Kurse Shkencore - Klinë

Kurse Shkencore - Klinë Kurse Shkencore është një qendër e kurseve kryesisht në shkencat e natyrës, në lëndët:
🧪 Kimi
⚡ Fizikë
🧬 Biologji Tel: 044429318

Komunikatë Hapet  konkursi  për  pranimin  e  studentëve të UP-së  në. Qendrën   e  Studentëve Qendra  e  Studentëve  në...
11/09/2026

Komunikatë

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në. Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve në Prishtinë, shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2026/2027. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 14.09.2026 deri më datën 18.09.2026.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.
Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

📢 REGJISTRIMET PO VAZHDOJNË!Kanë mbetur edhe disa vende për t’u plotësuar grupet!📚 Mos e humbni shtatorin!Çdo ditë e hum...
03/09/2026

📢 REGJISTRIMET PO VAZHDOJNË!

Kanë mbetur edhe disa vende për t’u plotësuar grupet!

📚 Mos e humbni shtatorin!
Çdo ditë e humbur është një hap prapa në rezultate!

🧪 Kurse Shkencore – Klinë
📞 Tel: 044/429-318

NjoftimMinistria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpuni...
02/09/2026

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave, janë publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.

Në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4,433 kandidatë, prej të cilëve 2,444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është: Gjuhë amtare: 49.3 pikë; Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë; Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.

Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit.

🧪 KURSE SHKENCORE – KLINËQendër përgatitore me përvojë që nga viti 2007, e specializuar në përgatitjen e nxënësve për pr...
29/08/2026

🧪 KURSE SHKENCORE – KLINË

Qendër përgatitore me përvojë që nga viti 2007, e specializuar në përgatitjen e nxënësve për programet universitare në fushën e Mjekësisë dhe Shkencave Natyrore.

🎓 Ofron përgatitje intensive për:

• Mjekësi të Përgjithshme
• Stomatologji
• Farmaci
• Fizioterapi
• Infermieri
• Drejtime në fushën e Biologjisë dhe Kimisë
• Programe të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë

📚 Programi ynë është ndërtuar mbi një metodologji serioze, sistematike dhe të detajuar të punës. Fokus i veçantë i kushtohet Kimisë dhe ushtrimeve numerike, duke trajtuar çdo problem teorik dhe praktik hap pas hapi.

🧪 Planprogrami përfshin përpunimin e plotë të librave të Kimisë për klasat 10, 11 dhe 12, të shoqëruar me:

✓ Teste për çdo kapitull
✓ Ushtrime teorike dhe praktike
✓ Ushtrime numerike
✓ Testime kontrolluese periodike
✓ Përsëritje sistematike të materialit

🎯 Qëllimi ynë është forcimi i njohurive, zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe përgatitja sa më e suksesshme për provimet pranuese.

Kurse Shkencore – Klinë ofron përgatitje serioze, intensive dhe të thelluar për nxënësit që synojnë studime dhe një të ardhme të suksesshme në fushat mjekësore dhe shkencore.

🧪🔬 Kurse Shkencore – Klinë
✨️Njohuri sot, sukses nesër! 🚀

📌Pse është e udhës që kurset përgatitore për programet e Mjekësisë dhe Kimisë të nisin që në klasën e 11-të?Ja disa nga ...
29/08/2026

📌Pse është e udhës që kurset përgatitore për programet e Mjekësisë dhe Kimisë të nisin që në klasën e 11-të?

Ja disa nga arsyet kryesore:

■ Përshtatje më e lehtë me ritmin e kursit – Nxënësi përshtatet gradualisht me intensitetin e mësimeve, oraret e rregullta dhe kërkesat që ka një kurs përgatitor serioz.

■ Zhvillimi i ndjenjës së konkurrencës – Fillimi i hershëm e ndihmon nxënësin ta kuptojë konkurrencën dhe ta përjetojë atë si një sfidë, duke punuar më shumë për të qenë një konkurrent i denjë.

■ Siguri më e lartë për sukses – Dy vite përgatitje i japin nxënësit një bazë të fortë teorike dhe praktike, duke rritur ndjeshëm mundësinë për sukses dhe pranim në programet e dëshiruara.

■ Mentalitet fitues dhe qëndrueshmëri – Një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm përgatitjeje ndërton vetëbesim, disiplinë dhe qëndrueshmëri mendore – elemente kyçe për sukses në provime sfiduese.

■ Përsëritje e vazhdueshme e lëndëve kryesore – Nxënësi ka kohë të mjaftueshme për të përvetësuar dhe përsëritur më thellësisht librat dhe materialet e Kimisë dhe Biologjisë. Përsëritja është një nga çelësat kryesorë të suksesit në këto lëndë.

■ Më pak ngarkesë në klasën e 12-të – Në vitin e fundit, nxënësit përballen me Provimin e Maturës Shtetërore, angazhime shkollore dhe aktivitete të ndryshme. Fillimi në klasën e 11-të u jep atyre më shumë kohë për t’u përgatitur pa presion të tepërt.

