EduVoice Kosova

EduVoice Kosova EduVoice Kosova – Hapësirë edukative për ide, këshilla dhe zhvillim.

Fokusohemi në arsim, mjedis, aktivitete shkollore dhe ndarjen e praktikave të dobishme për mësimdhënës, nxënës dhe prindër.

22/03/2026
"18 vite shtet! 🇽🇰​Gëzuar ditëlindja Kosovë! Festofshim gjithmonë me zemrat plot krenari për vendin tonë të shtrenjtë.​U...
17/02/2026

"18 vite shtet! 🇽🇰

​Gëzuar ditëlindja Kosovë! Festofshim gjithmonë me zemrat plot krenari për vendin tonë të shtrenjtë.

​Urime Pavarësia!

Shoqëri që kërkon fajtorin, jo zgjidhjen!​Dhuna nuk është zgjidhje, por as neglizhenca prindërore dhe dështimi i shtetit...
09/02/2026

Shoqëri që kërkon fajtorin, jo zgjidhjen!

​Dhuna nuk është zgjidhje, por as neglizhenca prindërore dhe dështimi i shtetit për të krijuar rregull e siguri në shkolla nuk duhet të kalojnë në heshtje.

​Eshtë hipokrizi e skajshme të tmerrohemi nga një video pak sekondëshe, ndërkohë që heshtim para skandalit maratonik që po i bëhet arsimit nga ata që hartojnë politika analfabete dhe prindërit që shkollën e shohin si parking fëmijësh. Kjo pamje nuk është thjesht dështim i një individi, por produkt i një sistemi që e ka zhveshur mësuesin nga çdo mjet mbrojtës dhe autoritet, duke e lënë të vetëm përballë nxënësve që rriten me bindjen se "rregulli" është opsional dhe se prindi do t’u bëhet avokat edhe në gabimin më të trashë.

Ditën Ndërkombëtare  Arsimit​Sot, më 24 janar, mbarë bota bashkohet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.Kjo di...
24/01/2026

Ditën Ndërkombëtare Arsimit

​Sot, më 24 janar, mbarë bota bashkohet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Kjo ditë u shpall zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2018.

Arsimi nuk është thjesht procesi i marrjes së një diplome, është mjeti që na mëson se si të mendojmë në mënyrë kritike, si të jemi empatikë dhe si t'i përgjigjemi sfidave të teknologjisë dhe ndryshimeve globale.

​Sipas UNESCO-s, miliona fëmijë ende nuk kanë qasje në shkollim fillor.

​Në epokën e Inteligjencës Artificiale, të mësuarit gjatë gjithë jetës është bërë domosdoshmëri, jo opsion.

Investimi në mendjet e të rinjve tanë është investimi më i sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe botës.

👇

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËMShtyhet fillimi i mësimit!​Për shkak të kushteve të vështirësuara atmosferike dhe vërshimeve në s...
07/01/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Shtyhet fillimi i mësimit!

​Për shkak të kushteve të vështirësuara atmosferike dhe vërshimeve në shumë zona të vendit, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që:

​✅ Pushimi dimëror të vazhdojë edhe më datat 8 dhe 9 janar.

✅ Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë zyrtarisht të hënën, më 12 janar 2026.

​Orët e humbura (e enjte dhe e premte) do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor.
​Prioritet mbetet siguria e nxënësve dhe e stafit arsimor.

​Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim që të informohen të gjithë prindërit dhe nxënësit! 🏫🇽🇰

Viti i ri 2026 qoftë një kapitull i mbushur me dije, inovacion dhe suksese për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe pri...
31/12/2025

Viti i ri 2026 qoftë një kapitull i mbushur me dije, inovacion dhe suksese për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit! 📚✨

​EduVoice Kosova beson se arsimi është çelësi i ndryshimit, andaj vazhdojmë të punojmë së bashku për një realitet më të mirë në klasat tona.

Gëzuar! 🥂🇽🇰

🔔 NJOFTIM: Përfundon gjysmëvjetori i parë!​Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,​Ju njoftojmë se dje, më 24 dhjetor...
25/12/2025

🔔 NJOFTIM: Përfundon gjysmëvjetori i parë!

​Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
​Ju njoftojmë se dje, më 24 dhjetor 2025, përfundoi gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2025/26.

​Informata me rëndësi:

​Pushimi dimëror: 25 dhjetor – 7 janar.
​Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë: 08 janar 2026.

​Gëzuar festat e fundvitit! Ju urojmë pushime të mbara dhe plot shëndet. 🎄❄️

Fundi i gjysmëvjetorit – kohë për reflektimMe fundin e gjysmëvjetorit të parë, po afrohet edhe koha e notimit përmbyllës...
11/12/2025

Fundi i gjysmëvjetorit – kohë për reflektim

Me fundin e gjysmëvjetorit të parë, po afrohet edhe koha e notimit përmbyllës. Kujtojmë se vlerësimi nuk është vetëm një numër në fund, por një proces i vazhdueshëm që ndihmon secilin të kuptojë ku qëndron dhe si mund të përmirësohet.

👉 Mësimdhënësit le të ofrojnë vlerësim të drejtë, të qartë dhe motivues.

👉 Prindërit le të shohin notën si udhërrëfyes, jo si presion.

👉 Nxënësit le të mbajnë mend se çdo përpjekje ka vlerë dhe se suksesi ndërtohet hap pas hapi.

Notimi është mjet për të mësuar më mirë, jo për të gjykuar. Le ta përdorim si mundësi për rritje, bashkëpunim dhe motivim për gjysmëvjetorin që vjen.

Shumë suksese të dashur nxënës!

10 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të NjeriutSot kujtojmë rëndësinë e të drejtave dhe lirive themelore që i ...
10/12/2025

10 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Sot kujtojmë rëndësinë e të drejtave dhe lirive themelore që i takojnë çdo njeriu, pa dallim.
EduVoice Kosova angazhohet të promovojë zërin e secilit, respektin, barazinë dhe fuqizimin e komunitetit tonë përmes edukimit.

Le ta përdorim zërin për të mirën dhe drejtësinë.

Address

Klina
32000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EduVoice Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category