01/06/2026
1 Qershori
I – V
*** Niveli 2 – Arsimi i mesëm i ulët
Kl. VI-IX
Institucion edukativo-arsimor i cili ofron tri nivele të shkollimit
***Niveli 0: arsimi parashkollor(Fëmijët 5–6 vjeç)
Klasa përgatitore para klasës I
*** Niveli 1 – Arsimi fillor (cikli i ulët)
Kl.
01/06/2026
1 Qershori
01/06/2026
1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Me rastin e 1 Qershorit, nxënësit e klasave I–V të shkollës sonë zhvilluan një aktivitet rekreativ dhe argëtues në vendin ,,Pishat e Sllatinës".
Të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, ata kaluan një ditë të mbushur me gëzim, lojëra dhe aktivitete në natyrë.
Gjatë qëndrimit në këtë ambient të bukur, nxënësit organizuan,lojëra të ndryshme sportive dhe argëtuese, shijuan ushqimin në natyrë dhe realizuan shëtitje nën hijen freskuese dhe aromën e këndshme të pishave. Atmosfera ishte e mbushur me buzëqeshje, energji pozitive dhe momente të paharrueshme mes shokëve e shoqeve.
Aktivitete të tilla kontribuojnë në socializimin e nxënësve, zhvillimin e shprehive të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjes së tyre me natyrën..
31/05/2026
**Më dt.29 05.2026 ishte një ditë e veçantë në shkollën tonë, për nxënësit tanë të klasës së parë, të cilët me gëzim, këngë, recitime dhe interpretime të bukura shënuan përfundimin e rrugëtimit të tyre të parë në botën e shkronjave.
**Festa e Abetares simbolizon hapat e parë drejt dijes, leximit dhe shkrimit, duke kurorëzuar punën, përkushtimin dhe suksesin e tyre gjatë këtij viti shkollor.
Tani nxënësit dinë të lexojnè dhe të shkruajnè,kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e dijes dhe për hapjen e horizonteve të shkencës.
**Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të rëndësishme!
Falënderim i veçantë për mësuesen Ylberina Berisha & Valbona Xhemajlaj dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e edukimit të fëmijëve-nxënësve.
Ju priftë e mbara në udhëtimin tuaj drejt dijes dhe sukseseve të reja!
Sot kam nënshkruar kontratën për rrethojën e fushës sportive të shkollës sonë, në vlerë rreth 12,000 euro.
Një investim i rëndësishëm për krijimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për nxënësit tanë.
Falënderim i veçantë për kryetarin e Komunës z.Ramiz Lladrovci,si dhe drejtorin e DKA zMuhamet Gjoka për përkrahjen dhe bashkëpunimin.
| Monday | 09:00 - 16:00 |
| Tuesday | 09:00 - 16:00 |
| 21:00 - 22:00 | |
| Wednesday | 09:00 - 16:15 |
| Thursday | 09:00 - 16:00 |
| Friday | 09:00 - 16:00 |
| Saturday | 09:00 - 15:00 |
| Sunday | 20:00 - 21:30 |