Horizon School

Horizon School

Share

Shkollë private, e akredituar si Cambridge International School! Shkolla Horizon ka një qasje unike për edukimin e fëmijëve.

Kemi shkollën me katër nivele të shkollimit: Parafillor; Fillor; Mesëm i ulët dhe Mesëm i lartë, udhëhequr nga një ekip e përkushtuar, me klasë të vogla aq sa të mbajnë një atmosferë familjare. Kjo u jep mundësi stafit dhe mësimdhënësve të njohin mirë nxënësit dhe me sukses t’i përcjellin në secilën fazë të formësimit të tyre. Arsimi i mirë ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe prod

Photos from Horizon School's post 26/05/2026

Shkolla Verore në Horizon School 2026 🌿🌞

Këtë verë, fëmijët kanë mundësi të bëhen pjesë e aventurave që i mbajnë aktivë, kuriozë dhe të përfshirë çdo ditë.

Gjatë periudhës 29 Qershor – 10 Korrik 2026, ata angazhohen në një program të larmishëm aktivitetesh që ndërthurin argëtimin me zhvillimin praktik dhe kreativ. ⚽️🎨🌊

Çfarë përfshin programi veror?

🌿 Aktivitete në natyrë, ngjitje & kalërim
🏃‍♂️ Sporte: not, tenis, futboll, basketboll
🎨 Art, muzikë & aktivitete kreative
🧑‍🔬 STEAM & Kodim

…si dhe shumë përvoja tjera që nxisin bashkëpunimin, kreativitetin dhe vetëbesimin te fëmijët.

Vendet janë të kufizuara.

👉 Apliko këtu: https://rb.gy/noxjmc

📅 Afati: 26 Qershor 2026
📞 +383 48 153 153
📧 [email protected]

Horizon School, e ardhmja nis me ne.

25/05/2026

🎓 E ardhmja fillon me zgjedhjen e duhur.

⏳ Vetëm edhe pak ditë për të përfituar 10% zbritje në tarifat e shkollimit për klasat 1–12, në kuadër të regjistrimeve të hershme!

Në Horizon School, nxënësit zhvillohen në një sistem modern, të akredituar nga Cambridge International, ku dija, vetëbesimi dhe përgatitja për të ardhmen ecin bashkë.

📚 Regjistrimet janë të hapura.
📩 Apliko tani dhe siguro vendin tënd.

Horizon School, e ardhmja nis me ne.

Photos from Horizon School's post 20/05/2026

Në kuadër të aktiviteteve edukative, nxënësit vizituan ambientet e punës së prindit të nxënëses Perla, urologut Ajet Xhafa, pranë Spitalit Amerikan. 👨🏻‍⚕️

Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me profesionin e mjekut dhe rëndësinë e kujdesit shëndetësor.🩻🩺

Falënderojmë z. Ajet Xhafa për mikpritjen, përkushtimin dhe dhuratat simbolike për nxënësit tanë. 🙏

Photos from Horizon School's post 20/05/2026

Ceremonia e Diplomimit në Horizon School.🎓

Në një atmosferë elegante dhe plot emocion, maturantët e Horizon School përmbyllën një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre akademike. Në praninë e prindërve dhe mësimdhënësve, u ndanë kujtime, përvoja dhe momente që do të mbeten pjesë e rrugëtimit të tyre përherë.

Ceremonia vazhdoi me ushqim dhe muzikë, duke e kurorëzuar këtë mbrëmje me elegancë, gëzim dhe krenari për rrugën e suksesshme që kanë ndërtuar së bashku.

Një fund i bukur për një kapitull të veçantë dhe një fillim i ri drejt së ardhmes.

Horizon School, e ardhmja nis me ne.

Photos from Horizon School's post 19/05/2026

🥈📚 Sukses i jashtëzakonshëm për nxënësin tonë, Nil Shehu!

Me krenari ndajmë lajmin se nxënësi i Horizon School, Nil Shehu, ka fituar Silver Medal në garat finale ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Frankfurt, Gjermani. 🇩🇪

Ky rezultat është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme të Nilit, si dhe një krenari e madhe për Horizon School dhe Kosovën.

Urime Nil për këtë arritje të merituar!
Suksesi yt është frymëzim për të gjithë nxënësit që synojnë dijen dhe ekselencën akademike. ✨

Horizon School, e ardhmja nis me ne.

18/05/2026

Regjistrimet për nivelin fillor po vazhdojnë 📚
Në Horizon School, nxënësit zhvillojnë njohuri, mendim kritik dhe vetëbesim në një ambient që i përgatit për sfidat e së nesërmes.

Regjistrojeni fëmijën tuaj aty ku dija ndërtohet me kujdes dhe përkushtim.
Horizon School, e ardhmja nis me ne.

Photos from Horizon School's post 12/05/2026

Psikologu i shkollës, Leutrim Edipi, ka nisur një cikël të strukturuar aktivitetesh me nxënësit e klasave 1–5, të fokusuar në zhvillimin e aftësive për menaxhimin e emocioneve. 💙

Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve interaktive, fëmijët po mësojnë të njohin, shprehin dhe menaxhojnë emocionet e tyre në mënyrë të shëndetshme, duke ndërtuar vetëbesim, empati dhe komunikim pozitiv. 🌱

Photos from Horizon School's post 12/05/2026

Kënaqësi të mirëpresim në shkollën tonë Mathew Yallop, përfaqësues nga Cambridge International Education.

Gjatë vizitës, u zhvilluan takime dhe diskutime rreth zhvillimit akademik, standardeve ndërkombëtare në arsim dhe mundësive të reja për nxënësit tanë.

Kjo vizitë është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar arsim cilësor dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione prestigjioze ndërkombëtare. 🌍📚

09/05/2026

🇪🇺 Gëzuar Ditën e Evropës nga Horizon School!

Në Horizon School promovohen vlerat evropiane përmes një qasjeje bashkëkohore në mësim, duke ndërtuar te nxënësit dije, bashkëpunim, diversitet dhe mendim kritik.

Qëllimi është i qartë, të formohen breza të përgatitur për një botë moderne, në hap me standardet evropiane.

“Edukimi është ura që lidh të rinjtë me të ardhmen evropiane.”

Want your school to be the top-listed School/college in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Zona Ekonomike, Pn. Konjuh (afër Prishtina Mall)
Lipjan
14000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00