Sdde-zy67

Sdde-zy67

Share

SHML

Photos from Sdde-zy67's post 19/08/2025

K O N K U R S

Sot me datë 19.08.2025 ka fillu regjistrimi i nxënësve për afatin e dytë plotësues për klasat e 10-ta, në Gjimnazin "Asllan Berisha" Rogovë dhe do të zgjas deri me 21 Gusht 2025.
Në drejtimet:
1. Shkencat Natyrore
2.Shkencat Shoqërore-gjuhësore

➖ Dokumentacioni:
1️⃣Fletëaplikimi ( merret në shkollë),
2️⃣Dëftesa origjinale 6-9,
3️⃣Certifikata e lindjes.

Orari për regjistrim është nga ora 08:00-16:00.

08/07/2025

Sot, me datë 08.07.2025, filloi regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta, në Gjimnazin “Asllan Berisha“ Rogovë!

Photos from Sdde-zy67's post 07/07/2025

K O N K U R S

Më datë 08, 09 dhe 10 Korrik 2025 do të fillon regjistrimi i nxënësve për klasat e 10-ta, në Gjimnazin "Asllan Berisha" Rogovë.
Në drejtimet:
1. Shkencat Natyrore
2.Shkencat Shoqërore-gjuhësore

➖ Dokumentacioni:
1️⃣Fletëaplikimi ( merret në shkollë),
2️⃣Dëftesa origjinale 6-9,
3️⃣Certifikata e lindjes.

Orari për regjistrim është nga ora 08:00-16:00.

Photos from Sdde-zy67's post 23/05/2025

Me respekt të thellë dhe ndjenja mirënjohjeje, i përcjellim fjalët më të mira mësimdhënësit të edukatës fizike, prof. Vullnet Dolit, i cili nga sot do të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional në një shkollë tjetër.

Ai nuk ishte thjesht vetëm një mësimdhënës i përkushtuar në fushën e sportit – ishte një koleg i sinqertë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë!
Ishte një frymëzim për nxënësit, një udhëheqës në fushën sportive dhe një model i përkushtimit. Në secilën garë, në çdo stërvitje, ai dëshmoi se suksesi ndërtohet me disiplinë, punë ekipore dhe dashuri për sportin.

🏆 Falë tij, shkolla jonë ka zënë vendin e parë në shumë gara të volejbollit, duke u kthyer në një emër të njohur në nivel komunal dhe më gjerë. Ai ka lënë gjurmë që nuk fshihen – në zemrat e nxënësve, në rezultatet e arritura dhe në respektin e stafit.

Rrugët mund të ndahen, por kontributi i tij mbetet përherë pjesë e identitetit tonë shkollor.

Mungesa e tij do të ndihet jo vetëm në fushën sportive, por edhe në çdo korridor ku jehona e bashkëpunimit dhe buzëqeshjes së tij ishte gjithmonë prezente.

I urojmë suksese të reja dhe arritje edhe më të mëdha në sfidat që e presin!
Me respekt, Drejtoria e Shkollës

Photos from Sdde-zy67's post 21/05/2025

Në shkollën tonë u realizua një pyetësor me nxënësit, organizuar nga Kantar Index Kosova, si pjesë e projektit “Sunny Schools”, që fokusohet në përdorimin e paneleve solare në shkolla.

Qëllimi i këtij pyetësori ishte të kuptohej sa njohuri kanë nxënësit për energjitë e ripërtëritshme, sidomos për panelet solare, dhe se si ata e perceptojnë ndikimin e tyre në mjedis dhe në procesin mësimor.

Nxënësit u përgjigjën me interes dhe treguan vetëdije të mirë për rëndësinë e energjisë së pastër dhe teknologjive të qëndrueshme.

Faleminderit “Kantar Index Kosova” për bashkëpunimin dhe për përfshirjen e nxënësve në çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre!

