Xhamia Në Grabovc

Xhamia Në Grabovc Kjo është e Vetmja Faqe Zyrtare Nga Xhamia Në Graboc të Poshtëm Kjo është e Vetmja Faqe Zyrtare Nga Xhamia Në Grabovc

NJOFTIM – HAPET KURSI MËSIM-BESIMTë nderuar prindër, nxënës dhe motra,Me kënaqësi ju njoftojmë se në Xhaminë e Grabovcit...
01/09/2026

NJOFTIM – HAPET KURSI MËSIM-BESIM

Të nderuar prindër, nxënës dhe motra,

Me kënaqësi ju njoftojmë se në Xhaminë e Grabovcit hapet kursi Mësim-Besim, me grupe të veçanta për nxënës dhe për gra.

Regjistrimi: 2 shtator
Ora: 17:00
Xhamia Grabovc
Kursi është pa pagesë

Dija është dritë, ndërsa njohja e fesë është një nga dhuratat më të çmuara që mund t’ia japim vetes dhe fëmijëve tanë.

Ftojmë prindërit t’i regjistrojnë fëmijët e tyre, si dhe të gjitha motrat e interesuara, që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të bukur të dijes dhe besimit.

Allahu na shtoftë dijen e dobishme, na forcoftë në besim dhe i bëftë fëmijët tanë prej atyre që rriten me moral, edukatë dhe dashuri për fenë.

Ju mirëpresim!

NJOFTIM MORTORMe dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëvendësit dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i d...
26/08/2026

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëvendësit dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë,

Lumni Hakif Berisha

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 27.08.2026, në ora 15:00, në varrezat pranë Xhamisë në Grabovc.

Lutje:
Allahu e mëshiroftë të ndjerin, ia faltë gabimet dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Familjes dhe të afërmve Allahu u dhëntë sabër dhe forcë në përballimin e kësaj dhimbjeje.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

21/08/2026

Nëna – një derë e Xhenetit për fëmijën e saj.

Sa e kemi nënën gjallë, kemi një mirësi dhe privilegj të madh nga Allahu. Ta duam, ta respektojmë, t’i shërbejmë dhe t’ia kërkojmë kënaqësinë sa ende e kemi pranë.

Sepse vjen një ditë kur do të dëshironim vetëm edhe
herë t’ia dëgjonim zërin…

Dëgjojeni këtë video me zemër dhe shpërndajeni.
Allahu na i ruajtë nënat që i kemi gjallë, ndërsa ato që kanë ndërruar jetë, i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Amin.

20/08/2026

Ndale pak kohën dhe dëgjoje këtë video deri në fund.

Ndonjëherë vetëm disa fjalë mjaftojnë për ta zgjuar zemrën dhe për të na kujtuar se kthimi tek Allahu është rruga drejt qetësisë së shpirtit.

Dëgjoje, mendoje dhe shpërndaje. Ndoshta pikërisht kjo këshillë bëhet shkak që një zemër të afrohet më shumë tek Allahu.

Allahu na udhëzoftë të gjithëve në rrugën e drejtë. Amin.

NJOFTIM PËR BASHKËVENDËSITTë nderuar bashkëvendës,Ju njoftojmë se kompanitë transportuese PEP Trans, Egzoni Tours dhe En...
18/08/2026

NJOFTIM PËR BASHKËVENDËSIT

Të nderuar bashkëvendës,

Ju njoftojmë se kompanitë transportuese PEP Trans, Egzoni Tours dhe Eni Trans Sh.P.K., për shkak të vështirësive të mëdha financiare dhe pamundësisë për t’i përballuar shpenzimet e karburantit dhe shpenzimet e tjera operative, kanë njoftuar se nga e mërkura, 19 gusht 2026, do ta pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit.

Pezullimi prek edhe linjën:

Grabovc – Prishtinë – Grabovc

si dhe linjat:

Halilaq – Prishtinë – Halilaq
Hencë – Prishtinë – Hencë
Miradi e Epërme – Prishtinë – Miradi e Epërme

Duke e ditur rëndësinë që ka ky transport për qytetarët, veçanërisht për punëtorët, nxënësit, studentët dhe të gjithë ata që udhëtojnë çdo ditë drejt Prishtinës, shpresojmë që institucionet kompetente ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje për rikthimin e transportit.

Lusim bashkëvendësit që ta kenë parasysh këtë njoftim dhe të organizojnë udhëtimet e tyre në përputhje me rrethanat deri në një njoftim të ri.

Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më parë dhe transporti të rikthehet në shërbim të qytetarëve.

NJOFTIM MORTORMe dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë SHUKRIJE PRENIQI BERIS...
30/07/2026

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë

SHUKRIJE PRENIQI BERISHA ( gruja e Mehndi Berishes )

Varrimi i do të bëhet sot më 30.07.2026, në ora 13 00, pas Namazit të Drekes , në varrezat e fshatit Graboc i poshtem .

Allahu e mëshiroftë , e faltë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Allahu i dhëntë familjes sabër dhe forcë në përballimin e kësaj dhimbjeje.

Të pikëlluar:
Familja Berisha

Anketa 2026: "Perëndimi" kundër Iz-raelit.E gjithë bota u tmerrua se çka po bën Iz:ra eli në Lindjen e Mesme.Jo vetëm Eu...
05/07/2026

Anketa 2026: "Perëndimi" kundër Iz-raelit.

E gjithë bota u tmerrua se çka po bën Iz:ra eli në Lindjen e Mesme.

Jo vetëm Europianët, por për herë të parë edhe në SHBA ka më shumë amerikan që negativisht mendojnë për Iz- ra elin.