■ Korrigjimi i hershëm i mangësive – Nisja e përgatitjeve në klasën e 11-të u jep nxënësve kohë të mjaftueshme për të identifikuar dhe përmirësuar mangësitë në mësim dhe në vlerësime. Në klasën e 12-të, për shumë mangësi, shpesh mund të jetë tepër vonë.

■ Krijimi i një rutine të qëndrueshme dhe qetësisë psikologjike – Fillimi i hershëm ndihmon nxënësin të ndërtojë disiplinë të përditshme dhe zakone të shëndetshme të të mësuarit. Kjo ul ndjeshëm ankthin dhe stresin gjatë vitit të fundit dhe e bën përgatitjen më efektive dhe më të qetë.

Suksesi nuk ndërtohet brenda natës. Përgatitja e hershme është një hap më afër realizimit të ëndrrës suaj! 🩺🧪🔬

Kurse Shkencore – Klinë

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të pyesni! 📚🔬▪︎ Ku ndodhemi?▪︎ Cilat janë oraret e kurseve?▪︎ A është më mirë të n...
29/08/2026

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të pyesni! 📚🔬

▪︎ Ku ndodhemi?
▪︎ Cilat janë oraret e kurseve?
▪︎ A është më mirë të ndiqen kurset fizikisht apo online?
▪︎ Kur është koha e duhur për të filluar përgatitjet për Mjekësi?
▪︎ Cilat janë çmimet dhe sa herë në javë mbahen kurset?

Për të gjitha këto dhe çdo pyetje tjetër, do t’ju përgjigjem brenda një kohe të shkurtër. 😊

🧪🔬 Kurse Shkencore – Klinë
📞 Tel: 044 429 318

📚🔬 REGJISTRIMET VAZHDOJNË!Bëhu pjesë e Kurse Shkencore – Klinë dhe investo në dijen tënde! 🧪📖📌 Për t’u regjistruar, na d...
28/08/2026

📚🔬 REGJISTRIMET VAZHDOJNË!
Bëhu pjesë e Kurse Shkencore – Klinë dhe investo në dijen tënde! 🧪📖
📌 Për t’u regjistruar, na dërgoni këto të dhëna: 1️⃣ Emrin dhe mbiemrin
2️⃣ Numrin e telefonit
3️⃣ Email-in
4️⃣ Vendbanimin
5️⃣ Klasën dhe drejtimin
📞 Tel: 044 429 318
✨ Investo në dije, ndërto të ardhmen!

Të nderuar maturantë,Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në niveli...
28/08/2026

Të nderuar maturantë,

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/’27 në njësitë akademike ku ende ka vende të lira nga konkursi për afatin e parë.

Të drejtë konkurrimi për plotësimin e vendeve të lira të studimeve themelore në këtë konkurs kanë të gjithë kandidatët që e kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore.

Gjithashtu në këtë konkurs mund të aplikojnë edhe pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, ata të vendeve fqinje të Kosovës, arbëreshët e Italisë, arbneshët e Zarës dhe grupimet e diasporës kosovare që jetojnë gjithandej nëpër botë, sipas kuotave të përcaktuara.

Aplikimi bëhet në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe do të jetë i hapur prej datës 28.08.2026 në orën 14:00 e deri më 05.09.2026 në orën 16:00. Gjatë kësaj periudhe kandidatët që aplikojnë online duhet të dorëzojnë edhe dokumentet fizike në njësinë akademike ku aplikojnë.

Kurse Shkencore – Klinë 🧪🔬Regjistrimet po vazhdojnë! 📚✍️Njohuri sot, sukses nesër! 🚀
27/08/2026

Kurse Shkencore – Klinë 🧪🔬
Regjistrimet po vazhdojnë! 📚✍️
Njohuri sot, sukses nesër! 🚀

🧪 REGJISTRIMET PËR KURSIN E KIMISË – AFATI I FUNDIT!Nëse synon Mjekësinë e Përgjithshme, Stomatologjinë, Farmacinë, Fizi...
23/08/2026

🧪 REGJISTRIMET PËR KURSIN E KIMISË – AFATI I FUNDIT!

Nëse synon Mjekësinë e Përgjithshme, Stomatologjinë, Farmacinë, Fizioterapinë apo Infermierinë, tani është koha të fillosh përgatitjen serioze.

🎯 Kimia është një nga bazat kryesore për sukses në programet e mjekësisë.
Te Kurse Shkencore – Klinë do të punosh me program të strukturuar, ushtrime dhe përgatitje të fokusuar për provimet pranuese.

⏳ AFATI I FUNDIT PËR REGJISTRIM!
Mos e lër për më vonë atë që mund të jetë hapi i parë drejt profesionit tënd.

📞 Regjistrohu tani: 044 429 318

🧪 Kurse Shkencore – Klinë
Njohuri sot, sukses nesër!

Address

Abedin Rexha
Klina
32000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kurse Shkencore - Klinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category