Mendimi Pozitiv

Mendimi Pozitiv

Share

Kjo është faqe që ka për qëllim ti ndihmoj njerzit të mendojn pozitivisht ,optimizmi , dëshira për jetë ,vullneti për punë , motivi për studim ^_^

16/04/2021

" Ditët e mira të sjellin fat...Ditët e këqija të japin përvoje...Ditët akoma më të këqija të japin leksione. Prandaj, kurrë mos fajëso asnjë ditë të jetës... Thjesht jeto...!

21/05/2018

20/05/2018

Bashkohu me ata qe kendojne, tregojne histori, e shijojne jeten dhe kane gezim ne sy! Sepse lumturia eshte ngjitese dhe arrin gjithnje t'i parandaloje njerezit qe te paralizohen nga depresioni, nga vetmia dhe nga veshtiresite.
Bashkohu me ata qe vazhdojne perpara me koken lart, edhe pse i kane syte me lot!

|Paulo Coelho|

Photos 19/11/2016

Teksa po këndonte, Adele ndërpreu përformancen në skene dhe iu drejtua një vajze:

"Dua t'i them asaj vajzës aty: A mund të ndalosh së më filmuari me kamera? Sepse ja ku më ke, jam këtu në këto momente. Mund ta shijosh koncertin tim në jetën reale dhe jo nëpërmjet kamerës.

Ti nuk po shikon një DVD, por një koncert të vërtetë ♪♪♪!
(huazuar)

01/10/2016

Shkruar nga Fitim Uka

M'ka marrë malli me shiju një ditë të ftohtë vjeshte, me m'lagë shiu e me u ba qull,
pa e pasë brengën e telefonit...

M'ka marrë malli me u shkarravit pluhnit të lagjes, e me befasu nanen me rrobat e reja të bame copë-copë...

M'ka marrë malli për një televizion me ngjyra bardhë e zi, se këta të sotmit më janë gërdit prej ftyrave plot "ngjyra" të politikanëve mashtrues.

M'ka marrë malli për një markë gjermane (deutche mark), me të cilën dikur e bleja gjithë botën...
Për pak bukë me sheqer...
Për shtratin e gjumit që e ndaja me vëllezërit...

Thjeshtë, kanihere po më merr malli!

Ma pak rroba në dollape, ma pak pare në xhep, pa telefona, por kogja të lumtur

Photos 30/07/2016


( huazuar )

Photos 23/07/2016

Mos e le pa e lexuar 👌 Brilante..

Nxënësi hiperaktiv!

Mësuesja kërkoi prindin e një nxënësi që të paraqitet në shkollë, për të biseduar rreth ecurisë së djalit të tij në mësime. Ajo kishte shumë vërejtje dhe pakënaqësi për të.
Me të ardhur prindi, pasi u përshëndetën ajo i tha:”Ju kam kërkuar për djalin tuaj. Ai ka nevojë për Ritalinë (ilaç që u jepet personave që vuajnë nga mungesa e përqendrimit dhe hiperaktiviteti). Ai nuk lë dy gurë bashkë, i shqetëson nxënësit e tjerë dhe na prish mësimin. Sigurisht që as vetë nuk mëson fare!”
Prindi e pranoi propozimin e mësueses, por djali i tij i tha:”Jo se mua më vjen turp të pi ilaçin para shokëve e shoqeve të klasës! Ata do të më tallin pastaj!”
Mësuesja i tha:”Nëse është kështu, unë propozoj që kur të vijë orari i pirjes së Ritalinës, unë do të dërgoj të më sjellësh një kafe nga bufeja e shkollës. Ndërkohë, ti shko tek dhoma e mësuesve dhe pije Ritalinën atje. Pastaj më sill kafenë. Askush nuk do e kuptojë!”
Si babai dhe djali e pranuan këtë propozim.
Gjërat vazhduan si mos më mirë për disa kohë. Ritalina kishte dhënë rezultatet e veta.
Mësuesja e thirri të atin një ditë për ta falënderuar për bashkëpunimin dhe për ti thënë se i biri i ishte kthyer normalitetit, kishte sjellje të pëlqyeshme, ishte i qetë dhe kishte përmirësim të dukshëm.
Sigurisht që i ati u gëzua shumë nga fjalët e mësueses së djalit. Ai e falënderoi dhe vlerësoi jashtë mase bashkëpunimin mes tyre.
Pasi u kthyen në shtëpi, ai e thirri djalin e tij dhe pasi e puthi në ballë i tha:”O bir! Sot më thirri mësuesja dhe më tha se ishte e kënaqur me përmirësimin tënd dhe ndryshimin e suksesshëm tëndin në mësime dhe sjellje!”
Djali iu përgjigj:”Gjërat janë krejt ndryshe nga ajo që i mendoni ju babi. Sa herë që shkoja për të pirë Ritalinën, unë e hidhja tabletën në kafenë e mësueses dhe ia çoja ta pijë. Që atëherë, mësuesja ka qenë më e qetë, na mësonte siç duhej dhe na trajtonte me më shumë dashuri!”
Shpesh herë, para se të fajësojmë të tjerët, duhet të shohim nëse jemi ne ata që duhet të ndryshojmë diçka në sjelljet tona!
(huazuar)

Want your school to be the top-listed School/college in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address

Gjilan