SHFMU "Selman Riza" Fushë Kosovë

  • Home
  • SHFMU "Selman Riza" Fushë Kosovë

SHFMU "Selman Riza" Fushë Kosovë education

Të nderuar prindër dhe nxënës, nē vijm i gjeni tekstet shkollore të pērzgjedhura nga aktivet dhe prindërit për vitin shk...
18/08/2026

Të nderuar prindër dhe nxënës, nē vijm i gjeni tekstet shkollore të pērzgjedhura nga aktivet dhe prindërit për vitin shkollor 2026/2027

Suksese!

12/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Njoftim për testin e arritshmërisë
30/04/2026

Njoftim për testin e arritshmërisë

22 Prilli – Dita e TokësMe rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, aktivi i klasëve të katërta, me  nxënësit realizuam një ...
23/04/2026

22 Prilli – Dita e Tokës

Me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, aktivi i klasëve të katërta, me nxënësit realizuam një sërë aktivitetesh me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.

Fillimisht diskutuam për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe ndikimin që ka ndotja në jetën tonë të përditshme.

Më pas, organizuam pastrimin e oborrit të shkollës dhe hapësirave përreth, duke grumbulluar mbeturinat dhe duke i ndarë ato sipas llojit. Gjithashtu, mbollëm disa lule dhe bimë dekorative për ta bërë ambientin më të pastër dhe më të gjelbër.

Nxënësit përgatitën postera dhe vizatime me mesazhe sensibilizuese si: “Ruaje Tokën”, “Mos ndot mjedisin” dhe “E ardhmja është në duart tona”. Këto punime u vendosën në ambientet e shkollës për të ndërgjegjësuar edhe të tjerët.

22 Prilli, Dita e TokësMe rastin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, në shkollën tonë u realizua një aktivitet edukativ me nx...
22/04/2026

22 Prilli, Dita e Tokës

Me rastin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, në shkollën tonë u realizua një aktivitet edukativ me nxënësit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteti filloi me një diskutim të shkurtër rreth rëndësisë së ruajtjes së natyrës dhe sfidave aktuale si ndotja, mbeturinat dhe ndryshimet klimatike.

Nxënësit ndanë mendimet dhe përvojat e tyre, duke treguar interes dhe përgjegjësi për ambientin ku jetojnë.

Atmosfera ishte pozitive dhe bashkëpunuese. Nxënësit treguan përkushtim dhe kreativitet, duke e kuptuar se secili ka rol në ruajtjen e mjedisit.

Ky aktivitet kontribuoi në forcimin e ndjenjës së përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj natyrës, duke i nxitur nxënësit që të zbatojnë në përditshmëri praktika të mira për një mjedis më të pastër.

I falënderojmë mësimdhënëset:
Lavdije Dervishi-Nika, Benazire Bajçinca dhe Naxhije Shala për organizimin e këtij aktiviteti.

Sot mirëprita  nxënësin Kron Tërnava për të vlerësuar një arritje të veçantë – fitoren në garën “Spelling Bee”. Kjo garë...
31/03/2026

Sot mirëprita nxënësin Kron Tërnava për të vlerësuar një arritje të veçantë – fitoren në garën “Spelling Bee”. Kjo garë nuk është vetëm test i drejtshkrimit, por edhe i përkushtimit, durimit dhe punës së vazhdueshme.

Fituesi ynë ka treguar njohuri të shkëlqyera, përqendrim dhe vetëbesim përballë sfidave. Çdo fjalë e shqiptuar saktë është rezultat i orëve të tëra ushtrimi dhe dëshirës për të mësuar më shumë.

Kjo fitore nuk është vetëm një çmim, por një dëshmi se puna dhe këmbëngulja gjithmonë shpërblehen. Sot, ne nuk festojmë vetëm një fitues, por edhe një shembull për të gjithë nxënësit e tjerë që të synojnë më shumë dhe të mos dorëzohen.

Urime Kron për këtë sukses të merituar!
Ju urojmë edhe shumë arritje të tjera në ardhmen.

