SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë

SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë

Share

Shkollë Fillore e Mesme e Ulët

Photos from SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë's post 10/06/2026

Sot, në shënimin e Ditës së Shkollës sonë, SHFMU “Ibrahim Banushi” në Shalë, me nderim dhe respekt kujtuam figurën e atdhetarit dhe patriotit Ibrahim Banushi, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla jonë.
Mësimdhënës, nxënës, prindër dhe bashkëfshatarë u mblodhën pranë lapidarit të tij për të bërë homazhe dhe për të nderuar jetën dhe veprën e këtij personaliteti të shquar. Të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës, z. Izet Shala, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe të kujtesës historike te brezat e rinj.
Programi artistik u pasurua me leximin e historikut të Ibrahim Banush*t, interpretimin e Himnit Kombëtar, recitime, monolog dhe valle të përgatitura nga nxënësit tanë.
Në kuadër të kësaj dite festive, u ndanë mirënjohje për nxënësit që gjatë vitit shkollor 2025-2026 kanë arritur rezultate të shkëlqyera në gara sportive dhe në Kuizin e Diturisë në nivel komunal, duke kontribuar në afirmimin e shkollës sonë.
Dita e Shkollës është një festë që na bashkon, na kujton rrënjët tona dhe na frymëzon të vazhdojmë rrugën e dijes, suksesit dhe vlerave.

Urime 10 Qershori, Dita e Shkollës sonë!

Photos from SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë's post 01/06/2026

Në nderim të Uran Amrllahut – ish-nxënësit tonë dhe martirit të lirisë

​Sot, në 27-vjetorin e rënies së Uran Amrllahut – ish-nxënës i shkollës sonë “Ibrahim Banushi” në Shalë – u kujtua me nderime të larta jeta dhe sakrifica e tij. Për të nderuar kujtimin e tij të pashlyeshëm, u mbajtën homazhe dhe u vendosën kurora me lule pranë pllakës përkujtimore në Grykën e Shalës dhe te varri i tij. Pjesëmarrës në këto homazhe ishin familja e Uranit, drejtori i shkollës, mësuesi i tij tashmë në pension, mësimdhënësit, nxënësit, kryetarja e fshatit, si dhe përfaqësuesit nga institucionet komunale.
​Uranit, forcat serbe ia morën jetën mizorisht më 1 Qershor 1999 – pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai nuk ishte thjesht një fëmijë i pafajshëm i luftës, por një simbol i dhimbjes dhe sakrificës së madhe që populli ynë përjetoi për liri.

​Finalja e Turneut Përkujtimor (Klasat I-V)
Për nder të kujtimit të Uranit, gjatë kësaj jave në shkollën tonë u organizua një turne futbolli me nxënësit e klasave I-V, ku sot u zhvillua edhe ndeshja finale. Ky aktivitet, përveçse kultivoi vlerat e lojës së ndershme dhe bashkëpunimit, ishte një përkujtim i gjallë për të mos harruar asnjëherë ata bashkëmoshatarë që nuk patën mundësinë të rriteshin e të luanin të lirë me ne.
​Kujtimi i Uranit është një amanet i shenjtë për brezat që vijnë: të mos harrohet kurrë historia, të nderohen martirët dhe të ruhet liria me përgjegjësi.

​Lavdi Uran Amrllahut dhe të gjithë fëmijëve të rënë gjatë luftës!

Photos from SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë's post 29/05/2026

🥈 ARGJEND DHE KRENARI PËR SHKOLLËN TONË!
SHFMU “IBRAHIM BANUSHI” SHPALLET NËNKAMPIONE NË “KUIZIN E DITURISË 2026” 🏆📚

Sot nxënësit e SHFMU “Ibrahim Banushi” – Shalë arritën një sukses të jashtëzakonshëm mes të gjitha SHFMU-ve të Komunës së Lipjanit, duke fituar vendin e dytë në garën e diturisë “Kuizi i Diturisë 2026”, organizuar nga SHFMU “Ismail Luma” dhe mbështetur nga DKA Lipjan.
Ambasadorët tanë të dijes
Nxënësit tanë:
🎓 Selim Selimi
🎓 Greta Shamolli
🎓 Xhemile Korpuzi
🎓 Denisa Drenica
treguan dije, angazhim, qetësi dhe sjellje shembullore gjatë gjithë garës, duke na bërë krenarë të gjithëve. 👏❤️
Ky rezultat është dëshmi e punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes nxënësve, prindërve dhe stafit të shkollës.
Falënderim i përzemërt për prindërit
Falënderojmë sinqerisht prindërit e nxënësve pjesëmarrës:
🔹 Muslim Selimi
🔹 Hyzer Shamolli
🔹 Blerim Korpuzi
🔹 Salih Drenica
për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në rrugëtimin e fëmijëve drejt dijes.
Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit, koordinatorin e cilësisë Arton Hasani dhe drejtorin e shkollës Izet Shala, për punën, angazhimin dhe mbështetjen e tyre në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe stafit të shkollës sonë për këtë arritje të madhe! Kjo na motivon për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. 🏆🎉

