SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan

SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan, Education Website, Gjilan.

Faqja zyrtare e SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan “Në shkollën tonë, ne nuk japim vetëm dije – ne ushqejmë ëndrrat që ndërtojnë të ardhmen.”

Vizita e Drejtorit të DKA-së me rastin e fillimit të vitit shkollor 2026/2027Sot, me rastin e fillimit të vitit të ri sh...
01/09/2026

Vizita e Drejtorit të DKA-së me rastin e fillimit të vitit shkollor 2026/2027

Sot, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, shkolla jonë në krye me drejtorin e shkollës, z. Fadil Shabani, pati kënaqësinë të mirëpresë në vizitë Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Jeton Rexhepi, me bashkëpunëtorë.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Rexhepi uroi menaxhmentin, stafin mësimdhënës dhe nxënësit për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen dhe zhvillimin e arsimit.

Po ashtu, ai pa nga afër punimet e realizuara në kuadër të renovimeve, si dhe investimet që janë duke vazhduar për përmirësimin e infrastrukturës së shkollës. Këto ndërhyrje do të ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënie dhe nxënie cilësore.

Shkolla jonë shpreh mirënjohje të thellë ndaj Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë Komunale të Arsimit, për mbështetjen dhe investimet që po bëhen në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

31/08/2026

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se nesër, më 1 shtator 2026 fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

Me këtë rast, ju përcjellim urimet tona më të sinqerta për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm. Urojmë që ky vit shkollor të karakterizohet nga përkushtimi në punë, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe arritje të larta në procesin edukativo-arsimor.

Nxënësve u dëshirojmë suksese të vazhdueshme në mësime dhe zhvillim të gjithanshëm!

Orari i mësimit është i njëtjti sikurse në vitin paraprak, mësimi i paraditës fillon në ora 08:00, ndërsa ai i pasditës në ora 13:10.

Ju urojmë një vit shkollor të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë!

Me respekt,
Drejtori i shkollës:
Fadil Shabani

📅Kalendari për vitin shkollor 2026-2027📅
30/08/2026

📅Kalendari për vitin shkollor 2026-2027📅

LISTA E TEKSTEVE SHKOLLORE PËR NXËNËSIT E KLASËVE VI-IX Të nderuar prindër, në fotografitë e bashkëngjitura mund ti gjen...
28/08/2026

LISTA E TEKSTEVE SHKOLLORE PËR NXËNËSIT E KLASËVE VI-IX

Të nderuar prindër, në fotografitë e bashkëngjitura mund ti gjeni listat e teksteve shkollore për nxënësit e klasëve VI-IX, sipas përzgjedhjes së Aktiveve Profesionale (Fushave Kurrikulare) dhe mësimdhënësve të lëndëve përkatëse, si dhe shtëpitë botuese.

Ndërsa, për nxënësit e nivelit fillor nga klasa e parë deri në klasën e pestë (1-5), Këshilli i Mësimdhënësve të nivelit Fillor ka vendosur që të vazhdoj të punoj me tekstet e shtëpisë botuese ''Dukagjini'' në të gjitha lëndët mësimore.

Ju lutemi shikoni me kujdes para se t'i bleni tekstet dhe për çdo rast, mund t'i kontaktoni edhe kujdestarët e klasave të fëmijëve tuaj.

Katalogun e Ministrisë së Arsimit ku mund t'i gjeni çmimet e librave që duhet t'u përmbahen të gjitha libraritë mund ta shkarkoni në linkun në vazhdim:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/?fbclid=IwY2xjawT-vThwZG9mAWV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMXJtNE9aYW1lTDc3aXdrcEpzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeqt8SpXWOkPfKqBQgyLO4nvIEVIIe2tA6SE5OpEhi3TM0gJRSVjuX2sqZ-T4_aem_sixq8mxZvaM8mnTFheGKOg

Për çdo rast, lexoni edhe njoftimin e plotë të Ministrisë së Arsimit në postimin paraprak të faqes së shkollës!

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e kl...
27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9
⤵️🔗

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

__________________________________

Usvaja se Katalog udžbenika i izvršava se isplata sredstava za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda

Ministarstvo obrazovanja i nauke usvojilo je danas Katalog udžbenika i izvršilo isplatu sredstava na račune roditelja korisnika za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda za školsku 2026/2027. godinu.

Proces prijavljivanja roditelja/zakonskih staratelja počeo je 27. jula i odvijao se putem platforme eKosova. Svaku podnetu prijavu verifikovali su ovlašćeni koordinatori u svakoj školi. Liste koje su škole verifikovale potom su prošle konačnu verifikaciju od strane nadležne komisije MON-a. Konačna lista korisnika dostavljena je Ministarstvu finansija radi realizacije transfera novca na bankovne račune roditelja.