Nga drejtoria e shkollës.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, psikologia e shkollës, së bashku me asistentet për fëmijët me nevoja ...
19/03/2026

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, psikologia e shkollës, së bashku me asistentet për fëmijët me nevoja të veçanta, kanë organizuar aktivitete sensibilizuese me moton “Ec në këpucët e mia”.
Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit te nxënësit për pranimin e dallimeve, si dhe promovimin e barazisë dhe respektit ndaj fëmijëve me sindromën Down.
Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të diskutojnë dhe të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre rreth sindromës Down, duke kontribuar në një atmosferë më të hapur, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, Shtëpia Botuese Dukagjini ka dhuruar në formë donacioni 208 lektura shkollore ...
11/03/2026

Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, Shtëpia Botuese Dukagjini ka dhuruar në formë donacioni 208 lektura shkollore për ciklin fillor (klasat 1-5), të cilat janë dedikuar për bibliotekën e shkollës dhe do të jenë në shërbim të nxënësve tanë, duke kontribuar në nxitjen e leximit dhe pasurimin e fondit librar të shkollës. 📚

Me këtë rast, përfaqësuesit e Shtëpia Botuese Dukagjini ndanë edhe një mirënjohje për shkollën tonë, në shenjë falënderimi dhe bashkëpunimi, me rastin e 32-vjetorit të themelimit të kësaj shtëpie botuese.

Pranimi-dorëzimi i donacionit u realizua nga drejtori i shkollës, në bashkëpunim me përfaqësuesin e Shtëpia Botuese Dukagjini,

Shkolla jonë e çmoi lart këtë donacion dhe falënderoi përzemërsisht shtëpinë botuese Dukagjini për mirënjohjen, donacionin dhe bashkëpunimin korrekt ndër vite. 🙏📖

11 mars 2026

Në kuadër të lëndës Edukata Qytetare, nën udhëheqjen e mësimdhënëses Vildane Sllamniku Kokollari në shkollën tonë u real...
06/03/2026

Në kuadër të lëndës Edukata Qytetare, nën udhëheqjen e mësimdhënëses Vildane Sllamniku Kokollari në shkollën tonë u realizua një aktivitet me temën:vullnetarizmi, humanizmi dhe solidariteti.

Nxënësit organizuan dhe përgatitën disa pako ushqimore për familjet më në nevojë, duke treguar shpirtë human dhe solidaritet.

Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë tek nxënësit ndjenjën e përgjegjësisë, humanizmit dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe kontribuesit për përkushtimin dhe zemërgjerësinë e treguar. 🤝❤️

03/02/2026

📌 Ekspozita përmbyllëse - SHFMU “Selman Riza”

Sot u mbajt aktiviteti përmbyllës në kuadër të projektit “Fuqizimi i Nxënësve Kundër Diskriminimit dhe Dhunës në Shkolla”, ku u prezantuan punimet kreative të nxënësve, të realizuara gjatë aktiviteteve dhe trajnimeve të projektit mbi temat e trajtuara.

Këto punime pasqyrojnë mendimet, ndjeshmërinë dhe mesazhet ndërgjegjësuese të nxënësve kundër diskriminimit dhe dhunës, duke dëshmuar fuqinë e shprehjes kreative si mjet për ndryshim shoqëror.

🙏 Falënderojmë SHFMU "Selman Riza" Fushë Kosovë dhe gjithë stafin për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë gjithë zbatimit të projektit.

Në veçanti, shprehim mirënjohje për:
• Drejtorin Esad Simnica,
• Zëvendësdrejtoreshën Bukurie Rizahu,
• Arsimtarin e Artit Besim Zymberi,
për angazhimin, përkushtimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj nxënësve dhe kësaj nisme.

🖼️ Kjo ekspozitë shënon një moment të rëndësishëm reflektimi dhe përmbylljeje, duke vendosur në qendër zërin dhe kreativitetin e nxënësve si aktorë të ndryshimit pozitiv në komunitet.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Fuqizimi i Nxënësve Kundër Diskriminimit dhe Dhunës në Shkolla”, që synon të fuqizojë nxënësit për të luftuar diskriminimin, dhunën, ngacmimin dhe abuzimin me substanca, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe gjithëpërfshirës - me fokus të veçantë tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. 🌍

🤝 Falënderime të përzemërta për Dukatin e Madh të Luksemburgut, The Foundation House dhe Luxembourg Aid & Development për mbështetjen dhe partneritetin e tyre në realizimin e këtij projekti.

Address


12000

Opening Hours

Monday 07:00 - 18:00
Tuesday 07:00 - 18:00
Wednesday 07:00 - 18:00
Thursday 07:00 - 18:00
Friday 07:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Selman Riza" Fushë Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share