26/05/2026
SHFMU 'Ilaz Thaçi'' Hani i Elezit
Faqja zyrtare e shkollës e cila menaxhohet nga ana e drejtorit dhe e mësueseve.
26/05/2026
26/05/2026
E marte
26.5.2026
Festën e Kurban Bajramit e bënë madhështore si zakonisht ALBA GROUP, duke përgatitur dhe dhuruar dhurata për të gjithë nxënësit nga klasat përgatitore deri në klasën e pestë.
Mirënjohje për ALBA GROUP që në këtë ditë feste gëzon nxënësit e shkollës sonë!
Faleminderit Sherif Ramuka!
Faleminderit Erza Ramuka!
Faleminderit Shema Ramuka!
Faleminderit Amir Bushi!
23/05/2026
E shtunë
23.5.2026
Shëtitje një ditore me nxënës të klasave të nënta, duke vizituar Prekazin Legjendar, Drinin e Bardhë si dhe qytetin historik Prizrenin.
Shetitja është realizuar nga kujdestarët e klasave të nënta si dhë mësimdhënësit të cilët janë përkujdesur në vazhdimësi për nxënësit!
22/05/2026
E premte
22.5.2026
Ora e parë mësimore i kushtohet ish nxënësit të shkollës sonë, dëshmorit Suad Brava i vrarë në burgun Dubravës!
Lavdi e përjetshme!
22/05/2026
E premte
22.5.2026
Sot morëm pjesë në turnirin e futbollit të vogël, të organizuar nga SHFMU “Gafurr Luma” për nder të Ditës së rënies së dëshmorit Avdylgafurr Luma, ku në mesin e shumë shkollave, SHFMU “Ilaz Thaçi” arriti të zë vendin e parë🏆
Lojtari më i mirë i turneut u shpall mësimdhënësi Bunjamin Bushi🥇
22/05/2026
E premte
22.5.2026
Parafillorët vizitojnë stacionin e policisë dhe Zjarrfikësit.
21/05/2026
E enjte
21.5.2026
Shkollën tonë sot i vizituan stafi dhe nxënës të shkollës "Lidhja e Prizrenit" nga Deçani.
Qëllimi i vizitave dhe bashkëpunimit reciprok ka karakter motivues për shkëmbim përvojash mes dy shkollave dhe komunave, andaj falënderojmë mysafirët dhe nikoqirin DKA, të cilët mundësuan realizimin e fillimit të këtij bashkëpunimi.
20/05/2026
E mërkurë
20.5.2026
Shpella e Gadimës dhe Pylli i Arinjëve
Nxënësit e pesë klasave të pesta, sot vizituan dy vende atraktive me karakter edukativ e argëtues në Lipjan dhe Prishtinë.
Ky aktivitet jashtkurrikular është realizuar nga mësimdhënësit e klasave të pesta në mbështetje të prindërve.
Aktivitetet e tilla çmohen dhe vlerësohen shumë, andaj përgëzojmë organizatorët.
18/05/2026
18/05/2026
E hënë
18.5.2026
Ekipi për vlerësim të brendshëm në nivel shkolle për vitin 2025/26
16/05/2026
E shtunë
16.5.2026
Në garat ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo”, nxënësi i klasës së katërt i shkollës sonë LORIN DERNJANI arrin rezultate te jashtëzakonshme, duke e kaluar testin me sukses dhe është në mësin e gjashtë nxënësve fitues ne Kosove. Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentët e rinj në fushën e matematikës në Kosovë.
Urime Lorinit e suksese te tjera.