26/05/2026
Sot, drejtoresha e Smart Academy së bashku me gjysmëfinalisten Valentina Pirraku dhe finalisten Elsa Xhemajli nga gara ndërkombëtare HIPPO English Language Olympiad morën pjesë në emisionin Bon Bon në RTV 21, në një bisedë të këndshme me gazetaren Edona Demiqi Haxhiu.
Folën për rëndësinë e garave ndërkombëtare, motivimin e nxënësve dhe suksesin e jashtëzakonshëm që po korrin të rinjtë tanë duke përfaqësuar me krenari Drenasin në arenën ndërkombëtare.
Ishte kënaqësi dhe privilegj të ndajmë këtë rrugëtim frymëzues dhe të tregojmë se puna, përkushtimi dhe besimi tek fëmijët sjellin rezultate të mëdha. 🌟
21/05/2026
Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë të ndajmë këtë storie suksesi! 🌟
Nga mbi 107 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota të garës ndërkombëtare HIPPO English Language Olympiad, vetëm rreth 1500 nxënës kanë arritur të sigurojnë vendin në gjysmëfinale.
Në mesin e tyre, Kosovën e kanë përfaqësuar me sukses Klea Thaqi dhe Valentina Pirraku, duke treguar përkushtim, talent dhe punë të palodhshme. 🇽🇰✨
Ky është një rezultat jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një dëshmi se puna, disipilina dhe besimi në vete sjellin arritje të mëdha. Jemi pafund krenarë me suksesin e tyre dhe u dëshirojmë shumë fat në hapat e radhës! 💙
30/04/2026
Në ambientet e IAAP “Fehmi Lladrovci” u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për vitin e ardhshëm ndërmjet drejtorit Lulzim Nika dhe drejtoreshës së Smart Academy, Fjoralba Demaku Qorri 🤝
Ky bashkëpunim synon avancimin profesional të nxënësve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe sukses 📚✨
Smart Academy shpreh mirënjohje për besimin dhe bashkëpunimin korrekt, si dhe për gatishmërinë për ta forcuar këtë partneritet edhe në të ardhmen 🙏
29/04/2026
Me shumë emocion dhe krenari ndajmë me ju sukseset e nxënësve tanë në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze HIPPO 2026 🌍✨
Nga kjo garë, në gjysmëfinale janë kualifikuar:
Valentina Pirraku (Little Hippo)
dhe Klea Thaqi (Hippo 1) 📚
Një moment vërtet i veçantë për ne është arritja e Elsa Xhemajlit, e cila ka arritur të depërtojë në finale, duke u dalluar mes mbi 100 mijë pjesëmarrësve nga e gjithë bota 🌟 Një sukses që flet vetë për talentin, përkushtimin dhe punën e saj të palodhur 🤍
Gjysmëfinalja do të mbahet në Venecia, Itali 🇮🇹✨
ndërsa finalja do të zhvillohet në Spoleto-Itali 🇮🇹
Këto arritje na mbushin zemrën plot dhe na japin edhe më shumë motiv për të vazhduar rrugëtimin tonë në mbështetje të fëmijëve tanë 💫
Jemi jashtëzakonisht krenarë për secilin prej tyre – sepse suksesi i tyre është frymëzim për të gjithë ne 💙
21/02/2026
🎉 Hippo The Contest 2026 – Regjistrimet vazhdojnë!
Pas takimit me koordinatoret regjional nga komunat e ndryshme të Kosovës, përgatitjet për garen e gjuhës angleze Hippo English Without Borders - the Contest po hyjnë në fazën finale.
Angazhimi është maksimal për të garantuar një proces profesional dhe me standarde ndërkombëtare për çdo nxënës pjesëmarrës.
📌 Regjistrimi është i hapur për nxënësit nga klasa 1–12, nga të gjitha komunat e Kosovës.
🌍 Garoni me nxënës nga mbarë bota
🏆 Synoni finalen botërore 2026 në Itali
📈 Sfidoni veten në një nga olimpiadat më prestigjioze të gjuhës angleze
⏳ Siguroni vendin tuaj në kohë!
📝 Apliko tani:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeAklRoDLDDG7r8wqV3Mh0GOt0nNghllKT1hj8cVg4ikEQBsw/viewform?usp=publish-editor
📞 Info: +383 48 222 686