SHFMU "Thimi Mitko" Gjilan

SHFMU "Thimi Mitko" Gjilan SH.F.M.U "Thimi Mitko" Gjilan është shkollë 9 vjeçare, gjendet në qendër të qytetit, më saktësisht në sheshin "Bulevardi i Pavarësisë". Fill. “Musa Zajmi”.

Zanafilla e e punës së shkollës fillore të mesme të ultë “Thimi Mitko” është e hershme, por mjaft e bujshme dhe me ndryshime të mëdha pozitive në sisteme të ndryshme qeverisëse. Meqë vendi ynë ishte i okupuar nga forcat e ndryshme sërbe sistemi i shkollimit në komunën e Gjilanit daton nga viti 1858. Ky mësim ishte më tepër me karakter fetar dhe zhvillohej nëpër kasha dhe xhamija. . Në vitin 1938 në Gjilan egzistonte një i ashtuquajturi Gjimnaz i Ulët që u shëndrrua si shkollë e plotë fillorenë të cilën mësimi zhvillohej vetëm në gjuhen sërbe. Në vitin 1954 shkollë e plotë fillore kishte 12 paralele me 594 nxënës mësimi zhvillohej vetëm në gjuhen sërbe. .Në këtë shkollë mësimi mbahej me paralele në gjuhën shqipe,turke dhe sërbe.Nga numri i madh i paraleleve shkolla në vitin shkollor 1956/57 ndahet në “Shkollën e –I- dhe në shkollën e –II- fillore tetëvjeçare Në shkollën e parë fillore drejtor ishte D. Neshiq kurse zëvendës i tij ishte Nevruz Nura nga Gjakova. Drejtor i shkollës së –II- fillore në vitin 1957 u zgjodh Rexhep Kabashi
Shkolla e –I- fillore mesimin e mbante në katin përdhes të objektit kurse shkolla e –II- fillore mësimin e zhvillonte në katin e parë të ndërtesës. Kjo shkollë punoi si e tillë deri në vitin e1959. . Pas këtij viti numri I nxënësve filloi të shtohej dhe u bënë mbi 56 paralele.Numri i madh i paraleleve rritet nevoja për mësues të rinj. Meqë objekti ishte i stërngarkuar kërkohej nevoja të ndërtohej një objekt i ri . Në qytet në vitin 1959/60 ndërtohet objekti i shk. Pas ndërtimit të objektit të ri shkolla e –II-fillore kalon në objektin e ri të dhe mer emrin shkolla fillore “Musa Zajmi “ Kurse në objektin e vjetër mbetet shkolla e -I- që u emërtua shkolla fillore “Vuk Karaxhiq”. Në shkollën e vjetër si organ I këshillit drejtues ishte edhe mësuesi i nderuar Z. Hysen Selimi. Nga viti shkollor 1961/62 në shkollën “Vuk Karaxhiq” mësonin edhe klasë të veçanta të paraleleve shqipe nga kl. e –I- IV- ishin nga dy paraleletë gjuhës shqipe, kurse nga klasa e -V- VIII- nga një paralele. Nga viti në vit numri i nxënësve në paralelet shqipe rritej.Më 23.08.1966 për herë të parë vendoset një drejtor shqiptarë Jashar Jashari arsimtarë i gj. Angleze që me nderë e kreu këtë funksion. Si drejtor të merituar e gjejme në vitin 1972 edhe Arif Baftiun . Me ardhjen e Arif Baftiut numri inxënësve me të madhe u rrit . Në vitin e ardhshëm shkollor u bënë 2653 nxënës dhe 110 arsimtarë
Nga viti 1973 në klasën e parë u formuan 5 (pesë) paralele në gjuhën shqipe më 187 nxënës . Në klasën e parë punonin këta arsimtarë Ismete Ahmeti, Sabrije Jakupi, Nezaqete Gjinolli, Belkije Grabovci, Didare Gjinolli dhe Bajram Veseli. Nga viti shkollor 1973/74 qyteti e fiton edhe një shkollë fillore, shk. Fill. “Selami Hallaqi” me të gjitha paralelet në gjuhën shqipe. Në vitn shkollor 1984/85nga shkolla fillore “V. Karaxhiq” ndahet edhe një shkollë e re sh. Fill. “Abaz Ajeti” . Me 13 shtator të vitit 1991 nga pushteti I dhunshëm sërb u dëbuan nxënësit shqiptarë nga kjo shkollë sepse nuk pranon ti nënshtroheshin planeve asimiluese sërbe të servuar asaj kohe nga regjimi dictatorial të Sërbisë. Më 17 janar 1992 MASHT-I shkollën tonë e shpalli shkollë të pavarur dhe e emërtoi me emrin I shkrimtarit të njohur Thimi Mitko. Me këtë emër nxënësit e shkollës sonë mësimin e mbajtën nën kulmin e shkollës fillore “Musa Zajmi” deri në vitin 2000. Me të përfunduar lufta një bashkëatdhetar Osmon Zymberi solli një humaniste gjermane Ingeborg Shilinger të cilës I propozoi ta përfundojnë objektin e ri shkollor. Kjo humaniste nga nxënësit e një krahine mblodhi 1.300 ,000 DM dhe e përfundoi objektin e shkollës sonë. Sot shkolla jonë numron 2590 nxënësa në të cilën mësojnë në tre ndërrime. Shkolla ka një bashkëpunim të mirë me DKA- dhe kuvendin Komunal në veçanti me komunitetin – prindërit
Kuadri arsimor i shkollës sonë është i kualifikuar 100% dhe punojnë me përkushtim të duhur në edukimin dhe arsimini e gjeneratave të reja. Që nga dt. 03.10.2012 ushtruese e detyrës së zv. Dejtorit të shkollës caktohet znj. Jyksel Gjinolli Sylejmani, ndërsa nga dt. 03.04.2013 zyrtarisht emërohet drejtoreshë e shkollës.

