15/05/2026
Power To HR - Global Summit 2026 was an incredible opportunity to showcase how technology is reshaping the future of workforce management.
Through BPATEC and our HR platform LINE HR, we had the chance to connect with professionals, business leaders, and innovators discussing the real challenges and opportunities companies are facing in the modern workplace.
During the summit, Fatmir Miftari joined the panel discussion “From HR Systems to Workforce Intelligence Platforms”, sharing insights on how AI-powered HR solutions are transforming decision-making, workforce visibility, and operational efficiency.
At the same time, our team presented LINE HR’s capabilities directly at the expo area, where attendees explored features focused on:
• workforce intelligence
• real-time insights
• attendance & recruitment
• enterprise workforce management
• AI-powered workforce control
Over the two days of the summit, we had the opportunity to exchange ideas with attendees, industry professionals, and companies looking toward smarter and more efficient workforce solutions.
A big thank you to everyone who visited our booth, joined the discussions, and showed interest in the future of HR technology.
Looking forward to the next conversations and collaborations ahead. 🚀
12/05/2026
📢𝐊𝐎𝐍𝐊𝐔𝐑𝐒 𝐏𝐔𝐍𝐄
Kompania 𝐎𝐗𝐀 𝐆𝐫𝐨𝐮𝐩, me seli në Ferizaj hap konkurs për pozitë të lirë për:
“𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 - 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐨𝐫”
📍 Lokacioni: Ferizaj
🔍𝐃𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈:
· Mbështetja e menaxhimit në organizimin dhe ekzekutimin e detyrave të përditshme.
· Përgatitja dhe administrimi i dokumenteve, raporteve dhe materialeve të ndryshme.
· Menaxhimi takimeve dhe komunikimit me palë të brendshme dhe të jashtme.
· Menaxhimi i detyrave dhe projekteve duke përdorur platformën ClickUp.
· Kërkim dhe nxjerrje të dhënash për projekte të ndryshme.
· Komunikim me klientë përmes telefonit dhe emailit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë.
· Përdorimi i mjeteve teknologjike dhe inteligjencës artificiale për optimizimin e proceseve.
🔍𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐯𝐨𝐣𝐚:
· Diplomë universitare në Arkitekturë, Menaxhim Projektesh ose fusha të ngjashme relevante.
· Njohuri të shkëlqyera në Gjuhën Angleze.
· Përvojë paraprake pune në rol administrativ ose në industri relevante
· Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
· Shkathtësi në komunikim dhe marrëdhënie me klientët.
· Njohuri në pakon Microsoft Office dhe mjete digjitale.
· Aftësi në kërkim, përpunim dhe analizë të të dhënave.
· Aftësi për të përdorur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për përmirësimin e punës.
🔍𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢:
Personat e interesuar për të aplikuar duhet të dërgojnë CV-në dhe referencat nëse kanë, në adresën elektronike: 𝐡𝐫@𝐨𝐱𝐚-𝐠𝐫𝐨𝐮𝐩.𝐜𝐨𝐦, me titull në subjekt: 𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 - 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐨𝐫.
📌Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 𝟑𝟏.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟔
01/05/2026
Gëzuar 1 Maji – Dita e Punëtorëve! Suksesi ynë ndërtohet çdo ditë nga puna dhe përkushtimi juaj.✨
19/03/2026
📢Kompania 𝐎𝐗𝐀 𝐆𝐫𝐨𝐮𝐩, me seli në Ferizaj hap konkurs për pozitë të lirë për:
"𝐃𝐢𝐳𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫/𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤/𝐞 (𝐉𝐮𝐧𝐢𝐨𝐫)"
📍Lokacioni: Ferizaj
🔍𝐃𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞:
· Dizajnimi i përmbajtjes për Rrjetet Sociale sipas planit;
· Bashkëpunimi me ekipin e marketingut digjital (Social Media, Copywriting);
· Përcjellja e trendeve botërore rreth botës digjitale;
· Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve të AI për dizajn
· Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në ekip;
🔍𝐊𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞:
· Të ketë pervojë në krijim të përmbajtjes vizuale
· Portfolio me punime të kryera (obligative);
· Njohuri të gjera në redaktim të imazheve dhe përdorim të programeve kompjuterike për skica digjitale si: · Photoshop, Indesign, Adobe Illustrator, Adobe XD etj.;
· Njohja e programeve për Video Editim (Adobe After Effect & Adobe Premiere) përparësi;
· Të ketë 0-2 vite përvojë pune në fushën e dizajnit;
· Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve të AI për dizajn
· Aftësi të forta estetike dhe konceptuale;
· Aftësi për të bashkëpunuar me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara kohore.
