10/09/2026
CREATE THE FUTURE – Youth Skill Program 2026
BRICKOS SHPK x BONEVET Kamenica
Për disa vite me radhë, Brickos Shpk ka qenë një mbështetës i rëndësishëm i BONEVET Kamenica dhe i mundësive që krijojmë për të rinjtë dhe fëmijët e komunë së Kamenicës.
Edhe këtë vit, falë kësaj mbështetjeje, të rinjtë e Kamenicës do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike, kreative dhe teknologjike që do t’u shërbejnë në të ardhmen.
Nga ky bashkëpunim kemi krijuar programin “CREATE THE FUTURE”, i cili do t’u mundësojë 80 të rinjve dhe të rejave nga Kamenica të marrin pjesë në 5 trajnime profesionale.
Këto trajnime janë pa pagesë falë mbështetjes së BRICKOS SH.P.K.
📌 Për më shumë detaje rreth trajnimeve dhe për të aplikuar, klikoni në linkun më poshtë:
https://forms.gle/jtJNL9F8EeSjYYqd6