Biblioteka Ibrahim Rugova

Biblioteka Ibrahim Rugova

Share

Education

Photos from Biblioteka Ibrahim Rugova's post 30/04/2026

U PROMOVUA ROMANI “LUFTA E FSHEHUR ANTEU”

Në bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, në bashkëpunim me Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” u promovua romani më i ri i Jusuf Buxhovit, “Lufta e fshehur Anteu”.
Një nga romanet e shumta të autorit Buxhovi, duke trajtuar luftën e fundit, në pasqyrën e realitetit historik, por edhe një analizë e thellë e shpirtit njerëzor në përballje me sfidat e ekzistencës. Në këtë rast Gjakova, si sfond nga një pamje e gjerë e realitetit shqiptar, bëhet dëshmitar i përplasjeve të mëdha historike, por edhe i dramave të heshtura të individëve. Kështu u tha në kumtesën e një vështrimi të shkurtë nga Engjëll I. Berisha.
Një tjetër trajtim të këtij romani e përshkroi shkrimtari Agim Byci, duke hequr një paralele në mes heronjve antikë, kohës që jetuam dhe premtimit për të nesërmen në paqe nga mësimet e luftës së fundit.
Muahrrem Kurti, në moderim dhe Lulzim Logu, të dy shkrimtarë, referuan mendime autentike për shkrimet e Jusuf Buxhovit, romanin, hulumtimet historike dhe veprimtarinë tejet të bujshme të këtij autori.
Libri u publikua në edicionin e botuesve të rregullt të veprave të Buxhovit “Faik Konica” & Jalifat Bublishing”, ku në emër të kësaj të fundit këtë promovim e përmbylli botuesi Ramiz Tafilaj, veprimtarë i madh i ngjarjeve të shumta për kauzën shqiptare, në Amerikë, si dhe mbështetës i shumë veprave me interes kudo në trojet shqiptare. Tafilaj rrëfeu për përkthimin dhe plasimin e veprave të Buxhovit në Bibliotekën e Kongresit Amerikan dhe në shumë Universitete të Amerikës.
Shkrimtari Jusuf Buxhovi dhuroi 60 ekzemplarë me libra autoriale dhe tjera për bibliotekën e Gjakovës, duke pasuruar edhe fondi dhe këndin me këtë emër.

29/04/2026

LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E GJAKOVËS
Këndi Jusuf Buxhovi u pasurua me libra të rinjë dhuruar nga vetë Buxhovi.
Si gjithnjë biblioteka ka rritur fondin nga ky krijues me libra autoriale si dhe tituj nga autorë të ndryshëm për nevoja të lexuesve.
Shkrimtari Buxhovi është një nga dhuruesit më të shpesht e më të mëdhenj të librit në bibliotekë,duke qenë poashtu nga shkrimtarët me volumin po aq të madh të librave në hulumtime historike dhe romanet. Pos romanit më të ri "Lufta e fshehur Anteu" bibliotekës i dorëzoi 60 ekzemplarë me tituj të ndryshëm

27/04/2026
Photos from Biblioteka Ibrahim Rugova's post 23/04/2026

Vizitë nga klasët e treta të shkollës fillore ,,Kelmend Rizvanolli”,në shënimin e 23 Prillit-Dites Botërore të Librit

Photos from Biblioteka Ibrahim Rugova's post 23/04/2026

Vizite nga nxenesit e Shkolles fillore ,,Emin Duraku”,për nder të Ditës Botërore te Librit

Photos from Biblioteka Ibrahim Rugova's post 23/04/2026

Vizitë nga nxënësit e klasës së gjashtë
Shkolla fillore ,,Mazllum Këpuska”,të cilët ishin pjesmarrës në aktivitetin e organizuar për nderë të 23 Prillit-Dita Botërore e librit

Photos from Biblioteka Ibrahim Rugova's post 23/04/2026

Vizitë nga nxënësit e klasave te treta Shkolla fillore,,Kelmend Rizvanolli’’,ne Diten Boterore te Librit,23 Prilli

23/04/2026

Dita Botërore e Librit

Biblioteka pret lexuesit,krijuesit,vizitorët

Ejani të takohemi me librin

Photos from Biblioteka Ibrahim Rugova's post 23/04/2026

Vizitë nga Shkolla Fillore ,,Gjergj Fishta” Bishtazhin,nxënësit e klasave të teta

Want your school to be the top-listed School/college in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Gjakova
50000