22/04/2021
22 prill - Dita Botërore e Tokës 🌏
Sot me një aksion simbolik të pastrimit, Organizata Studentore Pro-ARS në bashkpunim me Sektorin i Rinisë, Kuvendin e të Rinjëve dhe KFOR-LMT shënuam Ditën e Tokës.
Me dëshirën e veçantë që aksione të tilla të organizojmë më shpesh, urime dita e Tokës! 🖼🏜
12/04/2021
Të dashur kolegë/e të besimit Islam,
Urime muajin e shenjtë të Ramazanit! 🌙
Urojm që ky muaj të sjell mirësi, begati dhe shëndet për ju dhe familjet e juaja!
Agjërim të lehtë dhe të pranueshëm!
Organizata Studentore Pro-ARS
02/04/2021
E lumtur me përkrahjen që po ofrohet ndaj nesh!🤗
Kishim kënaqësinë që anëtarët e organizatës Pro-ARS të mbajmë një takim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport - Komuna e Ferizajt dhe KFOR-LMT, për të diskutuar rreth aktiviteteve që do i organizojmë në të ardhmen.
Faleminderit për mbështetjen!🙏
Xhemile Murati-Shabani
Agon Zhinopotoku
Flamur Sallahu
01/04/2021
Disa antarë të organizatës studentore Pro-ARS, patën kënaqësinë të takohen me kryetarin Z. Agim Aliu për të diskutuar rreth angazhimeve të mëtejme, si dhe e falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në fuqizimin e organizatës sonë!
Bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt, vlerë e veçantë për suksesin tonë!
26/03/2021
Anëtarët e organizatës Studentore Pro-ARS, kane mbajtur takim pune me studentë aktivistë dhe përfaqësues të organeve studentore të universiteteve publike të Kosovës, takim ky i cili u organizua nga Organizata për Rritjen e Cilësis në Arsim (ORCA).
Këto takime i paraprijnë Kongresit të Aktivizmit Studentor, kur na ndajnë edhe pak ditë nga kjo ngjarje.
🇺🇸
07/03/2021
Sot së bashku me anëtarët e organizatës studentore Pro-ARS, Dekanin e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit Profesorin Petrit Hasanaj dhe Profesorin Bashkim Mustafa, vizituam Prekazin Historik!
Nderë, krenari dhe emocione të shumta përjetuam duke vizituar këtë vend që u bë Flaka e Lirisë për ndërtimin e shtetit tonë te ri!
17/02/2021
Me rastin e festës së Pavarësisë së shtetit tonë, sot në mëngjes së bashku me Rektorin e USHAF Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe antarët e organizates studentore Pro-ARS ishim të pranishëm në homazhet e qytetit për të nderuar luftën dhe kontributin e të parëve tanë për LIRI dhe PAVARËSI.
Pas homazheve patëm kënaqësinë që të vizitojmë qytetin e Gjakovës, përkatësisht fshatin Mejë, ku u pritëm nga dekani i Fakultetit të Turizmit Prof. Ass. Dr. Petrit Hasanaj.
Emocione të ndryshme përjetuam gjatë kësaj dite, ku kujtuam të kaluarën tonë!
Respekt dhe lavdi e përjetshme për Dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuan që ne të festojmë të lirë në këtë ditë!
Gëzuar Pavarësia!🇦🇱🇽🇰
09/02/2021
Më datë - 07.02.2021 organizata studentore
Pro-ARS organizoi aktivitetin e radhës në kuadër të planit të punës së saj!
Këtë vikend anëtarët tanë morrën pjese në turneun sportiv të voleybollit, ku të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me nga një medalje dhe ekipa fituese me një kupë simbolike.🏐🏆🥇
07/02/2021
Çdo ditë e më shumë organizata jonë po rritet!
Takimi i parë me antëtarët e rinjë. ☺️
19/01/2021
Të nderuar student/e
Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, organizata studentore Pro-ARS ka vendosur në zgjerimin e ekipit punues të saj, duke ju dhënë hapësirë të gjithë ju të merreni me aktivitetet e ndryshme që do i organizojmë në vazhdim!
Konkursi për pranim të anëtarëve të rinjë do jetë i hapur nga data 19.01.2021 deri 26.01.202.
Pas mbylljes së afatit komisioni do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të rinjë në bazë të statutit dhe rregullores së organizatës!
Suksese për të gjithë ju!
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScaRJWXp5kY4MBBHl_HsUpQoyi0DRJf2PTgEIolQddYa9sLpg/viewform?usp=sf_link
12/01/2021
Sot më 12.01.2021 organizata studentore Pro-ARS në hapësirat e UShAF ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2021.
Gjatë kësaj mbledhjeje u caktua plan-programi për tre mujorin e këtij viti dhe aktivitetet të cilat do mbahen gjatë kësaj periudhe.
Qoftë ky vitë sa më i mbarë për ne.
03/11/2020
Sot më datë 03.11.2020 në mënyrë virtuale u mbajtë mbledhje e jashtëzakonshme e antarëve të Organizatës Studentore Pro-ARS, ku gjatë këtij takimi u votua Rregullorja për funksionimin dhe qëndrushmërin mbrenda organizatës, e cila përfshin detyrat dhe përgjegjësit e secilit antarë mbrenda organizatës ku me shumicën e votave rregullorja mbrenda organizatës u miratua.
Shumë punë po na presin!