13/09/2026
°°°Nëse synojmë sukses në të nxënë, duhet të kujdesemi edhe për kohën kur zhvillohet mësimi, jo vetëm për numrin e orëve
***Mësimi – është procesi i organizuar i mësimdhënësit për t’ua përcjellë dhe shpjeguar njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat nxënësve.
***Të nxënit – është procesi përmes të cilit nxënësi fiton, kupton, përvetëson dhe zbaton njohuri e shkathtësi.
Bazuar në përkufizimet e mësipërme mund të konstatojmè se disa nga lëndet mësimore kërkojnè mè shumè angazhim(mendor),koncentrim,përqëndrim,...se disa lëndë tjera mësimore tè cilat kuptohen më lehtè,janè më tè kapshme për nxënësit,...
Prandaj gjatè përpilimit tè orarit mësimor duhet tè merren parasysh edhe këto fakte qè zakonisht konsiderohen si tè parëndèsishme nga disa akterë.
Lëndët që kërkojnë përqendrim, arsyetim dhe angazhim të lartë të nxënësve duhet të shpërndahen në orët e para dhe të mesme të mësimit, duke shmangur, sa është e mundur, vendosjen e tyre në orën e fundit. Në fund të një dite me ngarkesë mësimore, lodhja e nxënësve ndikon drejtpërdrejt në vëmendje, pjesëmarrje dhe rezultatet e të nxënit. Një orar i balancuar nuk duhet të krijojë kushtet që lëndët më kërkuese të zhvillohen në momentin kur kapaciteti i përqendrimit të nxënësve është më i ulët. Nëse synojmë sukses në të nxënë, duhet të kujdesemi edhe për kohën kur zhvillohet mësimi, jo vetëm për numrin e orëve.