Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids"

  • Home
  • Kosovo
  • Kosova
  • Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids"

Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids", Education Website, Rruga " Tahir Zajmi " Prishtinë ( Emshir ), Prishtina, Kosova.

03/04/2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit të Autizmit, zgjedhim të kuptojmë më shumë, të gjykojmë më pak dhe të përqafojmë dallimet.

Çdo fëmijë është unik dhe meriton dashuri, mbështetje dhe mundësi për të shkëlqyer.
Së bashku për një botë më gjithëpërfshirëse!

12/03/2026

Sot në qendër zhvilluam një aktivitet mësimor ku nxënësit modeluan numrat duke përdorur elemente të ndryshme.

Përmes këtij aktiviteti ata mësuan në mënyrë kreative dhe praktike, duke kombinuar lojën me të nxënit.

07/03/2026

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin – Ditën e Nënës!

Me shumë respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit dhe nënat që me dashuri, përkushtim dhe sakrificë ndriçojnë rrugën e fëmijëve tanë çdo ditë.

Faleminderit për zemrën dhe punën tuaj të çmuar! 💐

03/03/2026

Sot realizuam një aktivitet kreativ me ngjyra, ku fëmijët punuan me teknikën e stampimit dhe përhapjes së ngjyrës. Ata krijuan forma të ndryshme duke përdorur kombinime ngjyrash dhe lëvizje të lirshme të dorës.

Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin e motorikës së imët, kreativitetit, përqendrimit dhe shprehjes artistike. Fëmijët u kënaqën duke eksperimentuar me ngjyra dhe duke eksperimentuar me ngjyra dhe duke krijuar punime unike plot imagjinatë.

02/03/2026

Kreativitet dhe zhvillim!

Fëmijët punuan me forma, ngjyra dhe shkronja, duke zhvilluar imagjinatën, koordinimin dhe aftësitë e tyre në mënyrë argëtuese.

Urime ditëlindjen Lumi 🌟!
26/02/2026

Urime ditëlindjen Lumi 🌟!

16/02/2026

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰
Le të na kujtojë kjo ditë sakrificën, guximin dhe dashurinë për vendin tonë.

Qoftë Kosova gjithmonë e lirë, e fortë dhe plot shpresë për brezat që vijnë.

10/02/2026

Aktivitet edukativ – mësim përmes lojës

Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët kanë mësuar dhe përforcuar njohjen e shkronjave përmes lojës dhe materialeve konkrete. Çdo objekt është lidhur me shkronjën me të cilën fillon emri i tij, ndërsa më pas fëmijët kanë formuar edhe emrin e objektit duke përdorur shkronjat përkatëse.

Ky aktivitet ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive gjuhësore, pasurimin e fjalorit, rritjen e përqendrimit dhe të menduarit logjik, duke e bërë procesin e të nxënit më të kuptueshëm dhe argëtues.
Në qendrën tonë, mësimi zhvillohet përmes lojës, kreativitetit dhe përshtatjes me nevojat e çdo fëmije.

09/02/2026

🔢 Aktivitet edukativ me numra 🔢

Sot fëmijët u angazhuan në një aktivitet edukativ, ku përmes materialeve konkrete ushtruan numërimin, renditjen dhe lidhjen e numrave me sasinë përkatëse.
Ky aktivitet kontribuon në zhvillimin e të menduarit logjik, përqendrimit dhe aftësive motorike, duke e bërë procesin mësimor më të kuptueshëm dhe efektiv.

Të nxënit përmes përvojës konkrete!

31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Qendra Dayschool KIDS ju uron fëmijëve, prindërve dhe stafit shëndet, gëzim dhe suksese të reja në vitin që po vjen.

Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj!

04/12/2025

3 Dhjetori na kujton se përfshirja nuk është vetëm një koncept, por një vlerë që ndërtohet çdo ditë.
Sot nderojmë forcën, këmbënguljen dhe talentet e personave me aftësi të kufizuar, si dhe angazhimin e familjeve, profesionistëve dhe institucioneve që punojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Le të vazhdojmë të krijojmë hapësira ku secili fëmijë dhe çdo njeri vlerësohet, dëgjohet dhe mbështetet për të arritur potencialin e tij.

05/11/2025

Zhvillimi i shkathtësive të jetës së përditshme – larja e enëve

Sot fëmijët u përfshinë në një aktivitet shumë të vlefshëm: larjen dhe fshirjen e enëve. Përmes lojës me ujë dhe shkumë, ata jo vetëm që u argëtuan, por zhvilluan një sërë shkathtësish të rëndësishme për jetën e përditshme.

Çfarë mësojnë fëmijët nga ky aktivitet?

🔹 Zhvillojnë aftësi motorike fine përmes lëvizjeve të dorës dhe koordinimit sy–dorë.
🔹 Forcojnë përgjegjësinë dhe ndjenjën e pavarësisë duke përfunduar një detyrë të caktuar vetë.
🔹 Ushqejnë kujdesin për mjedisin dhe bashkëpunimin me të tjerët.
🔹 Përjetojnë ndjenja suksesi dhe vetëbesim, duke parë rezultatin e punës së tyre.
🔹 Zhvillojnë aftësi njohëse, si klasifikimi i objekteve dhe ndjekja e rendit të veprimeve.

Ky aktivitet një shembull se si mësimi praktik mund të jetë argëtues, edukativ dhe përplot vlera zhvillimore për fëmijët.

DayschoolKIDS #

Address

Rruga " Tahir Zajmi " Prishtinë ( Emshir ), Prishtina
Kosova
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38344907985

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids":

Shortcuts

Share