Luli i Vocerr - Teater ne Edukim

Luli i Vocerr - Teater ne Edukim Teatër në edukim

“Luli i Vocërr” do të ndërtohet si program edukativo-dramatik, angazhues e participues, i
strukturuar sipas metodologjisë së Teatrit në Edukim, ku fëmijët nuk janë vetëm shikues të një
pjese teatrale, por bëhen pjesë përbërëse e zhvillimit të një historie dramatike përmes një skeme
pedagogjiko-artsitike. Programi do të dizajnohet enkas për fëmijë/nxënës 8-11 vjeç dhe si temë
bazike shtjellimi ka tregimin e Migjenit, i cili fton fëmijët ta imagjinojnë veten e tyre brenda
zemrës së të qenit human. Hulumton identitetin, dallimet, shtresat sociale, larminë njerëzore dhe
sidomos rëndësinë e arsimimit që kërkon nga ne të qëndrojmë krah-përkrah një fëmije në nevojë
aty ku të gjitha rrugët tona bashkohen. Projekti do të udhëtojë e zhvillohet në 20 shkolla fillore të
fshatrave të Gjilanit dhe do të përfshijë me qindra fëmijë përmes qasjes interaktive në program,
do të trajnojë dhjetëra mësimdhënës rreth rëndësisë së pedagogjisë teatrore përmes seminareve,
do të përgatisë artistë të rinj të punësuar dhe vullnetarë përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në
ndërtimin strukturor të programit dhe do të njoftojë prindër mbi dobinë e pjesëmarrjes së
fëmijëve në aktivitete kulturore. Si qëllim të përmbledhur projekti ka si bazë përfshirjen
interaktive të fëmijëve përmes kësaj metodologjie si medium edukativ e joformal, hulumtues dhe
aktiv i të nxënit e që ndihmon në përmirësimin e qasjes së përgjithshme sociale, sidomos
kundrejt arsimimit, pjesëmarrjes kulturore dhe hulumtimit të trashëgimisë letrare duke
përmbushur edhe disa nga kompetencat kyçe të caktuara nga BE.

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Busavatën!🏞️Dje ishim te Shkolla fillore dhe e mesme e ulët "Hasan Prishtin...
05/10/2023

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Busavatën!🏞️

Dje ishim te Shkolla fillore dhe e mesme e ulët "Hasan Prishtina" Busavatë duke prezantuar programin "Luli i Vocërr", i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit ishin tejet të vëmendshëm përgjatë programit. Ata ofruan shumë mendime interesante, një prej tyre ishte ideja e Gresës që të gjithë nxënësit t'i zbathin këpucët për t'u barazuar me personazhin e Lulit.

Fjalia përmbledhëse e ditës: "Nëse nuk do t'ekzistonin shkronjat, njerëzit nuk kishin ditë me folë, kështu që s'kishin ditë as me msu për ambientin. Do t'ishte një botë e ndotur."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Hogoshtin!🏞️Sot ishim te SHFMU "Skënderbeu" Hogosht duke prezantuar program...
03/10/2023

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Hogoshtin!🏞️

Sot ishim te SHFMU "Skënderbeu" Hogosht duke prezantuar programin "Luli i Vocërr", i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit ishin jashtëzakonisht aktiv. Ata u përfshinë në cdo pjesë të programit, duke ofruar konceptet e tyre mbi njeriun, natyrën, idetë abstrakte, imagjinatën dhe iluzionet, dhe shumë gjana tjera.

Fjalia përmbledhëse e ditës: "Nëse nuk do t'ekzistonin shkronjat, nuk do t'mundemi me i shprehë dashni dikujt. Njerëzit pa dashni do t'grindeshin e bota do të ishte shumë e zymtë."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Karaçevën e Epërme!🏞️Sot ishim te Shkolla AvniRrustemi në Karaçevë të Epërm...
02/10/2023

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Karaçevën e Epërme!🏞️

Sot ishim te Shkolla AvniRrustemi në Karaçevë të Epërme, duke prezantuar programin "Luli i Vocërr", i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit kishin kureshtje. Ata kontribuan në zhvillimin e tregimit bashkë me ekipin udhëheqës të programit, duke dhënë ide dhe koncepte nga më të ndryshmet.