🔍𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: 𝐡𝐫@𝐨𝐱𝐚-𝐠𝐫𝐨𝐮𝐩.𝐜𝐨𝐦, me titull në subjekt: 𝐃𝐢𝐳𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫/𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤/𝐞 (𝐉𝐮𝐧𝐢𝐨𝐫).
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 𝟑𝟏.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟔.
17/03/2026
📢Kompania 𝐎𝐗𝐀 𝐆𝐫𝐨𝐮𝐩, me seli në Ferizaj hap konkurs për pozitë të lirë për:
"𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞”
📍 Lokacioni: Podujevë
𝐃𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞:
· Administrimi dhe menaxhimi i llogarive financiare aktive dhe pasive për kompanitë kliente.
· Përgatitja, regjistrimi dhe dërgimi i faturave për klientët dhe furnitorët.
· Koordinimi dhe ekzekutimi i pagesave, si dhe menaxhimi i dokumentacionit financiar për furnitorët.
· Menaxhimi i kontratave të qirasë për qendrat tregtare nën menaxhim, në koordinim me menaxherin e sektorit.
· Mbështetje administrative dhe logjistike për menaxhmentin e lartë, sipas nevojave operative të kompanisë.
🔍𝐊𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞:
· Të ketë diplomë universitare në: Ekonomi, Banka dhe Financa, Administrim Biznesi apo fusha relevante.
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze (obligative).
· Të ketë përvojë pune minimum 2 vite në administratë.
· Të jetë i/e gatshme për punë dinamike dhe zhvillim profesional.
· Të ketë njohuri të shkëlqyera të programit Microsoft Excel.
· Të ketë shkathtësi në komunikim dhe marrëdhënie me klientët.
🔍𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: 𝐡𝐫@𝐨𝐱𝐚-𝐠𝐫𝐨𝐮𝐩.𝐜𝐨𝐦, me titull në subjekt: 𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 𝟎𝟓.𝟎𝟒.𝟐𝟎𝟐𝟔.
17/03/2026
📢 Kompania 𝐎𝐗𝐀 𝐆𝐫𝐨𝐮𝐩 me seli në Ferizaj, hap konkurs për:
“𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞”
📍Lokacioni: Ferizaj
🔍𝐃𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞:
· Ndihmon mentorin e tij/saj në të gjitha punët që kërkohen;
· Përcjell kryerjen e punëve nga mentori/ja për të përvetësuar sa më shumë nga përvoja e tij/saj;
· Mëson përdorimin e software-ve të kompanisë, si Microsoft Dynamics AX;
· Ndihmon rreth punëve administrative.
🔍𝐊𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞:
· Të jenë student apo të diplomuar të fakultetit ekonomik apo fushave tjera relevante;
· Të jenë të moshës 18-25 vjet;
· Të kenë njohuri shumë të mira në MS Office (Word, Excel dhe Outlook);
· Të kenë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
· Të jenë dinamik, fleksibil, kreativ, dhe të gatshëm për punë në ekip.
🔍𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢:
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV tuaj në postën elektronike:𝐡𝐫@𝐨𝐱𝐚-𝐠𝐫𝐨𝐮𝐩.𝐜𝐨𝐦, duke cekur pozitën në subjekt: 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭/𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞.
📌Aplikimi mbetet i hapur deri me datë: 𝟎𝟓.𝟎𝟒.𝟐𝟎𝟐𝟔
08/03/2026
🌸 Gëzuar 8 Marsin!