MON je sproveo pregovore sa izdavačkim kućama radi utvrđivanja konačnih prodajnih cena udžbenika. Pregovaračka komisija pripremila je konačni izveštaj o rezultatima procesa. Na osnovu tog izveštaja i u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, MON je usvojio zvanični Katalog udžbenika, u kom su utvrđene konačne prodajne cene za svaki udžbenik. Cene utvrđene u ovom katalogu obavezujuće su za primenu na svim prodajnim mestima udžbenika. Katalog je objavljen na internetu i možete ga pronaći na: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ Isti je prosleđen ODO, školama, izdavačkim kućama, knjižarama i Savetu roditelja.

Na osnovu cena utvrđenih u katalogu, ministar je doneo odluku o visini subvencije za svaki razred. Visina subvencije po roditelju/učeniku za udžbenike na albanskom jeziku, po razredima, iznosi:

1 i 2 razred – 60 euro;
3 – razred 65 euro;
4 – razred 70 euro;
5 – razred 80 euro;
6 i 7 razred – 90 euro;
8 i 9 razred – 100 euro.

Današnjim usvajanjem i objavljivanjem kataloga, roditelji/zakonski staratelji mogu kupiti udžbenike.

MON apeluje na roditelje da se prilikom kupovine uvere da udžbenike kupuju po cenama utvrđenim u zvaničnom katalogu MON-a, koji je dostupan na internet stranici Ministarstva.

Takođe vas obaveštavamo da od danas, pa sve do početka nove školske godine, Inspekcija za obrazovanje započinje intenzivan i kontinuiran nadzor prodajnih mesta, radi verifikacije poštovanja cena utvrđenih u katalogu. Nadzor će se neprekidno sprovoditi na svim prodajnim mestima. A nakon početka školske godine, Inspekcija za obrazovanje će započeti provere u školama radi utvrđivanja da li su učenici opremljeni udžbenicima.

Roditelji koji uoče neslaganje između cene utvrđene u katalogu i prodajne cene, pozivaju se da slučaj prijave na zvanične brojeve telefona MON-a:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 i +383 (0) 38 200 65 005

Još jedno važno obaveštenje jeste da sistem za prijavljivanje na eKosova ostaje otvoren za decu koja još nisu upisana u prvi razred, a koja će se upisati u drugom roku.

Takođe, sistem ostaje otvoren i za roditelje/zakonske staratelje učenika drugih nivoa koji, iz različitih razloga, još nisu aplicirali za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke ostaje posvećeno transparentnom i regularnom sprovođenju procesa subvencionisanja, u cilju rasterećenja finansijskog tereta za porodice i obezbeđivanja neophodnih uslova za učenike na početku nove školske godine. Zahvaljujemo svim roditeljima i zakonskim starateljima na razumevanju i saradnji.

_________________________________

Is approved the Catalogue for Textbooks and Ex*****on of Subsidy Funds for Grades 1–9

The Ministry of Education and Science has today approved the Catalogue for Textbooks and executed the transfer of funds into the accounts of eligible parents for the subsidy of school textbooks for students in grades 1–9 for the 2026/2027 school year.

The application process for parents/legal guardians began on July 27 and was conducted through the e Kosova platform. Each application submitted was verified by authorized school coordinators. The verified lists were then subject to final review by the relevant MES commission. The final list of beneficiaries was forwarded to the Ministry of Finance for the transfer of funds into parents’ bank accounts.

MES held negotiations with publishing houses to determine the final sales prices of textbooks. The Negotiation Commission prepared the final report on the results of this process. Based on this report and in accordance with legal authorizations, MES approved the official Catalogue for Textbooks, which sets the final sales prices for each textbook. These prices are mandatory for all points of sale. The catalogue has been published online and can be accessed at: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ It has also been distributed to municipal education directorates, schools, publishing houses, bookstores, and the Parents’ Council.

Based on the catalogue prices, the Minister has issued a decision on the subsidy value per class. The subsidy amounts for parents/students for textbooks in the Albanian language are as follows:

• Grades 1 and 2 – €60
• Grade 3 – €65
• Grade 4 – €70
• Grade 5 – €80
• Grades 6 and 7 – €90
• Grades 8 and 9 – €100

With today’s approval and publication of the catalogue, parents/legal guardians may proceed with purchasing school textbooks.

MES urges parents to ensure that textbooks are purchased at the official catalogue prices, which are accessible online on the Ministry’s website.

