SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas

SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas

Share

SHFMU,,Rasim Kiçina" është një institucion edukativo arsimor i cili ofron tri nivele:
Niveli 0:

Photos from SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas's post 28/05/2026

Nxënësit e klasës III-2, me mësimdhënësen Valdete Sylejmani- Mehani realizuan një vizitë edukative në fabrikën e qumështit Bylmeti, ku patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit. Gjatë vizitës, ata mësuan për rëndësinë e higjienës, ruajtjes së cilësisë së produkteve dhe punës që bëhet çdo ditë në këtë fabrikë.

Kjo përvojë ishte një mundësi e mirë për nxënësit që të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes mësimit praktik dhe bashkëbisedimit me stafin e fabrikës. Falënderojmë fabrikën për përvojën e këndshme që u ofroi nxënësve tanë.

Photos from SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas's post 21/05/2026

Sot nxënësit e klasës III-4, së bashku me mësimdhënësen Albulena Elshani dhe asistenten Adelina Shala, kaluan një ditë të bukur në kinema 🎬🍿
Nxënësit shijuan filmin dhe u argëtuan së bashku, duke krijuar kujtime të bukura.

Photos from SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas's post 21/05/2026

Nxënësja jonë Vlera ka arritur sukses në garën e inteligjencës “IQ Challenge”, të organizuar nga Mehmet Akif School, duke fituar vendin e tretë.

Urime Vlerës për këtë arritje të shkëlqyer dhe suksese të mëtejshme!

19/05/2026

Nr.i protokollit: 164/26
Datë: 18.05.2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASAT E PARA DHE KLASAT PËRGATITORE-PARAFILLORE

Të nderuar prindër dhe kujdestarë,
Në bazë të njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, sipas vendimit të datës 14.05.2026 me nr. vendimi 09-111/01-17274, shkolla jonë shpall konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasat e para dhe grupet përgatitore- parafillore për vitin shkollor 2026-2027.

Afati i regjistrimit:
Nga dita e Martë, data 18 Maj 2026 deri më 16 Qershor 2026

Komisioni për regjistrimin në grupet e klasave përgatitore- parafillore:
Trëndelinë Mulaj- Edukatore
Donjeta Kurrumeli- Edukatore
Zemrije Krasniqi- Edulatore
Shemsije Istogu- Edukatore
Pedagog i shkollës Salih Muliqi
Psikologe e shkollës Njomza Fejza
Orari i regjistrimit për parafillor 11:00 - 13:00, çdo ditë pune.

Komisioni për regjistrimin në klasat e para:
Leonora Haradini Gjoka- Mësuese klase
Nexhmije Behrami- Mësuese klase
Arta Sadiku- Morina- Mësuese klase
Merrushe Hysenaj - Mësuese klase
Pedagog: SalihMuliqi
Psikologe: Njomza Fejza
Orari i regjistrimit për klasat e para 10:00 - 12:00, çdo ditë pune.

Dokumentet e nevojshme:

Ekstrakti i lindjes (origjinal ose kopje e vlefshme)

Ju ftojmë të regjistroni fëmijët tuaj brenda afatit të caktuar dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

Photos from SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas's post 19/05/2026

𝐌𝐞 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣𝐦ë 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐬 𝐭ë 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬𝐞𝐬 𝐬𝐨𝐧ë 𝐊𝐥𝐞𝐚 💙✨

Klea është kualifikuar në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze HIPPO 2026 🌍📚, duke dëshmuar përkushtim, talent dhe rezultate të shkëlqyera.
Sot mbahet gjysmëfinalja në Venice, Itali 🇮🇹, një etapë shumë e rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt sukseseve të reja 🌟
I urojmë Kleas shumë fat dhe suksese në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare. Jemi krenarë me të! 👏

Photos from SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas's post 12/05/2026

Sot, nxënësit tanë u nderuan me mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit për suksesin dhe rezultatet e shkëlqyera në garat e matematikës.

Nxënësit e vlerësuar janë:
Vendi i parë Onart Gjoshi – Klasa V,
Vendi i dytë Aiden Beqiri – Klasa VI
Vendi i tretë Bora Imeri – Klasa VII dhe
Erblin Islami- klasa e VIII.

Falënderojmë edhe mësimdhënësit Shukrije Tahiraj, Naime Elshani, Rasim Zariqi dhe Arta Sadiku për përkushtimin dhe punën e tyre me nxënësit.

Urime nxënësve dhe mësimdhënëseve për këtë sukses!
JEMI KRENAR ME JU.

Photos from Drenica Sot's post 09/05/2026
Photos from SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas's post 08/05/2026

Me rastin e 8 Majit – Ditës Botërore të Kryqit të Kuq, nxënësit e shkollës sonë, së bashku me mësuesit Lendita Mulaj klasa e III/3, Nezir Jakupi klasa e III/1 , asistente Fitore Konushevci dhe Kryqin e Kuq të Drenasit, vizituan dy familje, ku dhuruan pako ushqimore, duke sjellë jo vetëm ndihmë, por edhe buzëqeshje, shpresë dhe ngrohtësi njerëzore.

Faleminderojmë edhe prindërit për mbështetjen në këtë iniciativë të dobishme.

Photos from Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Drenas's post 08/05/2026
05/05/2026

PUNO NË HESHTJE, LËRE SUKSESIN TË ZHURMOJË!

Suksesi është bërë tashmë vazhdimësi në shkollën tonë. Këtë herë, nxënësja Bora Curri i shtoi një arritje tjetër këtij zinxhiri suksesesh, me rezultatet e saj në garën HIPPO - Spelling Bee.
Puna dhe përkushtimi i saj dëshmojnë angazhimin e madh për t’u dhënë jetë ëndrrave të së ardhmes, ndërkohë që frymëzojnë dhe forcojnë misionin tonë për edukimin dhe zhvillimin e brezit të ri.
Krenarë me ty, Bora! Suksese të mëtejshme 💥!

Bora Curri – klasa e katërt (IV-2), me mësuese Arbëresha Sejda.

02/05/2026

NXËNËSIT TANË SHKËLQEJNË NË GARËN KOMUNALE TË MATEMATIKËS

Krenarë me nxënësit tanë, rezultate të shkëlqyera në Garën Komunale të Matematikës për vitin 2026, duke përfaqësuar denjësisht shkollën tonë.

Fituesit tanë janë:

Vendi i parë: Onart Gjoshi – Klasa V

Vendi i dytë: Aiden Beqiri – Klasa VI

Vendi i tretë: Bora Imeri – Klasa VII

Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhshme të nxënësve tanë dhe përkushtimit të mësimdhënësve, të cilët me profesionalizëm i udhëheqin drejt suksesit.

Urime të përzemërta për nxënësit fitues dhe mësimdhënësit e tyre!
Shkolla jonë do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë dijen, suksesin dhe përkushtimin në çdo hap.

URIME TË GJITHËVE – JEMI KRENARË PËR JU!

Want your school to be the top-listed School/college in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


"Xhevat Demaku"
Drenas
13000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:30
Tuesday 08:00 - 17:30
Wednesday 08:00 - 17:30
Thursday 08:00 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30