Karate Club Emperors

Karate Club Emperors

Share

- Professional karate club from Kosovo.
- Klubi profesional i karates nga Kosova.

- "No one in our

Photos from Karate Club Emperors's post 05/04/2026

Karate Club Emperors 🥇

Turneu Ndërkombëtar Ulqini open 2026

30/03/2026

Karate Club Emperors 🥇

07/03/2026

KAMPIONATI SHTETËROR I KOSOVËS 🥇

Road to the European Championship – Frankfurt, Germany

Photos from Karate Club Emperors's post 14/02/2026

Turneu Ndërkombëtar “Kupa e Pavarësisë”

Bilanci i klubit tonë në këtë garë ishte maksimal:
• 4 garues
• 4 medalje
• 2 medalje të arta 🥇🥇
• 2 medalje të bronzta 🥉🥉

Veçanërisht vlen të theksohet rikthimi i kampionit tonë Benjamin Shabani pas lëndimit në gju. Pas një pauze njëvjeçare, ai iu rikthye arenës me vendosmëri dhe performancë të shkëlqyer, duke u kurorëzuar me medalje të artë.
Klubi ju dëshiron shëndet dhe suksese të mëtutjeshme!

Photos from Karate Club Emperors's post 30/01/2026

Urime ditelindja Kampion Buron Nuhiu 🎂🥇

29/01/2026

Purity Pro 🥇

Purity Pro Ku çdo hapësirë shndërrohet në një vend që të tërheq dhe të mahnit.
+383 44 132 806
+383 48 288 999

Photos from Karate Club Emperors's post 26/12/2025

Me krenari të madhe po ndajmë këtë sukses të veçantë.
Nxënësi i klubit tonë Nart Klaiqi është zgjedhur në mesin e karateistëve më të mirë të vitit nga Federata e Karatesë.

Ky vlerësim nuk është rastësi. Është rezultat i punës së palodhshme, disiplinës, përkushtimit dhe karakterit sportiv që Narti e ka treguar vazhdimisht brenda dhe jashtë tatamit. Një shembull i shkëlqyer për bashkëmoshatarët e tij dhe dëshmi se puna serioze gjithmonë shpërblehet.

Urime Nart Klaiqi për këtë arritje të merituar. Rruga vazhdon, synimet janë edhe më të mëdha.

Photos from Karate Club Emperors's post 24/11/2025

Urime ditëlindjet dhe titujt Kampionë Mbarëkombëtar për garuesit e klubit tonë,
Nart Klaiqi 🥇🎂
Deon Kadriu 🥇🎂
Ju urojmë jetë të gjatë, të lumtur dhe sa më shumë tituj të tjerë të fituar!

Një festë e vogël me disa nga garuesit e klubit tonë.

Photos from Karate Club Emperors's post 22/11/2025

KAMPIONATI MBARËKOMBËTAR 🇦🇱

Sot u mbajt Kampionati Mbarëkombëtar në Karate, ku si çdo herë, edhe këtë vit, klubi ynë ishte pjesëmarrës.
Këtë herë u përfaqësuam me dy garues dhe bilanci i medaljeve ishte 100%, dy garues – dy kampionë mbarëkombëtarë.
Nart Klaiqi 🥇
Deon Kadriu 🥇

Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit që zhvillohet çdo ditë në klubin tonë.

Garuesve tanë u urojmë suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme!

19/10/2025

Me shumë krenari dhe përkushtim ndaj sportit që e dua.
Trajner i klubit të karatesë “Emperors” Gjilan dhe trajner i përfaqësueses së Kosovës tek seniorët.
Aktualisht ndodhet në Paris, ku mori pjesë me garuesit në turneun kualifikues për Kampionatin Botëror dhe njëkohësisht iu nënshtrua testit për licencë ndërkombëtare trajneri.

Me kënaqësi ju njoftojmë se e ka kaluar me sukses këtë test, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner me licencë botërore.
Falenderim per Federata e Karatesë e Kosovës për mundesitë e krijuara. 🇽🇰

Photos from Karate Club Emperors's post 28/09/2025

Turneu “Shpresat e Kosovës 2025”

Klubi ynë mori pjesë në këtë turne me tre garues, të cilët arritën të kthehen me po aq medalje.
Me paraqitje të shkëlqyera, garuesit tanë siguruan dy medalje të arta 🥇🥇
dhe një medalje të bronztë 🥉

Klubi ynë i uron përzemërsisht për këto arritje dhe ju dëshiron shumë suksese edhe në garat e radhës.

Want your school to be the top-listed School/college in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. “Mustaf Koka”
Gjilan