11/09/2026
Shkruan:Hfz Jahir Sumiçi për Berat Buzhalën dhe simotrat e tij! Pas deklaratës skandaloze të këtij të fundit.
Meqë qenke kapur me hafizat, po t’i tregoj disa mesele që ndoshta nuk dëshiron t’i shohësh!
Fajin për çështjen e testit PISA ua paske hedhur hafizëve. Po të tregoj se edhe unë jam një prej tyre dhe kjo është një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime.
Të qenit hafiz nuk më ka penguar aspak. Përkundrazi, më ka dhënë forcë, motivim dhe vullnet për të arritur dy Bachelor, Master dhe PhD (c.), publikime, punime shkencore, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, ligjërime dhe njohuri të thelluara në tri gjuhë të huaja.
Berat, të sfidoj: Kur të duash, bëjmë teste unë dhe ti, bashkë me këta pseudo-analistë që derdhin vrer ndaj Islamit dhe myslimanëve nëpër studio televizive.
Le të testohemi para mediave, secili në fushën e vet, dhe ta shohim kush e kalon testin “PISA”.
Dija dëshmohet me rezultate, jo me paragjykime.
Shëndet,
Hafiz Jahir Sumiçi