Photos from Sdde-zy67's post 19/05/2025

Drejtoria e shkollës, e falënderon Hilmi Shalën nga fsh.Rogovë, i cili ka ardhë vullnetar për ta kositur barin në oborrin e shkollës!
Respekt dhe mirënjohje!

Photos from Sdde-zy67's post 17/05/2025

Drejtoria e shkollës, e falenderon Ramiz Bytyqin nga fsh.Rogovë, i cili ka ardhë vullnetar dhe i ka rregullu pishat në oborrin e shkollës!
Respekt dhe mirënjohje!

16/05/2025
Photos from Sdde-zy67's post 15/05/2025

Sot, mësimdhënësja Minire Shala-Thaqi dhe disa nga nxënësit tanë dhanë një shembull të mrekullueshëm se si shkolla nuk është vetëm vend i dijes, por edhe i vlerave dhe dashurisë për natyrën.
Në një atmosferë plot ngjyra, buzëqeshje dhe përkushtim, çdo lule që u mboll, është një kujtim i bukur që do të lulëzojë bashkë me brezat.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për këtë iniciativë të ndritur që e bën shkollën tonë më të bukur, më të pastër dhe më të gjallë!
Kjo nismë është më shumë se një veprim simbolik – ajo është një shprehje e dashurisë për natyrën, kujdesit për mjedisin dhe frymës së bashkëpunimit mes brezave.
Le të jetë kjo ditë një kujtim i bukur dhe një frymëzim për shumë iniciativa të tjera të gjelbra e pozitive!
Faleminderit që e zbukuruat shkollën me ngjyra,🌷🌿
Vazhdojmë më mbjelljen e lulevë edhe në ditët në vijim!

Photos from Sdde-zy67's post 22/04/2025

🌍 22 Prill – Dita e Tokës 🌱
Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,
sot është dita për të reflektuar dhe vepruar për mirëqenien e planetit tonë!
Le të jemi shembull në ruajtjen e natyrës, në klasë e jashtë saj.
Çdo hap i juaji për mbrojtjen e mjedisit është kontribut për një të ardhme më të gjelbër.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë shprehën dashurinë për natyrën përmes punimeve kreative dhe mesazheve ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit.
Toka është shtëpia jonë — le ta ruajmë së bashku!
Të punuara nga nxënësit e shkollës sonë, nënmbikqyrjen e mësimdhënësës se gjeografisë Shqipe Canhasi!

Ju lumtë, suksese në vazhdimësi!

Me respekt, Drejtoria e shkollës!

Photos from Sdde-zy67's post 04/04/2025

Sot, u pensionu drejtori i gjimnazit “Asllan Berisha” Rogovë, zt. Agim Morina!

I nderuar drejtor të falenderojmë shumë për kontributin që e ki dhanë për shumë breza me rradhë, mbi 20 vite si mësimdhënës dhe rreth 13 vite si drejtor i gjimnazit „Asllan Berisha“ Rogovë!
Të jemi shumë mirënjohes ne si kolegë/e dhe të gjithë nxënësit e shkollës.
E kreve detyrën me ndershmëri dhe me respekt maksimal për të gjithë!
Na kuptove të gjithëve kur kishim punë për nevoja personale dhe familjare ndonjeherë. Ishe bashkëpunues dhe mirëkuptues ndaj të gjithëve! Po ashtu edhe ne të kem respektuar drejtor dhe të kem nderu sepse të njejtën e bëre ti për ne!
Do të na mungosh shumë i nderuar drejtor!
Pra, edhe njeher të dëshiroj shëndet dhe ta gëzoni pensionin sa më gjatë!
Shumë respekt për ju, drejtor!

30/03/2025

Urime festën e Fitër Bajramit, të gjithë shqiptarëve musliman, nga kolektivi i Gjimnazit „Asllan Berisha“ Rogovë!

Want your school to be the top-listed School/college in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Haxhi Hoti
Gjakova
50000