Fjalia përmbledhëse e ditës: "Nëse nuk do t'ekzistonin numrat, nuk do t'kishte as shpija, sepse ato nuk mund të bëhen pa plan. Njerëzit do të jetonin në rrugë, dhe do të vdisnin nga viruset që do t'i infektonin."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Karaçevën e Poshtme!🏞️Sot ishim në Shfmu" Asllan Thaçi " - Karaçevë e Posht...
29/09/2023

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatri në Edukim vizitoi Karaçevën e Poshtme!🏞️

Sot ishim në Shfmu" Asllan Thaçi " - Karaçevë e Poshtme, duke prezantuar programin "Luli i Vocërr", i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit ishin të pashtershëm në ofrimin e ideve të tyre. Ata, bashkë me udhëheqësit e programit, diskutuan për koncepte të ndryshme të thella, si: shoqëria, ambienti, pabarazia dhe gjëra tjera.

Fjalia përmbledhëse e ditës: "Nëse nuk do t'kishte shkronja, nuk do t'ekzistonte komunikimi. Shoqëria do të ishte e prishur, dhe do t'kishte vetëm luftë ."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatër në Edukim vizitoi Stubllën!🏞️Sot ishim në SHFMU "Dom Mikel Tarabulluzi" Stubëll-Viti , duke p...
26/09/2023

🎭 "Luli i Vocërr" - Teatër në Edukim vizitoi Stubllën!🏞️

Sot ishim në SHFMU "Dom Mikel Tarabulluzi" Stubëll-Viti , duke prezantuar programin fantastik "Luli i Vocërr", i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit ishin burim energjie dhe vizioni, duke ndarë idetë e tyre frymëzuese gjatë këtij udhëtimi të mahnitshëm. Bashkë me ta diskutuam për koncepte të thella dhe shumë interesante, ku fokus të vecantë mori një bisedë mbi traditën. 💡

Fjalia përmbledhëse e ditës: "𝒩ë𝓈𝑒 𝓃𝓊𝓀 𝒹𝑜 𝓉'𝑒𝓀𝓏𝒾𝓈𝓉𝑜𝓃𝒾𝓃 𝓈𝒽𝓀𝓇𝑜𝓃𝒿𝒶𝓉, 𝓈'𝒹𝑜 𝑒𝓀𝓏𝒾𝓈𝓉𝑜𝓃𝒾𝓃 𝒶𝓈 𝓉𝓇𝑒𝑔𝒾𝓂𝑒𝓉. 𝒩𝒿𝑒𝓇ë𝓏𝒾𝓉 𝓃𝓊𝓀 𝒹𝑜 𝓉ë 𝓀𝒾𝓈𝒽𝒾𝓃 𝓈𝒽𝑜𝓆ë𝓇𝒾. 𝒯ë 𝑔𝒿𝒾𝓉𝒽ë 𝒹𝑜 𝓉ë 𝓃𝒹𝒿𝑒𝒽𝑒𝓈𝒽𝒾𝓃 𝓉ë 𝓋𝑒𝓉𝓂𝓊𝒶𝓇." ✍️

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot vizituam Shfmu'' Dëshmorët e 5 Prillit''Smirë me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin ...
25/09/2023

Sot vizituam Shfmu'' Dëshmorët e 5 Prillit''Smirë me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit ishin kureshtarë dhe kontribuan me idetë e mendimet e tyre përgjatë programit. Ata biseduan për koncepte të ndryshme të thella bashk me udhëheqësit e programit.

Thënia përmbledhëse e ditës: "Nëse nuk kishin ekzistu shkronjat, nuk kishim ditë me fol edhe me i tregu njerëzve kur jemi të sëmurë, kështu që njerëzit do mund të vdisnin."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot vizituam Shfmu "Ahmet Hajdari"-Beguncë" me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edu...
22/09/2023

Sot vizituam Shfmu "Ahmet Hajdari"-Beguncë" me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Edhe pse ngurruan pak në fillim, përgjatë zhvillimit të programit nxënësit u gjallëruan dhe u inkuadruan plotësisht në tregim, duke shtjelluar bisedën në koncepte të ndryshme të thella rreth gjuhës, historisë dhe matematikës. Falenderojmë secilin prej tyre për kontributin.

