03/05/2026
Prindërim i vetëdijshëm!
Fëmijë i prindërve të divorcuar
A mund të mos shkruaj kur klientja më beson një situatë kaq të rënduar me të cilën ka jetuar 18 vjet?
Dialogu mes nënës dhe asaj.
”Dua të takoj babin. Dua të njoh vetë babin tim.”
”Jo, ti nuk do ta takosh dhe as nuk do ta njohësh atë maskara.”
Ajo vajzë është rritur që në moshën 3 vjeçare me këto fjalë: ”Nuk do ta takosh atë maskara!”
Raste të tilla nuk janë raste sporadike. Fatkeqësisht në rastet e divorceve, të cilat tashmë, edhe sipas statistikave, është fakt i pamohueshëm që janë shumë më të shpeshta se para disa dekadave, këto raste janë shumë të shpeshta.
Kur vazhdoj më tej të dëgjoj historinë e kësaj zonjushe 22 vjeçare, më kujtohen dhe shumë histori të tjera, të cilat i kam parë edhe vetë qyah para 25 vjetësh, kur gjyshet apo nënat i përdornin, apo vazhdojnë t'i përdorin fëmijët si kanal për të filtruar traumat dhe pakënaqësitë e jetës së tyre.
Me këtë nuk dua të them që nuk ka raste kur është e nevojshme që fëmijët të jenë larg babait të tyre, ashtu si ka edhe raste kur është domosdoshmëri të jenë larg nënës, gjithësesi kur këto arsye nuk qëndrojnë, dëmi që ju bëhet fëmijëve, duke i mbajtur 'me dhunë' larg, është shumë më i madh.
Asnjë prind nuk mund t'i lejojë vetes që problemet e veta t'ia kalojë fëmijës.
Jam ndeshur edhe me prindër që i thonë fëmijëve: 'Unë kam sakrifikuar rininë time, studimet apo punën për ju!' Në këto raste flet trauma, flasin problemt e tyre të paprocesuara. Nuk është as e drejtë dhe as morale, që paaftësinë, përgjegjësinë për X, Y vendime, t'ia kalojmë fëmijëve.
Jeta ka dy kahe të kundërta. Mes njërit kah dhe tjetrit, ka ngjyra dhe hije të ndryshme. Varet nga secili individ se çfarë zgjedh. Por, gjithmonë, për zgjedhjet dhe vendimet, merret përgjegjësia, secili merr përgjegjësinë e tij. Disa zgjedhin justifikimet se pse ata/ato veprojnë apo sillen kështu, shpesh duke thënë: 'Kam traumat e mia', 'E kanë faj prindërit e mi.', 'Ka faj ai maskarai që më la.', e të tjera, e të tjera justfikime.
Është e vërtetë që mund të na bëhen shumë padrejtësi, ështe vërtetë që dikush ka pasur prindër, mësues, gjyshër apo partner/-re, shumë toksik, negativ, të dhunshëm, por të vazhdojnë me justifikimin, sepse ashtu dikush 'i ka edukuar apo trajtuar', është zgjedhje që disa vazhdojnë ta bëjnë në mënyrë të vetëdisjshme.
Njeriu e ka të vështirë të ndryshojë, por jo sepse ai nuk e do ndryshimin apo sepse nuk mundet, por sepse edhe kur merr një vendim apo fillon diçka nuk insiston mjaft, sepse shpesh, atëhere kur gjithçka përmbyset, apo atëhere kur gjërat nuk shkojnë ashtu si ata presin apo mendojnë, është shumë e vështirë të shikosh dritë në fund të tunelit.
Për më tej vazhdoni të ndiqni këtë faqe 🙏🏻
Fëmijë konfident
02/02/2026
13/02/2025
18/01/2025
24/11/2024
18/11/2024
13/11/2024
31/10/2024
31/10/2024