04/09/2016
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, më lejoni t’ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur. Po ashtu, uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës tonë që nga ky vite do të fillojnë mësimin “online” në shkollë dhe në shtëpi, me projekti “Më mëso mua”, i cili ka filluar të zbatohet për herë të parë në Kosovë nga Qendra e Arsimit e Kosovës (KEC).
Ky projekt mundësohet në 16 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në mbarë Kosovën, ku njëra nga këto 16 shkolla është përzgjedhur edhe shkolla e jonë, shpresojmë që nxënësit tonë të përfitojnë nga ky projekt dhe të jenë frymëzues për të punuar edhe më shumë.
Rrugëtim të mbarë dhe me plot suksese në vitin e ri shkollor, suksese!
04/09/2016
13/05/2016
26/12/2015
10/10/2015
01/05/2015
29/03/2015