Me përkushtim institucional, rezultatet asnjëherë nuk mungojnë! Shkolla jonë po kompletohet dalëngadalë, po krijojen kus...
05/09/2026

Me përkushtim institucional, rezultatet asnjëherë nuk mungojnë!
Shkolla jonë po kompletohet dalëngadalë, po krijojen kushte sa më të mira për nxënës , mësimdhënës, për të gjithë.👏

Sot, me rastin e Ditës së Policisë, vizituam Stacionin Policor së bashku me nxënësit e shkollës sonë. 👮‍♀️Falënderojmë p...
04/09/2026

Sot, me rastin e Ditës së Policisë, vizituam Stacionin Policor së bashku me nxënësit e shkollës sonë. 👮‍♀️

Falënderojmë përzemërsisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës për pritjen dhe ligjëratën e vlefshme, e cila kontribuoi në ndërgjegjësimin e nxënësve për sigurinë, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin me Policinë e Komunitetit.

Mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj të përditshëm për sigurinë e fëmijëve dhe komunitetit tonë.

Urime Dita e Policisë! 🇽🇰

01/09/2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, mësuesja Lumnije Bunjaku nga shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan u ka përcjellë një mesazh...

📚✨ Urime 1 Shtatori! ✨📚Përsëri në shkollë, me energji të reja, buzëqeshje dhe shumë suksese! 🎒Uroj që ky vit shkollor të...
01/09/2026

📚✨ Urime 1 Shtatori! ✨📚

Përsëri në shkollë, me energji të reja, buzëqeshje dhe shumë suksese! 🎒
Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbushur me dije, arritje dhe momente të bukura.

Suksese të gjithë nxënësve dhe mësuesve!

Mirë se erdhët në shkollë! 🌸Një vit i ri, një fillim i ri,plot dije, miqësi dhe suksese!Suksese të gjithë nxënësve në vi...
01/09/2026

Mirë se erdhët në shkollë! 🌸

Një vit i ri, një fillim i ri,
plot dije, miqësi dhe suksese!

Suksese të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor!

Të dashur nxënës,Të nderuar prindër,Me 1 Shtator, viti i ri shkollor po fillon! 📚🛎️Me shumë gëzim dhe entuziazëm ju uroj...
31/08/2026

Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,

Me 1 Shtator, viti i ri shkollor po fillon! 📚🛎️
Me shumë gëzim dhe entuziazëm ju urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje të reja!

Ju njoftojmë se orari i mësimit për vitin shkollor 2026/2027 do të jetë:

Klasat VI–IX
⏰ 08:00 – 13:00

Klasat II–V
⏰ 13:30 – 17:45

Klasat e para

Nga data 01.09.2026 deri më 04.09.2026
⏰ 14:00 – 16:00

Urojmë që ky vit shkollor të sjellë shëndet, gëzim, suksese dhe shumë momente të bukura për të gjithë nxënësit tanë!

Mirë se vini në një vit të ri shkollor plot dije, miqësi dhe suksese!

Me respekt,
Stafi i shkollës

Address

Gjilan

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:00
Tuesday 07:30 - 18:00
Wednesday 07:30 - 18:00
Thursday 07:30 - 18:00
Friday 07:30 - 18:00

Telephone

+383280323957

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Thimi Mitko" Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Thimi Mitko" Gjilan:

Shortcuts

Share