10/02/2026
Sot në paralelen e ndarë në Muhoc, nga mësimdhënësja Fitore Imeri Sinani u realizua një orë ligjërate mbi internetin, përdorimin e tij dhe rreziqet që lidhen me të, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë digjitale.
12/12/2025
Sot nx.e kl.të dyta patën kënaqësinë të vizitojnë galerin dhe muzeun e qytetit tonë me ç' rast pamë edhe disa filma të animuar. E faleminderojmë artistin e njohur Sabri Pajazitin .
27/11/2025
URIME 28 NËNTORIN,
SHQIPËTARË NË GJITHË BOTËN
Klubi i gjelbërt i shkollës "Ganimete Tërbeshi "sot u shndërruan në ngjyrë të kuqe ,në simbolin e dashurisë për Shqipëri dhe vizituan lapidarin e ngritur të heroit "Driton Islamit"aty u përkujtua si ish nxënës i shkollës sonë dhe hero i popullit,u nderua me një minut heshtje!Lavdi veprës së tijë!
26/11/2025
PROGRAMI PËR DITËN E FLAMURIT
NGA NXËNËSIT E PARALELS SË NDARË NË MUHOC
26/11/2025
Për nderë të festës së 28 Nëntorit, edukatoret së bashku me fëmijët parafillorë i bënë vizitë Muzeut të qytetit, ku gjatë kësaj vizite fëmijet u njohen me historinë , të kaluarën dhe kushtet e jetesës që kanë bërë paraardhësit tanë.
Falenderojmë Z. Ilir Bytyqi për mikpritjen e ngrohtë dhe kohën ndaj fëmijëve
16/10/2025
Sot në kuader të Ditës të Ushqimieve Tradicionale , mësueset e ciklit I-V në paralelen në Muhoc ka organizuar një panair së bashku me nxënës,ku në panair ish*t prezent edhe drejtori i shkollës.
Ushqimet e pregatitura nga prinderit e nxënësve janë ekspozuar në shkollë, ku vetë nxënësit kanë kontribur duke i blerë këto ushqime në shenjë bamirësie.
Shuma totale e grumbulluar në këtë panair është 146.65 €, ku në praninë time dhe të mësueseve, ju dorëzua familjes me nevojë, po ashtu nga fshati Muhoc.
Një kontribut i vogël nga nxënësit ,por me vlere të madhe për bamirësi.
15/08/2025
Njoftim
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.
Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:
80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar, siç është praktikuar edhe vitin e kaluar.
Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.
Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
MAShTI uron një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm për të gjithë nxënësit!