Sot në Mova Academy realizuam një aktivitet informues rreth mediave dhe pasojave të përdorimit të tepruar të internetit tek fëmijët. 📱🌐
Gjatë aktivitetit diskutuam se si përdorimi i pakontrolluar i internetit mund të ndikojë në përqendrimin, komunikimin dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe rëndësinë e përdorimit të sigurt dhe të balancuar të teknologjisë.
Në fund mbajtëm edhe një ligjëratë interaktive ku ndamë më shumë informacione dhe biseduam së bashku për kohën që fëmijët kalojnë online dhe mënyrat si mund ta menaxhojnë më mirë atë. 🤝✨
Media Teknologjia Awareness DigitalWellbeing
MOVA Academy
MOVA Academy është një hapësirë Inovacioni që ofron trajnime, rrjetëzim dhe përgatitje për karrierën
29/04/2026
Ngjyra, kreativitet dhe buzëqeshje në çdo cep 🌸✨
Nxënësit e Mova Academy sot kanë zhvilluar një aktivitet të bukur kreativ, ku me duart e tyre kanë krijuar lule shumëngjyrëshe nga letra 🌼🌈
Përmes këtij aktiviteti, ata jo vetëm që u argëtuan, por edhe zhvilluan imagjinatën, përqendrimin dhe punën në grup 🤝💡 Çdo lule është unike – ashtu si secili prej tyre!
Jemi shumë krenarë për përkushtimin dhe kreativitetin që tregojnë në çdo orë ❤️
23/04/2026
📚✨ Sot, më 23 Prill, festuam Ditën Botërore të Librit në Mova Academy!
Një ditë e mbushur me frymëzim, imagjinatë dhe dashuri për leximin. Nxënësit tanë ndanë librat e tyre të preferuar, prezantuan histori interesante dhe treguan sa e rëndësishme është fuqia e fjalës së shkruar. 📖💡
Leximi na ndihmon të ëndërrojmë më shumë, të mësojmë më shumë dhe të rritemi çdo ditë. 🌱
Edukimi
22/04/2026
🌍✨ Dita e Tokës në Mova Academy ✨🌍
Disa nga nxënësit tanë festuan Ditën e Tokës përmes aktiviteteve kreative dhe edukative! 💚Në aktivitetin e parë, ata punuan në grup për të krijuar modele dhe për të mësuar mbi riciklimin dhe kujdesin ndaj mjedisit. Me shumë imagjinatë dhe përkushtim, ata sollën ide të bukura për një planet më të pastër. ♻️🌱
Ndërsa në aktivitetin e dytë, nxënësit ndoqën një prezantim interaktiv ku mësuan më shumë rreth rëndësisë së ruajtjes së Tokës dhe mënyrave se si secili prej nesh mund të kontribuojë çdo ditë. 🌎📚
Së bashku po rrisim ndërgjegjësimin dhe dashurinë për planetin tonë! 💙 EArdhmja
03/04/2026
Sot në Mova Academy zemrat tona u mbushën me gëzim dhe buzëqeshje 🎉✨
Festuam ditëlindjen e dy binjakëve të mrekullueshëm, Trisës dhe Erikut 🎂🎈
Nxënësit me shumë dashuri përgatitën kartolina plot ngjyra dhe fjalë të ëmbla 💌, ndërsa atmosfera u bë edhe më e bukur kur të gjithë së bashku shijuam kekun dhe lëngun që na kishin sjellë Trisa dhe Eriku 🍰🥤
Ishte një moment i veçantë, plot miqësi, hare dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat tona 💖
Gëzuar ditëlindjen Trisa & Eriku! U rritshi me shëndet, lumturi dhe ëndrra të bukura 🌟
02/04/2026
Sot, me grupin e hershëm të mëngjesit, mësuesja Edona solli një moment të veçantë reflektimi dhe mësimi 💙✨
Përmes një prezantimi të bukur, nxënësit u njohën me rëndësinë e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Me buzëqeshje, kureshtje dhe zemra të hapura, ata mësuan sa e rëndësishme është të pranojmë, kuptojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin 🤝
Së bashku po mësojmë të jemi më të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm, duke ditur të përkrahim çdo individ për atë që është ❤️
Sepse një botë më e mirë fillon me mirëkuptim dhe dashuri 💫
Inclusion TogetherWeGrow
31/03/2026
🌈✨ Kreativiteti nuk ndalet asnjëherë në Mova Academy! ✨🌈
Edhe kur koha nuk është në favorin tonë, ne vazhdojmë me energji dhe buzëqeshje të krijojmë gjëra të bukura 🎨💫
Nxënësit tanë kanë realizuar këtë aktivitet të mrekullueshëm me ngjyra, duke sjellë në jetë ide kreative dhe imagjinatë pa kufi. Çdo vizatim tregon përkushtimin, talentin dhe dashurinë për artin që ata kanë 🌟
💡 Sepse për ne, mësimi nuk ndalet kurrë — ai vazhdon me kreativitet, motivim dhe punë të vazhdueshme!
👏 Bravo për të gjithë nxënësit tanë të mrekullueshëm!
Kreativitet + Teknologji në veprim! 🎶💡
Dy vajzat e Mova Academy nga grupi gjysmë-intenziv në programim kanë realizuar një projekt super interesant me Makey Makey, duke krijuar një “piano” interaktive me gota! 🥤🎹
Duke prekur gotat e lidhura me qarkun, ato arrijnë të prodhojnë tinguj përmes kompjuterit – një mënyrë argëtuese për të mësuar programim dhe elektronikë në praktikë.
🔌 Pajisjet e përdorura:
• Makey Makey
• Laptop me program për tinguj (piano virtuale)
• Kabllo lidhëse (alligator clips & USB)
• Gota të mbushura (si përçues)
• Ujë (për të mundësuar përçueshmërinë)
Një shembull i shkëlqyer se si idetë kreative kthehen në projekte reale 🚀
LearningByDoing
27/03/2026
Rezultet flasin vetë 💯📚
Në Mova Academy, suksesi nuk është rastësi — është përkushtim, punë dhe ambicie çdo ditë 🔥
Krenarë për yjet tanë që vazhdojnë të shkëlqejnë 💫. A je gati të jesh pjesë e këtij suksesi? 😉
nxënëstëshkëlqyer
26/03/2026
✨ Kreativitet në veprim te Mova Academy! ✨
Sot nxënësit tanë kanë krijuar me punë dore një zog të bukur 🐦 duke përdorur imagjinatën dhe duart e tyre të arta! 🎨✂️
Gjatë këtij aktiviteti ata përdorën:
📄 fletë me ngjyra
✂️ gërshërë
🖍️ lapsa dhe ngjyra
🧴 ngjitës
👀 sy dekorativë
Përmes lojës dhe krijimtarisë, fëmijët zhvillojnë aftësi motorike, përqendrim dhe vetëbesim 💡💛
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Website
Address
Rexhep Dajkovci, Nr. 4
Gjilan
60000
Opening Hours
| Monday | 08:30 - 20:30 |
| Tuesday | 08:30 - 17:00 |
| Wednesday | 08:30 - 20:00 |
| Thursday | 08:30 - 20:30 |
| Friday | 08:30 - 20:30 |