Thënia përmbledhëse e ditës vjen nga Hydajeti: "Nëse nuk kishin ekzistu shkronjat, nuk e kishim ditë se cka ka ndodhë para se me lindë ne. Nuk do të ekzistonte historia."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot vizituam SHFMU"Halil Alidema" Pozharan me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Eduk...
21/09/2023

Sot vizituam SHFMU"Halil Alidema" Pozharan me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësve u la shumë mbresë programi dhe ishin kureshtarë dhe interaktivë përgjatë gjithë kohës. Ata shtjelluan tema të ndryshme mbi landët që studiojnë, natyrën, shkronjat, numrat, dhe dallimin mes gjërave konkrete dhe abstrakte.

Thënia përmbledhëse e ditës: "Pa shkronja njerëzit nuk kishin pas mundësi me komuniku. S'kish pas shoqni, e kështu që nuk kish pas gjallni e as lumturi. Të gjithë do të ishin të vetmuar, dhe bota do të ishte pa ndjenja."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot vizituam SHFMU "Hysen Tërpeza" Tërpezë me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Eduk...
19/09/2023

Sot vizituam SHFMU "Hysen Tërpeza" Tërpezë me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit ishin shumë aktiv dhe u përshinë në rrëfim. Ata ofruan ide dhe koncepte të ndryshme përgjatë bisedave interaktive me personazhet e tregimit.

Thënia përmbledhëse e ditës: "Nëse nuk kishin ekzistu numrat, nuk kish pas as vizore me i bo planet e shpijave, kështu që njerëzit do të jetonin në mal dhe do të ngriheshin nga të ftohtit."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot vizituam Shfmu Minatori në Artanë -Novobërdë me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin n...
18/09/2023

Sot vizituam Shfmu Minatori në Artanë -Novobërdë me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit ishin shumë të investuar në tregim. Poashtu nuk mungoj interaktiviteti i tyre. Ata dhanë ide të ndryshme duke kontribuar që biseda të kaloj edhe në koncepte të thella.

Thënia përmbledhëse e ditës: "Nëse njerëzit nuk kishin pas shkronja, s'kishin pas as komunikim, e kështu ata do ta urrenin dhe luftonin njëri-tjetrin."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të premten, në datën 15/09/23, vizituam SHFMU "Asdreni" në Llabjan të Novobërdës, me programin "Luli i Vocërr" i cili ka...
17/09/2023

Të premten, në datën 15/09/23, vizituam SHFMU "Asdreni" në Llabjan të Novobërdës, me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Pas pjesës së parë të tregimit, nxënësit udhëtuan në grup nga shkolla e Llabjanit për te "kasollja e Lulit", duke vazhduar kështu pjesën tjetër të tregimit në shkollën e Koznicës.

Nxënësit ishin shumë kureshtarë dhe të përfshirë në tregim. Ata ofruan ide të ndryshme dhe debatuan me personazhet.

Një ndër thëniet më interesante të ditës ishte: "Ndonjëherë, pasuria e tepruar e bën të vështirë ndryshimin tek njeriu."

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të enjten, në datën 14/09/23, vizituam SHFMU "Asdreni" në Koznicë të Novobërdës, me programin "Luli i Vocërr" i cili ka ...
16/09/2023

Të enjten, në datën 14/09/23, vizituam SHFMU "Asdreni" në Koznicë të Novobërdës, me programin "Luli i Vocërr" i cili ka për bazë metodologjike Teatrin në Edukim.

Nxënësit e kësaj shkolle u gëzuan shumë me prezencën tonë. Përgjigjjet e tyre ishin përplotë kurreshtje dhe mendime të ndryshme mbi tregimin e Lulit të Vocërr.

Një ndër thëniet më interesante të ditës ishte: "Pa numra dhe shkronja bota do të shkatrrohej, dhe njeriu do të ishte i vetmuar."

Përvec nxënësve, i falenderojmë shumë edhe shkollën për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre gjatë programit!

Ky projekt është ideuar/udhëhequr nga Shkelzen Berisha dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Address

Gjilan

Telephone

+38344132931

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luli i Vocerr - Teater ne Edukim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Luli i Vocerr - Teater ne Edukim:

Shortcuts

Share