16/02/2022
Sot më 16.02.22 në Klubin e Teknikëve - Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” u mbajt trajnimi nga MovaLabs për krijimin e animacioneve, HTML, CSS, JS.✅
Në këtë trajnim ligjëroi Rita Sermaxhaj, e cila shpalosi me ne njohuritë e veta në fushën e teknologjisë,👩🏻💻përkatësisht zhvillimin e animacioneve me HTML.
Si gjithmonë, Klubi i Teknikëve u jep mundësinë të gjithë anëtarëve të ndajnë njohuritë e tyre teknike, 🙌duke zhvilluar aftësitë e tyre komunikuese, të prezantimit por edhe në të njejtën kohë të zhvillojnë aftësitë e tyre bashkëpunuese duke u shoqëruar me anëtarët e tjerë që janë po aq entuziastë të marrin njohuri edhe jashtë orarit mësimorë!🤗
Shihemi në aktivitetet e radhës,
Klubi i Teknikëve ju mirëpret!❤️