SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë

SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë, Education Website, Kijevë, Kijevë.

01/06/2026
Photos from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë 's post 01/06/2026

Aktivitet Festiv me Rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Sot, në paralelen e shkollës sonë në Golluboc, mësimdhënësit së bashku me nxënësit organizuan një aktivitet festiv me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Përmes lojërave, këngëve, aktiviteteve argëtuese dhe momenteve të gëzueshme, nxënësit festuan ditën e tyre në një atmosferë të ngrohtë e plot buzëqeshje. Ky aktivitet kishte për qëllim të promovojë rëndësinë e fëmijërisë, gëzimin, shoqërinë dhe të drejtat e fëmijëve.

Falënderojmë mësimdhënësit dhe nxënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti, duke e bërë këtë ditë të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Photos from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë 's post 30/05/2026

Aksion vullnetar për rregullimin e oborrit të shkollës

Sot, me angazhimin vullnetar të kolektivit të shkollës dhe aktivisteve vullnetar, u realizua pastrimi dhe rregullimi i hapësirës së oborrit të shkollës, duke përfshirë kositjen e barit dhe largimin e mbeturinave. Ky aktivitet u zhvillua me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të bukur për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

Falënderojmë sinqerisht të gjithë pjesëmarrësit vullnetarë për kontributin, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në mirëmbajtjen e shkollës sonë. Falë angazhimit të tyre, oborri i shkollës tashmë ka një pamje më të bukur dhe më mikpritëse për të gjithë.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës.

26/05/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË KLASËN E PARË DHE PARAFILLOR

Njoftohen të gjithë prindërit se në SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë dhe paralelet fizike në Burim dhe Golluboc, ka filluar regjistrimi i fëmijëve për vitin shkollor 2026/2027 në:

🔹 Klasën e Parë
🔹 Nivelin Parafillor

Regjistrimi bëhet pranë administratës së shkollës çdo ditë pune.

Ftojmë të gjithë prindërit që regjistrimin ta bëjnë me kohë, në mënyrë që procesi të zhvillohet sa më lehtë dhe me sukses.

Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Kajtaz Ramadani” – Kijevë

Photos from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë 's post 13/05/2026

Shkolla jonë përcolli në pension edhe një mësimdhënës të përkushtimit, sakrificës dhe kontributit shumëvjeçar në arsim. Pas më shumë se tri dekadash pune të ndershme e profesionale, z. Sahit Kryeziu mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.

Puna, përkushtimi dhe shembulli juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.

Me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes suaj, ju urojmë nga zemra shëndet, lumturi dhe shumë vite pranë familjes dhe më të dashurve tuaj.

Faleminderit për gjithçka që dhatë për arsimin dhe shkollën tonë!

Me respekt,
SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë

Photos from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë 's post 05/05/2026

📚 Orë letrare në SHFMU “Kajtaz Ramadani” – Kijevë

Sot, në ambientet e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, u mbajt një orë letrare e veçantë, e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim.

Ky aktivitet u pasurua me pjesëmarrjen e karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”, si dhe anëtarëve të SHKL “Tafil Kelmendi” nga Malisheva. Poetët Xhevat Syla, Mehdi Krasniqi, Ibrahim Kadriu, Xhemë Karadaku, Jonuz Fetahu, Prend Buzhala, Fadil Javori, Rexhep Toplana dhe Zymer Zogaj, së bashku me nxënësit tanë, interpretuan poezit e tyre dhe sollën emocione të veçanta për të gjithë të pranishmit.

Aktiviteti u mirëprit me entuziazëm dhe dëshmoi edhe një herë rëndësinë e promovimit të letërsisë dhe krijimtarisë artistike te nxënësit tanë.

Në këtë orë letrare, shkrimtarët dhuruan librat e tyre për bibliotekën e shkollës, duke pasuruar fondin e saj dhe duke nxitur dashurinë për lexim tek nxënësit.

Në emër të shkollës sonë, shprehim mirënjohje të sinqertë për të gjithë shkrimtarët pjesëmarrës, e në veçanti për shkrimtarin Mehdi Krasniqi, për gatishmërinë e tij për të kontribuar në pasurimin e bibliotekës së shkollës me libra të rinj.

Faleminderit për këtë përjetim të bukur letrar!

Photos from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë 's post 09/03/2026

🇽🇰 Vizitë në Prekazin Legjendar

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars, nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë (cikli i ulët), më datë 6 mars realizuan një vizitë në Prekazin legjendar.

Gjatë kësaj vizite përkujtimore, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë dhe sakrificën e madhe të familjes Jashari dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998.

Në këto tri ditë të një lufte të pabarabartë, Adem Jashari dhe familja e tij sakrifikuan jetën, duke u bërë simbol i qëndresës, guximit dhe luftës për lirinë e Kosovës.

Kjo vizitë shërbeu si një moment reflektimi dhe edukimi për nxënësit, duke forcuar ndjenjën e respektit dhe mirënjohjes ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë. 🇽🇰

Photos from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë 's post 03/03/2026

🎿 Aktiviteti “Drejt Malit” – Brezovicë ❄️

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se nxënësit e shkollës sonë SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, së bashku me paralelet në Golluboc dhe Stapanicë, kanë nisur aktivitetin njëjavor në Brezovicë, në kuadër të programit “Drejt Malit”.

Gjatë kësaj jave, nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë elementet bazë të skijimit, të zhvillojnë shkathtësitë e tyre sportive dhe të përjetojnë një eksperiencë të veçantë edukativo–sportive në ambientet e bukura malore të Brezovicës.

Ky aktivitet vjen si shpërblim për suksesin, angazhimin dhe përkushtimin e nxënësve tanë, si dhe për punën profesionale të mësimdhënësit të Edukatës Fizike, Rasim Bacaliu, i cili së bashku me nxënësit e klasave V, VI dhe VII arritën rezultate të shkëlqyera në futsall në garat komunale në Malishevë.

Urojmë që kjo javë të jetë e mbushur me suksese, përvoja të paharruara dhe momente të bukura për nxënësit tanë! 🙌

Photos from SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë 's post 16/02/2026

Kremtimi i Ditës së Shkollës dhe i Ditës së Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰

Sot, në një atmosferë festive dhe plot emocion, kremtuam Ditën e Shkollës sonë “Kajtaz Ramadani” në Kijevë dhe paraleleve në Stapanic e Golluboc dhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, mësimdhënësit dhe nxënësit tanë kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik, me këngë, recitime dhe pika të tjera që pasqyruan dashurinë për atdheun dhe respektin për historinë tonë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin veteranë të arsimit, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prindër dhe mysafirë të shumtë, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Faleminderit të gjithëve që kontribuuan dhe ndanë me ne këtë ditë të veçantë! 🇽🇰

11/01/2026

NJOFTIM

Të dashur prindër dhe nxënës,

Ju bëjmë me dije se, në përputhje me njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Arsimit dhe Edukimit në Komunën e Malishevës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, shtyhet përseri fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2025/2026.

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, do të bëhët më 14.01.2026.

Orët mësimore që nuk do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe do të zëvendësohen në muajt pasues.

Për njoftime të tjera eventuale, do t’ju informojmë me kohë.

Want your school to be the top-listed School/college in Kijevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Kijevë
Kijevë