sesa të jemi së bashku, duke shprehur dëshirat tona për një vit të mbushur me paqe, dashuri dhe suksese.

🎈 Bashkohuni banorë dhe mërgimtarë për të përjetuar një natë të jashtëzakonshme të festës së Vitit të Ri në Sheshin Rambouillet. 🥳

Mos humbisni këtë ngjarje të jashtëzakonshme! Ju mirëpresim të gjithë! 🎉🎇

Photos from Vizioni Rinor i Shalës's post 31/12/2023
16/12/2023
16/12/2023

Falenderojmë bashkfshatarët që sot edhe pse moti ishte kogja i ftohtë u bashkangjitën edhe njëherë dhe shprehen paknaqësitë e tyre për Gurëthyesin, ku gjatë kësaj është bashkangjitur edhe Kryetarja e Fshatit Znj. Xhyla Hoti Karpuzi dhe njoftoi se ka përcjellur këto paknaqësi në takimet e zhvilluara, e ku pritet përgjigje në ditët në vijim.

Ju faleminderit dhe njëherë secilit nga ju!

15/12/2023

Kryetarja e Fshatit tonë ka përcjellur kërkesat e bashkfshatarëve lidhur me paknaqësitë për Gurëthyesin.

Sot kam pasur nderin të pres në zyren time kryetaren e fshatit Shalë të Lipjanit, znj. Xhyla Hoti Korpuzi. Një grua e fuqishme, e mençur dhe e vendosur.

Znj. Korpuzi më njoftoi për shqetësimin që kanë qytetarët e fshatit Shalë lidhur gurëthyesin. Ajo më tregoi se cilat janë kërkesat e banorëve dhe kërkoi që ti shqyrtojmë ato me kujdes.

E sigurova që do të angazhohem në adresimin e kërkesave të tyre për aq sa kam në kompetencë si kryetare e Komisionit për Mjedis.

15/12/2023

Përshëndetje.

Disa nga shqetësimet e bashkfshatarëve mund ti gjeni në videon më poshtë.!

14/12/2023

Përshëndetje bashkfshatarë.

Ju njoftojmë se të shtunën me datën 16.12.2023 nga ora 13:00, do të vazhdojmë përsëri të mblidhemi për të shprehur paknaqësinë tonë për Gurëthyesin, i cili ka për synim shkatërrimin e Grykës sonë të bukur e të rrallë.
Andaj të mblidhemi të gjithë në Grykën e Fshatit, dhe të vazhdojmë derisa të dëgjohet zëri ynë që ky Gurëthyes të ndaloj së punuari.

13/12/2023
Want your school to be the top-listed School/college in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Lipjan
14000