Sot nderojmë të gjitha gratë e jashtëzakonshme që frymëzojnë dhe udhëheqin çdo ditë.🌸
18/02/2026
Oxa Group për nevojat e kompanisë “OCM International” hap konkurs për pozitë të lirë: “Leasing Assistant”
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Menaxhimi i marrëdhënieve me qiramarrësit ekzistues dhe potencial.
• Organizimi i takimeve me qiramarrës potencial, përfshirë organizimin e vizitave në terren me klientët.
• Hartimi dhe përgatitja e kontratave të qirasë.
• Bashkëveprimi me zyrën teknike për organizimin e planimetrive të lokaleve dhe sigurimin e dokumentacionit teknik të nevojshëm për kryerjen e aktiviteteve relevante.
• Menaxhimi dhe përditësimi i dokumentacionit të ndërmarrjes (dosje komerciale, kontrata qiraje etj).
• Ofrimi i mbështetjes administrative për ekipin e leasing, përfshirë përgatitjen e raporteve mujore dhe përditësimin e databazës së qiramarrësve.
• Ndjekja e afateve të kontratave dhe njoftimi i palëve për rinovime apo ndryshime të kushteve.
Kualifikimet dhe Përvoja:
• Diplomë universitare në Fakultetin Juridik apo fusha relevante.
• Përvojë pune në menaxhimin e relacioneve me klientët, së paku 2 vite të dëshmuara.
• Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze (obligative).
• Njohja e gjuhës italiane, konsiderohet përparësi.
• Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës dhe caktimit të prioriteteve në punë.
• Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office.
• Qasje proaktive dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: [email protected], me titull në subjekt: “Leasing Assistant”
18/02/2026
Oxa Group për nevojat e kompanisë “OCM International” hap konkurs për pozitë të lirë: “Technical Facility Officer”
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Kujdeset për të gjitha aktivitetet e menaxhimit të objekteve, përfshirë mbikëqyrjen e pastrimit, mirëmbajtjes, sigurisë dhe kontrollin e të gjitha sistemeve teknologjike në zonat e përbashkëta dhe private.
• Kujdeset për aktivitetin e pilotimit: menaxhimin teknik dhe administrativ të hapjes së aktiviteteve të reja brenda qendrës ose në ndonjë strukturë tregtare në portofolion e kompanisë OCM.
• Bën menaxhimin e aktiviteteve të punës së pronarit dhe atyre të qiramarrësve, nga prezantimi i projektit deri te hapja për publikun.
• Harton raporte të dorëzimit, hapjes dhe kthimit të lokaleve të biznesit.
• Bën verifikimin dhe miratimin e projekteve ekzekutive.
• Bën hartimin dhe ndryshimin e planeve dhe projekteve lidhur me zonat e zakonshme dhe private të projekteve të ndryshme komerciale të pasurive të patundshme.
• Kryen inspektimet në vendet e ndërtimit dhe në përgjithësi në të gjitha projektet që përcillen nga kompania.
• Asiston në të gjitha aktivitetet ku përfshihen qiramarrësit dhe sigurohet që të gjithë qiramarrësit të respektojnë rregulloren e qendrës.
Kualifikimet dhe Përvoja:
• Diplomë universitare në Inxhinieri (Inxhinieri Ndërtimi, Elektroteknikë, Mekanike ose fusha të ngjashme).
• Përvojë e mëparshme në facility management, menaxhim teknik objektesh ose projekte ndërtimi.
• Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
• Njohuri të mira të rregulloreve të sigurisë dhe standardeve teknike.
• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me palë të ndryshme (qiramarrës, kontraktorë, staf i brendshëm).
• Njohuri shumë të mira të përdorimit të MS Office.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: [email protected], me titull në subjekt: “Technical Facility Officer”
Afati fundit për aplikim është data 28.02.2026
17/02/2026
18 vite krenari. 🇽🇰✨ Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
"Oxa Group"