Te Shqiptarët krijohet përshtypje që ka dy tabore, besimtarët e sinqert musliman e të krishter kanë mendim negativ për Iz:raelin, ndërsa anti-islamistët, pseudo-perendimorët dhe pseudo-besimtarët kanë mendim tepër pozitiv për Iz:ra elin. Këta të fundit dalin hapur pro vr:asjes së civilëve.

SKANDAL NË KISHËN KATOLIKE: Islamofobët po marrin mbështetje nga Kisha Katolike.Misioni Katolik Shqiptar në Luzern të Zv...
01/07/2026

SKANDAL NË KISHËN KATOLIKE: Islamofobët po marrin mbështetje nga Kisha Katolike.

Misioni Katolik Shqiptar në Luzern të Zvicrës, i udhëhequr nga Don Anton Uka, ka ndarë mirënjohje për disa persona me arsyetimin se kanë dhënë “kontribut në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe në promovimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare në mërgatë”.

Mes përfituesve të këtyre mirënjohjeve ishin:

1️⃣ Arbër Gashi – Kryetar i Lëvizjes për Rikthim në Katolicizëm. I njohur për deklarata nxitëse ndaj shqiptarëve myslimanë. Mbështetës dhe promovues i partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Ka promovuar idenë e afrimit ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Serbe, si dhe ka shprehur mbështetje për dënimin e Hashim Thaçit në Hagë.

2️⃣ Blerim Nika – Kryetar i Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm. I njohur për kërkesat për ndalimin e ezanit, për deklaratat kërcënuese ndaj Komunës së Istogut lidhur me ndërtimin e një kishe, si dhe për deklarata ndaj shqiptarëve myslimanë që janë cilësuar përçarëse dhe nxitëse.

3️⃣ Saim Tahiraj – Themelues i Lëvizjes së Deçanit dhe një nga aktivistët më të përkushtuar të saj. Sipas kritikëve të kësaj lëvizjeje, ajo është lidhur me qarqe serbofile dhe grekofile dhe ka marrë vëmendje edhe nga televizioni shtetëror grek.

Vetëm pak muaj më parë, bashkësitë fetare në Kosovë nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke u zotuar se do të promovojnë tolerancën dhe harmoninë ndërfetare.

Megjithatë, kjo ngjarje ka ngritur pyetje dhe kritika nga shumë qytetarë, të cilët pyesin nëse ky zotim po zbatohet në praktikë, kur persona të njohur për deklarata përçarëse ndaj besimtarëve myslimanë nderohen me mirënjohje nga një institucion fetar.

Mund të sulmoni fenë time sa të doni, por nuk do ta ndani kurrë këtë popull. Shqiptarët kanë ditur gjithmonë të jetojnë si vëllezër. Besimi është çështje mes njeriut dhe Zotit , ndërsa dashuria për kombin është detyrë e secilit.

Në fund, dua ta them qartë: Shqiptarët nuk ka forcë që mund t’i përçajë. Ne jemi vëllezër, pavarësisht përkatësisë fetare. Besimi nuk duhet të përdoret kurrë për të nxitur urrejtje mes shqiptarëve. Feja ime është feja ime me Allahun, ndërsa shqiptaria ime është e përbashkët me çdo shqiptar të ndershëm. Ta ruajmë unitetin, respektin dhe vëllazërinë, sepse vetëm kështu mbrojmë kombin tonë.

Shkijet shqip-folës duke e ruajtur amanetin e Millosh*t. Sot u trondit Kosova me rastin e vrasjes së një hoxhe nga ana e...
30/06/2026

Shkijet shqip-folës duke e ruajtur amanetin e Millosh*t.

Sot u trondit Kosova me rastin e vrasjes së një hoxhe nga ana e një agresori.

Lajm i rëndë, hoxha ishte djalë i dikujt, baba e bashkëshort, ishte vetëm 45 vjeç, nuk e njoh personalisht dhe as nuk i di motivet, thanë që për pronë. Me sa kuptova hoxha p***a kryer edhe aktivitet bamirës.

Ajo që më tmerroi ishte edhe djallëzia njerëzore, urrejtja ndaj muslimanëve, ndaj hoxhallarëve.

Po lexoja komentet e disave, mesazhe urimi e gëzimi, tallje me fatkeqësinë e tjetrit, një hoxhë që atyre nuk ua ka zënë rrugën.

Po shikoja emrat, disa që i njihja, ata të njejtit që mbështesin Lëvizjen e Deçanit dhe Lëvizjen për rikthim në Katolicizëm.

Ky është efekti i Lëvizjes së Deçanit, propaganda e përditshme, shpifjet e tyre për hoxhallarët.

Ka ardhë dita me u ruajt edhe prej shqip-folësve, më shumë se çka ruhemi prej shkijeve, që të dy palët na du:an të vdekur.

Shteti të veproj, kjo është agjendë e huaj.

Xhamia që ka hijeshuar Tiranën 🇦🇱🕌Xhamia e Namazgjasë e dhuruar nga populli mik turk.Objekti që i mungonte Tiranës që po...
27/06/2026

Xhamia që ka hijeshuar Tiranën 🇦🇱🕌

Xhamia e Namazgjasë e dhuruar nga populli mik turk.

Objekti që i mungonte Tiranës që po shkon te 1 milion banorë.

Në vendin e merituar.

Address

Xhamia Në Graboc Të Poshtëm
Fushë Kosovë
HTTPS://GOO.GL/MAPS/CTMHOFEC6EZ

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia Në Grabovc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share