31/08/2026
Të nderuar/a,
Sot përfundon pushimi veror, duke lënë pas kujtime dhe aktivitete të bukura të kësaj vere.
Nesër fillojmë procesin edukativo-arsimor, një ditë e veçantë për secilin fëmijë. Me këtë rast, u urojmë arsimtarëve dhe nxënësve një vit të mbarë shkollor, plot suksese, arritje dhe përvoja të reja!
Procesin mësimor e fillojmë sipas këtij orari:
Niveli I (0–5): nga ora 13:00
Niveli II ( 6–9): nga ora 08:00
Ju urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në vitin e ri shkollor 2026/27!
Me respekt,
Drejtori i shkollës
Ajvaz Beqiri