15/09/2026
Kënaqësi të prisnim në shkollën tonë Qendrën për Inovacione dhe Zhvillim (CFID)! 💡📚
Sot, në ambientet e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, mirëpritëm Z. Fadil Miftari me projektin “Energjia në Duart Tona”, i cili implementohet nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim (CFID) në bashkëpunim me KosovaPress dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Nxënësit tanë patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë mjaft edukative dhe praktike mbi rëndësinë e kursimit, përdorimit efikas dhe menaxhimit të përgjegjshëm të energjisë elektrike.
Shprehim falënderimet tona më të përzemërta për Qendrën për Inovacione dhe Zhvillim (CFID) dhe veçanërisht për Z. Fadil Miftari për këshillat me vlerë, përkushtimin dhe ligjëratën frymëzuese që ndau me nxënësit tanë.
Edukimi i të rinjve mbi shfrytëzimin racional të energjisë është hapi më i sigurt drejt një të ardhmeje të qëndrueshme! 🌿⚡
Kjo ligjëratë u mbajt në bashkëpunim me këshilltaren për karrierë, Diellza Berjani, si dhe nga stafi teknik për pjesët elektronike, editimin dhe realizimin e fotove, Olt Maloku.
Komuna e Fushë Kosovës