22/12/2023
Familja Zharku vazhdon traditen e Laures emri i së ciles është i kidhur ngusht me shkollen tonë nga se ishte dhe mbetet mike e shkollës sonë. Në mes emocionesh nxënësit tanë pranuan dhurata nga nëna dhe motra e Laures të cilat i ndau BABADIMRI. Faleminderojm përjetësisht familjen Zhrku.
20/04/2023
Të dashur nxënës, mësimdhënës e prind Urime festa e FITER BAJRAMIT shëndet, gëzim e harmoni në familjet tuaja.
22/10/2022
Republika e Kosoves Komuna Kaçanik
Shfmu"DITURIA"
Ivajë
Me rastin e 24. Tetorit. “DITA E SHKOLLËS”
FTESË
Të dashur nxënës e ish nxënës, të nderuar prind të nxënësve Ivajë-Strazhë ju ftoj të hënën më: 24.10.2022 ora 1100 të merrni pjesë në programin e përgatitur nga nxënësit për shënimin e DITËS SË SHKOLLËS në lokalet e shkollës në Ivajë.
Pjesmarrja juaj na nderon.
Ivajë Drejtori i shkollës; Nexhadi Luta
16/05/2022
Republika e Kosovës Komuna e Kaçanikut
Republika Kosova Opština Kaçanik
Republic of Kosovo Municipality of Kaçanik
Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës
Datë, 16.05.2022
Në bazë të Ligjit nr. 04/L- 032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Udhëzimit Administrativ nr. 16/2004 për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, Drejtoria e Arsimit shpallë:
KONKURS
Për Regjistrimin e Nxënësve në Klasën e Parë (1) në Shkollat fillore të mesme të ulëta për vitin shkollor 2022/2023
1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve:
Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë pasi të ketë mbushur moshën minimale (gjashtë vjet) por mund të regjistrohet edhe nën moshën minimale të arsimit të detyruar, në fillim të viti shkollor me vlerësimin e mjekut dhe të psikologut. Vendimin e merr Drejtoria e Arsimit
2. Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
Për regjistrim në klasë të parë, fëmiu duhet të ketë certifikatën e lindjes.
3. Fëmijët i nënshtrohen një vlerësimi professional, lidhur me përcaktimin e shkallës së aftësive të tij, vlerësimi bëhtet nga organi profesional i shkollës:
• Mësuesi/ja;
• Pedagogu dhe
• Psikologu.
Vlerësimi dhe regjistrimi i nxënësit bëhet në prani të (së paku) njërit nga prindërit (kujdestarit).
4. Afati i regjistrimit:
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, fillon më 17 maj dhe zgjat deri me 7 qershor.
27/01/2022
NJOFTIM
Tè nderuar mèsimdhènès pas infemtimit tè 6 mèsimdhènèsve me Covid 19 nè bashkpunim me Task Forcen kemi vendosur qè shkolla nè Ivajè nga neser deri mè: 5 shkurt kalon nè versionin C me mèsim nga distanca online, ndèrsa shkolla nè shtrazè vazhdon normalisht mèsimin. Jeni tè obliguar tè organizoni mèsimin online. Drejtori.
09/01/2022
Të dashur nxënës dhe të nderuar prindër, drejtoria e shkollës ju njofton se të hënën me datë, 10.01.2022, fillon periudha e dytē e vitit shkollor 2021/2022.
Ju dëshiroj shëndet dhe suksese nē mësim!
26/11/2021
URIME FESTA KOMBËTARE E FLAMURIT
Sot nxënësit tanë shfaqen një program me rastin e Festës së FLAMURIT me një numër të kufizuar nga se ende jemi nën kërcnimin e Covidit. Urime.
22/11/2021
Urime dita e ALFABETIT ( 113- Vjetori)
24/10/2021
URIME DITA E SHKOLLËS
24 – TETORI
Të dashur nxënës e ish nxënës, të nderuar mësimdhënës e ish mësimdhënës të rrespektuar prind e bashkvendas me rastin e 25 vjetorit të pavarësimit të shkollës sonë dhe emrimit me emrin simbolik “ DITURIA” me të cilin u emrua më: 24. Tetor 1996 dhe me që ndodhemi ende në situat pandemie kamë nderin si drejtor i kësaj shkolle të ju uroj këtë ditë të veqant me dëshirën për suksese të vazhdueshme.
Le të na rroj përgjithmon DITURIA jonë!
Drejtori:
Nexhadi Luta
____________
01/10/2021
Sot 01.10.2021 Falminderova mësimdhënësin Selami Trupi për kontributin 7 vjeqarë në shkollën tonë në paralelen fizike në Starzhë si mësimdhënës i gjuhës anglez, Selamiut edhe publikisht i shpre mirnjohjen time për përkushtimin në punë dhe i uroj suksese në shkollat ku ai vazhdon karieren.
kaluam mirë dhe Selamiu mbete pjes e Historikut të shkollës sonë.
Selami shëndet e suksese në vazhdim.
Drejtori i shkollës: Nexhadi Luta.
23/09/2021
Të dashur nxënës, shumë të rrespektuar prind, të nderuar personel arsimor duke shpresuar të jeni mirë ju dhe familjet e juaja ju bëjë me dije se të hënen më:27.09.2021 do të fillojmë mësimin me rrespektimin e plotë të masave anti-covid. Ne kemi bërë përgatitjet dhe jemi gati, juve ju urojm shëndet mirseardhje dhe shumë suksese.
Drejtori: Nexhadi Luta
19/07/2021
Drejtoria e shkollës Uron nxënësit, prindët, të punësuarit dhe gjithë muslimanët.