Qendra Edukative "Creative Kids"

Qendra Edukative "Creative Kids" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Edukative "Creative Kids", Education, Xhevat Demaku, Demaku.

Është një program i integruar ndryshimi që ka për qëllim përmirësimin e rezultateve në mësimnxënje për të gjithë fëmijët shkollar të moshave 6-13 vjet përmes aktiviteteve shtesë në aspektin eduaktivo arsimor, inovativ dhe psiko-social

Java e Artit fëmijët patën mundësinë të eksplorojnë botën e artit përmes krijimtarisë, imagjinatës dhe punës praktike. Ç...
04/08/2026

Java e Artit fëmijët patën mundësinë të eksplorojnë botën e artit përmes krijimtarisë, imagjinatës dhe punës praktike. Çdo aktivitet u zhvillua me synimin për të nxitur shprehjen artistike, kreativitetin, bashkëpunimin dhe vetëbesimin e secilit fëmijë.

Me shumë përkushtim dhe entuziazëm, ata krijuan punime të veçanta duke përdorur teknika dhe materiale të ndryshme, duke dëshmuar se arti është një mënyrë e bukur për të mësuar, komunikuar dhe shprehur emocionet.

Kur temperaturat rriten, nuk ka vend më të mirë se pishina! Një ditë tjeter e mbushur me energji, lojë, sfida në ujë.   ...
24/07/2026

Kur temperaturat rriten, nuk ka vend më të mirë se pishina!
Një ditë tjeter e mbushur me energji, lojë, sfida në ujë. Këto janë ditët që e bëjnë verën të paharrueshme. 🥰

22/07/2026

RTK - Radio Televizioni i Kosovës vizitoi Kampin Veror të Creative Kids, duke sjellë nga afër rëndësinë e aktiviteteve verore dhe përkushtimin ndaj mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve. 🌞🎨🏕️

📺 Ndiqeni reportazhin këtu: https://youtu.be/XgPjUUuDN_Y?si=O_4-sILBT7jRaIr0

Java e Eksploruesve vazhdoi me një aventurë të veçantë në Pyllin e Arinjve! 🐻Fëmijët mësuan më shumë për jetën e arinjve...
19/07/2026

Java e Eksploruesve vazhdoi me një aventurë të veçantë në Pyllin e Arinjve! 🐻

Fëmijët mësuan më shumë për jetën e arinjve, habitatin e tyre dhe rëndësinë e mbrojtjes së kafshëve të egra. Përmes vëzhgimit, eksplorimit dhe aktiviteteve në natyrë, kjo vizitë u shndërrua në një përvojë edukative dhe plot momente të bukura që do të mbeten gjatë në kujtesën e tyre.

Java e Eksploruesve – YogaPërmes yogës, fëmijët ushtruan balancën, përqendrimin, frymëmarrjen dhe qetësinë, duke mësuar ...
15/07/2026

Java e Eksploruesve – Yoga

Përmes yogës, fëmijët ushtruan balancën, përqendrimin, frymëmarrjen dhe qetësinë, duke mësuar se kujdesi për trupin dhe mendjen është po aq i rëndësishëm sa loja dhe argëtimi.

Një falënderim i veçantë për Shpresa Rrahmanin, e cila me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj ishte pjesë e këtij aktiviteti dhe u dhuroi fëmijëve një përvojë të bukur e frymëzuese. Faleminderit për kohën, energjinë dhe kontributin tuaj! 💙

•Energjia, bashkëpunimi dhe loja ekipore e bënë këtë ditë të veçantë për fëmijët tanë. Përmes futbollit ata zhvilluan af...
13/07/2026

•Energjia, bashkëpunimi dhe loja ekipore e bënë këtë ditë të veçantë për fëmijët tanë. Përmes futbollit ata zhvilluan aftësi sportive, mësuan rëndësinë e respektit, komunikimit dhe fair-play, duke kaluar momente plot argëtim dhe emocione.
•Një falënderim i veçantë për trajnerin Arton Hajdari për përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë pozitive që solli gjatë këtij aktiviteti. Kontributi juaj e bëri këtë përvojë edhe më të vlefshme për fëmijët.
Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin! ⚽

11/07/2026

✨ 1–10 Korrik në pak sekonda! Momente plot sport, argëtim, sfida dhe buzëqeshje që do të mbeten gjatë në kujtesën e kampistëve tanë. 💙☀️

Java e Supersportistëve – Dita e Ngjitjes Një ditë plot sfida, guxim dhe emocione! Çdo hap drejt majës ishte një fitore ...
11/07/2026

Java e Supersportistëve – Dita e Ngjitjes
Një ditë plot sfida, guxim dhe emocione! Çdo hap drejt majës ishte një fitore e vogël, ndërsa buzëqeshjet dhe vetëbesimi i fëmijëve e bënë këtë përvojë të paharrueshme.

Java e Supersportistëve Java e Supersportistëve ka nisur me shumë energji, buzëqeshje dhe aktivitete të paharrueshme! Di...
09/07/2026

Java e Supersportistëve

Java e Supersportistëve ka nisur me shumë energji, buzëqeshje dhe aktivitete të paharrueshme!

Ditën e parë fëmijët u argëtuan në pishinë, ku përmes lojës dhe notit zhvilluan koordinimin, vetëbesimin dhe shijuan freskinë e verës. Ndërsa ditën e dytë provuan shigjetarinë, një sport që kërkon përqendrim, durim dhe saktësi, duke e kthyer çdo sfidë në një moment suksesi.

Address

Xhevat Demaku
Demaku
13000

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Telephone

+38344445571

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Edukative "Creative Kids" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra Edukative "Creative Kids":

Shortcuts

Share

Category