19/08/2026
🌱🥕 Një ditë e bukur në kopshtin tonë! 🌿💚
Sot, fëmijët e grupeve “Xixëllonjat” dhe “Bleta ” patën një përvojë të veçantë në bahçen e kopshtit tonë.
Me gëzim dhe kureshtje, ata vizituan kopshtin ku perimet tashmë janë pjekur, të mbjella me shumë dashuri dhe përkushtim nga femijet e kopshtit dhe nga xhaxhi Hyseni dhe xhaxhi Isufi.
Gjatë gjithë kohës, ata janë kujdesur me përkushtim për bimët, duke i mbjellë, ujitur dhe mirëmbajtur derisa u rritën dhe u bënë gati për t’u shijuar nga fëmijët.
Fëmijët panë nga afër rritjen e perimeve, i prekën dhe mësuan se ushqimi në tryezën tonë kërkon punë, kujdes dhe dashuri.
Kjo përvojë ishte një mësim i gjallë për natyrën, punën dhe ushqimin e shëndetshëm, duke treguar se nga një farë e vogël mund të rritet diçka e bukur dhe e dobishme.
Një falënderim i veçantë për xhaxhi Hysenin dhe xhaxhi Isufin për punën e tyre të palodhur. Falë tyre, bahçja jonë është një vend ku fëmijët mësojnë, zbulojnë dhe lidhen me natyrën.
💚 Nga bahçja jonë, drejt tryezës së fëmijëve – me dashuri, punë dhe kujdes! 🌱🥕🍅