Additionally, starting today and continuing until the beginning of the new school year, the Education Inspectorate will conduct intensive and continuous monitoring of sales points to verify compliance with the catalogue prices. Monitoring will be carried out across all sales units. After the school year begins, the Inspectorate will also conduct verifications in schools to ensure that students have been provided with the required textbooks.

Parents who identify discrepancies between the catalogue price and the sales price are invited to report the case to MES’s official phone numbers.

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 and +383 (0) 38 200 65 005

Another important announcement is that the application system on e-Kosova remains open for children who have not yet been enrolled in the first grade and who will be registered during the second enrollment period.

The system also remains open for parents/legal guardians of students in other grade levels who, for various reasons, have not yet applied for the subsidy of textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science remains committed to ensuring a transparent and orderly implementation of the subsidy process, aimed at easing the financial burden on families and securing the necessary conditions for students at the start of the new school year. We extend our gratitude to all parents and legal guardians for their understanding and cooperation.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit të MësimdhënësveNjoftohen të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë, se do të mbahet mbl...
24/08/2026

Njoftim për mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve

Njoftohen të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë, se do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Mësimdhënësve.

📅 Data: 26 Gusht 2026, e mërkurë
⏰ Ora: 10:30
📍 Vendi: SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan

Pjesëmarrja në këtë mbledhje është e obligueshme për të gjithë mësimdhënësit.

Ju faleminderit paraprakisht!

Me respekt,

Drejtori i shkollës:
Fadil Shabani

Punimet për përmirësimin e hapësirave të brendshme të shkollës po vazhdojnë me intensitet të lartëNë shkollën tonë janë ...
24/08/2026

Punimet për përmirësimin e hapësirave të brendshme të shkollës po vazhdojnë me intensitet të lartë

Në shkollën tonë janë duke vazhduar në mënyrë intensive punimet për rregullimin dhe përmirësimin e hapësirave të brendshme. Punimet përfshijnë gëlqerosjen e ambienteve, shtrimin e dyshemeve me pllaka, ndërrimin e dyerve të klasave si dhe renovimin e tualeteve.

Këto ndërhyrje do të ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi më të sigurt, më të pastër, më funksional dhe më të përshtatshëm për mësim dhe punë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenien e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për Komunën e Gjilanit, respektivisht Drejtoria Komunale e Arsimit DKA - Gjilan për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe investimin në përmirësimin e infrastrukturës së shkollës sonë.

Falenderojmë edhe kompaninë punëkryese për angazhimin maksimal, me qëllim që këto punime të përfundojnë sa më parë dhe mësimi të fillojë me kohë.

Investimi në shkollë është investim në të ardhmen e nxënësve tanë!

Komunikatë për prindër nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës⤵️
20/08/2026

Komunikatë për prindër nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës
⤵️

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

12/08/2026

SHTYHET AFATI PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONIMIN E TEKSTEVE DHE MATERIALEVE SHKOLLORE DERI MË 14 GUSHT

Njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9).

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

28/07/2026

Njoftim për të gjithë mësimdhënësit e shkollës

Të nderuar kolegë mësimdhënës,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes Drejtoria Komunale e Arsimit DKA - Gjilan kërkon nga të gjithë mësimdhënësit që ta plotësojnë një formular online, i cili realizohet në kuadër të projektit ''SELFIE for Teachers për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës''.
Plotësimi i formularit është i obligueshëm për të gjithë mësimdhënësit dhe është i hapur nga data 27 Korrik - 20 Gusht, 2026.

Çka është SELFIE for TEACHERS ?

SELFIE for TEACHERS është një instrument i zhvilluar nga Komisioni Evropian, i bazuar në Kornizën Evropiane të Kompetencave Digjitale për Mësimdhënës (DigCompEdu).

Ky instrument është krijuar për t'i ndihmuar mësimdhënësit të vetë vlerësojnë kompetencat e tyre digjitale dhe përdorimin pedagogjik të teknologjisë në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit, duke reflektuar nevojat për zhvillim profesional të mësimdhënësve në fushën e edukimit digjital.

Për ta lehtësuar këtë proces MASH ka krijuar një link të dedikuar për t’u plotësuar nga mësimdhënësit.

Ju faleminderit paraprakisht!

Linku për regjistrim dhe plotësimin e formularit:

Address

Gjilan

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:20
Tuesday 07:00 - 17:20
Wednesday 07:00 - 17:20
Thursday 07:00 - 17:20
Friday 07:00 - 17:20

Telephone

+383280375354

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Nazim Hikmet" - Dobërçan:

Shortcuts

Share