27/05/2026

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
​Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Menaxhmenti dhe Stafi i SHFMU "Ibrahim Banushi" ju shpreh urimet më të përzemërta!
​Urojmë që kjo festë e sakrificës dhe solidaritetit të sjellë në familjet tuaja paqe, shëndet, harmoni dhe begati. Le të shërbejë kjo ditë e bekuar si një nxitje e përhershme për më shumë mirësi, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim në komunitetin tonë.
​Gëzuar dhe me fat Kurban Bajrami!
​Me respekt,
Drejtoria e SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë

26/05/2026

🏆 Nxënësit tanë, Selim Selimi, Greta Shamolli, Xhemile Korpuzi dhe Denisa Drenica do të marrin pjesë në finalen e madhe të Kuizit të Diturisë!

Ky sukses është rezultat i përkushtimit, dijes dhe punës së palodhshme të nxënësve tanë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me mbështetjen dhe angazhimin e tyre kanë kontribuar në këtë arritje të rëndësishme. 👏📚

Ju urojmë shumë suksese në finale dhe besojmë se do të na përfaqësojnë denjësisht të gjithëve! 🏅✨

Photos from SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë's post 23/05/2026

🏆 KUZI I DITURISË 2026 🏆

Nxënësit e SHFMU “Ibrahim Banushi” kanë arritur sukses të madh duke u kualifikuar në finalen e “Kuizit të Diturisë 2026”. 👏📚

Urime për nxënësit: Selim Selimi, Greta Shamolli, Xhemile Korpuzi dhe Denisa Drenica për përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë. 🌟

Falënderim për prindërit, stafin e SHFMU “Ibrahim Banushi”, Drejtorin Izet Shala, Koordinatorin Arton Hasani, Administratorin Muslim Selimi, si dhe mësimdhënësit pjesëmarrës sot, Dafina Sinani dhe Florim Shala, për mbështetjen e vazhdueshme.

Kuizi u organizua nga SHFMU “Ismail Luma” me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit – Lipjan dhe Scantech Academy.

Nxënësve tanë u dëshirojmë shumë suksese në finalen e madhe! 👏🏆

Photos from SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë's post 19/05/2026

Mirënjohje dhe urime për kolegun tonë, arsimtarin Sherafedin Drenica

Me rastin e pensionimit të mësimdhënësit tonë të nderuar, z.Sherafedin Drenica, sot u organizua një përshëndetje e ngrohtë dhe plot respekt nga nxënësit dhe kolegët e shkollës sonë.
Stafi i shkollës “Ibrahim Banushi” e përcolli me respekt dhe mirënjohje në pension kolegun tonë të dashur, arsimtarin e përkushtuar të biologjisë.
Për mbi katër dekada pune të palodhshme, ai dha një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave, duke mbjellë te ta dashurinë për natyrën dhe shkencën e jetës. Përkushtimi dhe urtësia e tij do të mbeten gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë ne.
Faleminderit, profesor Sherafedin, për gjithçka që keni dhënë për nxënësit, kolegët dhe shkollën tonë!
Ju urojmë nga zemra shëndet, qetësi dhe ditë të bardha e të lumtura në këtë etapë të re të jetës suaj.
Me respekt të thellë,
Stafi i shkollës “Ibrahim Banushi”

Photos from SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë's post 16/05/2026

🏆 KUZI I DITURISË 2026 🏆

Sot, nxënësit e SHFMU “Ibrahim Banushi” arritën fitore në raundin e parë të “Kuizit të Diturisë 2026”, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. 👏📚

I përgëzojmë nxënësit tanë për angazhimin, diturinë dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë, ndërsa një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit që me përkushtim i përgatitën nxënësit për këtë garë.

Ju dëshirojmë shumë suksese edhe në vazhdim! 🌟

Kuizi organizohet nga SHFMU “Ismail Luma”, me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit – Lipjan.

Photos from SHFMU "Ibrahim Banushi" Shalë's post 15/05/2026

📚 FESTA E ABETARES 🎉

Sot, në ambientet e shkollës sonë, u mbajt me sukses Festa e Abetares, një aktivitet i veçantë që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e nxënësve tanë drejt dijes.

Përmes një programi të pasur artistik dhe edukativ, nxënësit prezantuan talentin, kreativitetin dhe njohuritë e fituara gjatë këtij viti shkollor, duke sjellë emocione dhe krenari për të gjithë të pranishmit.

Falënderojmë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në edukimin e nxënësve.

Nxënësve tanë u urojmë shumë suksese dhe arritje të reja në rrugën e dijes! 🌟

14/05/2026

📢 Njoftim për prindërit

SHFMU “Ibrahim Banushi” Shalë shpall konkursin për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë dhe klasën përgatitore (parafillor) për vitin shkollor 2026–2027.

🗓 Regjistrimi fillon më 15.05.2026 dhe përfundon më 15.06.2026.

Ju mirëpresim çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në lokalet e shkollës sonë.

Want your school to be the top-listed School/college in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Shalë
Lipjan
14000